“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
IRANI- Masud Pezeshkian u betua si president i ri i Iranit në Parlament të martën, pasi i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në fillim të këtij muaji. Ai e gjen një ekonomi të dobësuar nga keqmenaxhimi dhe sanksionet dhe një shoqëri e cila ka dëshmuar se do të dalë në rrugë për t’i kërkuar liritë e veta themelore.
“Unë, si president, përballë kuranit të shenjtë dhe popullit të Iranit, betohem në Zotin e madhërishëm, se do të jem gardian i fesë zyrtare dhe sistemit të Republikës Islamike dhe i Kushtetutës së vendit”, Pezeshkian tha gjatë ceremonisë së betimit, që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.
Më 28 korrik, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e mbështeti formalisht Pezeshkianin dhe e udhëzoi të përqendrohet në kultivimin e marrëdhënieve me fqinjët e Iranit, në vend se me vendet e Perëndimit, pasi presidenti i ri u shpreh i hapur për të biseduar me Perëndimin.
Reformisti i moderuar Pezeshkian, ish-kirurg, e mposhti kundërshtarin e tij untranacionalist, Saeed Jalili, në balotazhin e 5 korrikut, duke i fituar gati 54 për qind të votave. Jalili i fitoi pak më shumë se 44 për qind të votave. Zgjedhjet e parakohshme u thirrën pas vdekjes së presidentit të linjës së ashpër, Ebrahim Raisi, nga rrëzimi i helikopterit në muajin maj. Rundi i parë i votimit më 28 qershor pati pjesëmarrje votuesish prej 39 për qind – dalja më e ulët në zgjedhjet presidenciale në historinë e Republikës Islamike.
Teokracia e Iranit, e instaluar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, ka pohuar vazhdimisht se ligjshmëria e saj buron nga mbështetja e fortë popullore që përkthehet në pjesëmarrje të lartë të votuesve, por pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e fundit dhe protestat vdekjeprurëse kundër pushtetit kanë sfiduar legjitimitetin e lidershipit të tanishëm.
Në balotazhin e 5 korrikut u rrit pjesëmarrja në rreth 49 për qind. Ceremonia e inaugurimit u ndoq nga zyrtarë të lartë nga vende si Armenia, Taxhikistani, Azerbajxhani, Egjipti, Sudani, Iraku, Turqia, Arabia Saudite, Kuba dhe Brazili. I dërguari i Bashkimit Evropian, Enrique Mora, mori pjesë gjithashtu.
Aleatët rajonalë të mbështetur nga Irani ishin gjithashtu në Teheran, si lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe kreu i Xhihadit Islamik Palestinez, Ziyad al-Nakhalah. Të dy grupet janë cilësuar si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Hezbollahu i Libanit dhe rebelët huthi të Jemenit dërguan gjithashtu përfaqësues.
Haniyeh dhe Nakhalah, grupet e të cilëve kanë luftuar kundër Izraelit në Rripin e Gazës prej se Hamasi kreu sulm në Izrael më 7 tetor, u takuan me Khamenein dhe Pezeshkianin. Prej se u zgjodh, Pezeshkian ka riafirmuar mbështetjen për "boshtin e rezistencës", rrjetin e grupeve militante dhe përfaqësuesve të Iranit, kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Khamenei, në dekretin e tij të miratimit, e përshkroi Pezeshkian si një individ "të mençur, të ndershëm, popullor dhe dijetar". Shtetet e Bashkuara janë në dijeni për rezultatin e zgjedhjeve, por kanë thënë se zgjedhjet në Iran nuk janë as të lira dhe as të drejta.
"Si rezultat, një numër i konsiderueshëm iranianësh zgjodhën të mos merrnin pjesë fare," tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 7 korrik.
"Zgjedhjet nuk do të kenë një ndikim të rëndësishëm as në qasjen [e Uashingtonit] ndaj Iranit. Shqetësimet tona për sjelljen e Iranit janë të pandryshuara. Në të njëjtën kohë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj diplomacisë kur ajo avancon interesat amerikane," tha zëdhënësi.
Shtetet e Bashkuara në vitin 2018 u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, që lehtësoi sanksionet ekonomike ndërkombëtare në këmbim të kufizimeve për programin bërthamor të Teheranit. Si arsye, Uashingtoni përmendi shkeljen e frymës së paktit nga Teherani dhe mbështetjen për ekstremistët në rajon - akuza që Irani i ka mohuar - dhe rivendosi sanksionet kundër ekonomisë së Iranit dhe sektorit të naftës. Prej atëherë, Irani e ka zgjeruar programin e vet bërthamor.
"Ne u bëjmë thirrje vendeve perëndimore ta kuptojnë [nevojën] për ndërtimin e marrëdhënieve të bazuara në respektin dhe barazinë reciproke. Ne jemi të gatshëm të negociojmë një zbutje të tensioneve me shtetet që nuk e kanë kuptuar deri më tani vendin që zë Irani [në botë]”, tha Pezeshkian. Ai gjithashtu u zotua të vazhdojë të luftojë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Iranit.
“Unë mendoj se kjo është e drejta e patjetërsueshme e Iranit për të pasur marrëdhënie normale me botën dhe nuk do të përkulem në luftën kundër sanksioneve të ashpra”, tha ai./ REL
SHBA- Kandidatja për presidente e SHBA-së, Kamala Harris, është në mes të fushatës së saj zgjedhore dhe zëvend&eu...
SHBA- Donald Trump ka drejtuar akuza ndaj Facebook dhe Google, duke u shprehur se të dyja kompanitë kanë censuruar fotografinë e tentativ&...
Aleksandar Vulin SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, mori pjesë të martën në inaugurimin e preside...
PARIS- Organizatorët e ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, u kanë kërkuar falje besimtarëve të kri...
SHBA- Pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara zgjedhore, kandidati republikan për president, Donald Trump po e përqendron vëm...
IZRAEL- Izraeli thotë se ka nisur një sulm në Bejrut, Liban, duke synuar një komandant të Hezbollahut, të cilin e fajësoi p...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund ta modifikojë doktrinën e saj bërthamore lidhur me përdorimin e arsenalit atomik,...
TURQI- Turqia dhe Armenia i rifilluan të martën bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, pas një ndërprerjeje dyvje&cced...
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore dhe goditi me artilerie objektiva të Hezbollahut në shtatë zona në jug...
SHBA- Alphabet, kompania mëmë e Google ka thyer heshtjen dhe ka mohuar teoritë e paraqitura nga Elon Musk dhe përdorues të tjerë...