Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
SHBA- Numri i viktimave si pasojë e uraganit ‘Helene’ në shtetet juglindore amerikane ka shkuar në të paktën 133. Situatë më e rënduar njoftohet në disa rajone në perëndim të Karolinës së Veriut. Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e bllokuara po vazhdojnë.
Presidenti amerikan Joe Biden do të shkojë të mërkurën në Karolinën e Veriut për të parë nga afër shkatërrimet si pasojë e uraganit ‘Helene’.
"Dua që ta dini se administrata do të jetë atje, derisa të përfundojmë punën. Do të duhet kohë e gjatë dhe sasi serioze burimesh. Me mbështetjen federale shteti ka rihapur 220 rrugë që do të ndihmojnë ekipet e shpëtimit të shkojnë tek njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”, tha zoti Biden.
Ai shtoi se situata në pjesën juglindore të vendit pas goditjes nga uragani ‘Helene’ është “më e rënda ndonjëherë”. Stuhia shkaktoi vdekjen e të paktën 133 personave në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhia, Florida, Tenësi dhe Virxhinia.
Autoritetet paralajmërojnë se ky numër mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit po fillojnë të hyjnë në qytetet e bllokuara dhe pas rivendosjes së komunikimeve përmes telefonit. Zyrtarët thanë të hënën se rreth 600 persona figurojnë të zhdukur.
"Jemi përballur me situata të ngjashme, por jo si kjo tani. Kjo është më e rënda”, thotë Presidenti Biden, ndërsa pohon se kjo situatë është si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Në Karolinën e Veriut rreth 300 rrugë janë mbyllur dhe më shumë se 7 mijë njerëz janë regjistruar për ndihmë tek Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, thanë zyrtarët.
Garda Kombëtare ka dërguar me aeroplanë dhe helikopterë rreth 1 mijë ton ushqime, si dhe ujë në zonat e largëta.
Familja Smith është një nga shumë familjet në Karolinën e Veriut që kanë mbetur pa strehë.
“Nuk ka mbetur asgjë. Zjarrfikësit po na thonë se do të duhen të paktën gjashtë muaj që të kthehemi në shtëpinë tonë. Por, unë dyshoj se do të kthehemi kaq shpejt”, thotë Aaron Smith, i mbijetuar i uraganit ‘Helene’.
Guvernatori Roy Cooper tha dje pasi pa zonat më të goditura dhe një spital, se dëmet në perëndim të Karolinës së Veriut janë “të gjera dhe shkatërruese”.
“Ajo ishte një stuhi e pashembullt që goditi rajonet perëndimore të Karolinës së Veriut dhe që kërkon një përgjigje të pashembullt. Kemi të bëjmë me një situatë të paparë”, tha zoti Cooper.
Gati 1.8 milionë shtëpi dhe biznese në shtate shtete nga Florida në Ohajo kanë ngelur pa energji elektrike, sipas faqes së internetit ‘Poweroutage’, nga të cilat 643 mijë në Karolinën e Jugut dhe 480 mijë në Xhorxhia./ VOA
Foto ilustruese ANGLI- Një studente 14-vjeçare u plagos rëndë pasditen e së hënës pas një sulmi me acid. Mës...
Foto ilustruese ZVICËR- Një operacion i madh policor u zhvillua në qytetin Horst të Cyrihut të martën pasi një...
Foto ilustruese KOSOVË- Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar m...
TAJLANDË- Një aksident tragjik ka ndodhur në kryeqytetin e Tajlandës, ku si pasojë kanë humbur jetëm mbi 20 fëmijë...
Foto ilustruese KOSOVË- Qysh i vogël, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria për natyrën. Jashtë shtëpisë së tij...
GAZA- Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 21 persona në Gaza. Ushtria izraelite tha të martën se kishte kryer nj&e...
foto nga sulmet UKRAINË- Të paktën tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmet ruse mbi rajonet uk...
BRUKSEL- Më 1 tetor, Mark Rutte mori postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nga norvegjezi Jens Stoltenberg. Rutte, q&eum...
BRUKSEL- Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte, menjëherë u zotua për mbështetje të fuqishme për Ukrainën, pasi mori udh&eu...
HELSINKI- Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konfrontim “afatgjatë” me Rusinë që nuk do t&eum...