U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

SUEDI- Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve rreth pesë milionë pamflete, duke iu bërë thirrje që të përgatiten për mundësinë e luftës.
Njëjtë edhe shteti fqinj, Finlanda, ka lansuar një faqe të internetit me thirrje të ngjashme, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Si Suedia, ashtu edhe Finlanda, kanë hequr dorë nga neutraliteti që kanë ruajtur për dekada, dhe i janë bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s, pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Prej nisjes së luftës, Stokholmi u ka bërë thirrje vazhdimisht suedezëve që të përgatiten si mendërisht, ashtu edhe në aspektin logjistik për mundësinë e luftës, duke përmendur situatën serioze të sigurisë në afërsi.
Udhëzuesi “Nëse përballemi me krizë apo luftë”, i nisur prej Agjencisë Suedeze të Kontigjencave Civile, përmban informacion se si duhet të përgatiten banorët për emergjenca sikurse lufta, katastrofat natyrore dhe sulmet kibernetike.
Udhëzuesi është një version i përditësuar i pamfletit që Suedia e ka lëshuar pesë herë prej Luftës së Dytë Botërore.
Versioni paraprak, i nisur më 2018, ka qenë i pari që u është dërguar suedezëve prej vitit 1961, periudhë e Luftës së Ftohtë.
“Situata e sigurisë është serioze dhe duhet të forcojmë qëndrueshmërinë për t’u përballur me kriza apo edhe ndonjë luftë”, ka thënë Mikael Frisell nga Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile.
Në udhëzues përmendet edhe se si duhet siguruar edhe ruajtur ushqimi dhe uji.
Agjencia ka thënë se udhëzuesi i përditësuar i vitit 2024 ka në fokus përgatitjen për luftë.
Në dy javët e ardhshme, udhëzuesin pritet ta pranojnë 5.2 milionë shtëpi në Suedi.
Udhëzuesi është përgatitur në gjuhën suedeze dhe në disa gjuhë tjera.
Po të hënën, Qeveria në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, e ka lansuar një uebfaqe me informacione për përgatitje të banorëve për kriza të ndryshme.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Scholz në Brazil G20 BRAZIL- Kancelari gjerman Olaf Sholz ka mbrojtur vendimin e tij për të telefonuar presidentin rus Vladimir Putin të...
kamionet me ndihma GAZA- Një autolonë prej rreth100 kamionësh me ndihma të OKB-së që transportonin ushqime u grabit dhunsh&eu...
Delhi INDIA- Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Indisë, Delhi është rritur në nivele jashtëzakonisht të larta, duke mbytur ...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka folur në...
BRITANI- Britania vendosi të hënën sanksione kundër agjencisë ajrore shtetërore të Iranit dhe agjencisë së anijev...
broshura SUEDI- Suedia, Norvegjia dhe Finlanda po këshillojnë banorët e tyre që të përgatiten për t'u përballur me ...
Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të propozojë planin e tij të paqes për Ukrainën gjatë bisedimeve ...
Takimi KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ditën e sotme po mbajnë një takim të përbashk&...
Foto ilustruese RUSI- Këtë vjeshtë, për pak gjëra mund të brohoritej në Ukrainë. Rusia pushtoi territore në li...
riho terras STRASBURG- Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportu...