Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Një prokuror amerikan tha se ndaj pesë personave janë ngritur akuza në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, i cili vdiq vitin e kaluar nga mbidoza me ketaminë. Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit. Prokurori Martin Estrrada njoftoi për ngritjen e akuzave më 15 gusht, duke thënë se mjekët e furnizuan Perryn me sasi të madhe të etaminës dhe madje, gjatë një shkëmbimi të mesazheve të shkruara, kishin pyetur se sa do të ishte i gatshëm të paguante ish-ylli i Friends.
“Këta të pandehur shfrytëzuan problemin e Perryt me varësinë, me qëllim që të pasuroheshin. Ata e dini se çfarë po bënin ishte gabim”, tha Estrada.
Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq. Asistenti ishte personi që e gjeti të vdekur Perryn më vonë gjatë asaj dite. Dy persona, përfshirë një doktor që është akuzuar, janë arrestuar, tha Estrada. Dy të pandehur, përfshirë asistentin e Perryt veçse janë deklaruar fajtorë për akuzën, ndërkaq personi i tretë është pajtuar që të pranojë fajësinë.
Prokurori tha se të akuzuarit kishin këmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes. Estrada tha se ata tentuan që të fshihnin përfshirjen e tyre në furnizimit e Perryt me ketaminë, që është një substancë e fuqishme që shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjen kronike dhe depresionin.
Në maj, policia në Los Angjelos tha se po punonin me Administratën për luftën kundër drogës për të hetuar se pse në trupin e aktorit 54-vjeçar kishte sasi të madhe të kësaj substance. Perry vdiq më 28 tetor të vitit të kaluar. Autopsia, që u publikua në dhjetor, gjeti se sasia në gjakun e aktorit ishte në nivelin që përdoret për anestezion për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.
Aktori Perry për dekada të tëra kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje. Ketamina ishte përmendur si shkaku kryesor i vdekjes dhe në raportin e autopsisë ishte thënë se vdekja e tij ishte aksidentale./ REL
Foto ilustruese SHBA- Industria e ndërtimit po e shfrytëzon inteligjencën artificiale në faza të ndryshme të procesit. Si&cce...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainë...
Foto ilustruese SHBA- Viskonsin është një nga shtetet e papërcaktuara ku gara zgjedhore për president është me r&eu...
GJERMANI- Prokurorët gjermanë lëshuan urdhër-arrestin e parë në kuadër të hetimeve mbi shpërthimin në thell&...
Ksenia Karelina RUSIA- Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi...
SUEDI- Suedia njoftoi të enjten se ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve në vend. Personi u infektua g...
SHBA- Ish-president amerikan dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, ka hedhur një sërë akuzash personale ndaj...
Ivica Daçiç SERBIA- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi se Beogradi kërkon...
BRUKSE- Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urë...
Foto ilustruese KOSOVA- Bashkëpunimi gjyqësor ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm...