Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
MAL I ZI- Në Kotor të Malit të Zi banorët shprehen të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve. Ata thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik, ndërsa qytetit të vogël sipas eksperëve i mungon infrastruktura duke bërë që rrugët të kenë trafik të rënduar. Po ashtu një tjetër shqetësim është edhe ndotja e detit.
Qyteti i Kotorit në Mal të Zi, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet me një numër të lartë turistësh gjatë verës, duke bërë që në rrugë të krijohet trafik i rënduar.
Ndërsa disa pjesë të filmit James Bond, “Casino Royale” i vitit 2006 janë filmuar në këtë qytet, tani autoritetet thonë se Kotori është i mbingarkuar nga fluksi i turistëve dhe anijeve turistike. Turizmi kontribuon afërsisht një të katërtën e prodhimit ekonomik të Malit të Zi, me të ardhurat që përbëjnë 24.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2022. Megjithatë banorët thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik.
“Ka shumë njerëz në qytet. Ka turma të mëdha kudo, shumë guida turistike që udhëheqin grupet e turistëve. Përveç kësaj, nuk ka parkim dhe kjo shkakton bllokime masive të trafikut”, thotë Doris Dajkovic, banore në Kotor.
Sipas autoriteteve ka ditë që 3 deri në 4 anije, me mbi pesë mijë turistë, mund të ankorohen në portin e Kotorit. Vizitorët që zbresin nga anijet turistike aktualisht paguajnë një tarifë prej 1 euro për të hyrë në qytet.
“Numri i anijeve hyrëse është rritur vazhdimisht gjatë dhjetë viteve të fundit, duke arritur në afërsisht 500 vitet e fundit. Kjo është një shifër domethënëse dhe në një qytet si Kotori, nuk është e pazakontë që tre ose katër anije të ankorohen njëkohësisht. Për rrjedhojë, ne përjetojmë një numër shumë të madh vizitorësh në një hapësirë shumë të vogël. Përveç turistëve që mbërrijnë me anije, ka turistë që vijnë me autobusë apo automjete private nga shtetet dhe qytetet fqinje. Kjo e vështirëson jetën normale të banorëve tanë”, thotë Jovan Ristic, Drejtor i organizatave lokolae të turizmit. Rritja e turizmit masiv po ndikon gjithashtu në mjedisin detar lokal.
“Në raste të tilla, veçanërisht kur ndikimi është intensiv dhe afatgjatë, dëmi zakonisht tejkalon përfitimet. Bukuria e gjirit është burimi ynë më i vlefshëm dhe është arsyeja pse njerëzit, anijet turistike dhe turistët vijnë në Kotor. Kjo është diçka që duhet ta ruajmë. Nëse bëhemi të njohur, shpresoj të mos jetë për turizëm masiv dhe cilësi të dobët të ujit, do të jetë e vështirë të rikthehet shkëlqimi i dikurshëm i Gjirit të Kotorit. Si ekologë, biologë dhe profesionistë, ne nuk jemi në thelb kundër turizmit; përkundrazi, ne e kundërshtojmë këtë lloj menaxhimi sepse vë në rrezik serioz jetën detare”, thotë Dr. Milica Mandic, biologe detare.
Në Kroacinë fqinje, Dubrovniku prezantoi në vitin 2017 një plan “Respekto qytetin”, duke kufizuar numrin e vizitorëve që mbërrijnë me anije në 4 mijë në çdo kohë./ VOA
Kurti dhe Macron KOSOVË- Franca i ka bërë thirrje Kosovës të premten të vetëpërmbahet nga ndërmarrja e ndonj&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Një gjykatë në Shkup e ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-ushta...
Trump SHBA- Republikanët në Kongres mbështesin shumë çështje të ngjashme me ato të kandidatit të tyre pë...
SHBA- Sipas një sondazhi të ri, zv.presidentja Kamala Harris kryeson ngushtë sondazhet ndaj republikanit Donald Trump në të 7 shtetet...
RUSI- Forcat e armatosura ukrainase tronditën Vladimir Putin me një sulm të befasishëm. Gjenerali më i rëndësishëm i P...
SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump ka konfirmuar se do të përballet me rivalen demokrate Kamala Harris në një deba...
Ura e Ibrit KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë s...
Sulmi RUSIA- Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një supermark...
JOPONI- Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Tokion dhe zonat përreth, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), një ditë pasi q...
KOSOVË- Në Parkun Kombëtar të Sharrit janë lokalizuar vatrat e zjarrit. Drejtori i këtij parku, Bashkim Kafexholli, tha të ...