Zjarr i madh në hotelin në Lungomare, flet shefi i zjarrfikësve: Ishte e pamundur të kalohej nga shkallët
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu në orët e para të mëngjesit një hotel në zonën e Lungomare...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu në orët e para të mëngjesit një hotel në zonën e Lungomare...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derë...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësism lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në lidhje me këtë, Mbr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku pas një konfliki me disa persona shefi i krimeve të Sarand&eu...
Një pushues nga Polonia ka treguar momentin kur e kanë kuptuar që në hotelin "Brooklyn", ku po qëndroni kishte rënë zjarr. ...
Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 78-të, duke u shndërruar në një prej lëvizjeve ...
Shefi i reanimacionit të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka folur për momentin e mbërritjes së gjashtë të plagosurve në spit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një hotel është përfshirë nga flakët dhe si pasojë e k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një hotel është përfshirë nga flakët, në zo...
Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çm...
Një udhëtim familjar me motor uji u shndërrua në një aventurë disaorëshe për një francez dhe dy djemtë e tij të vegjël në Tajlandë, pasi motori i ujit që kishin marrë me qira u përmbys, duke i lënë të tre të bllokuar për më shumë se 16 orë.
Babai 50-vjeçar dhe dy fëmijët e tij u gjetën më në fund të premten në mëngjes, të rraskapitur dhe të dehidratuar, sipas BBC-së. Zyrtari lokal Amorn Chomchoi tha se ata ishin dukshëm të lodhur dhe të dobësuar kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje.
Të tre u transportuan në spital për kontrolle mjekësore, si masë paraprake. Gjendja e tyre shëndetësore nuk ishte serioze dhe ata u larguan nga spitali pak më vonë.
Pamjet nga momenti i shpëtimit tregojnë kushtet dramatike në të cilat ndodhej familja. Njëri prej djemve shihet i ulur në pjesën e përparme të motorit të ujit, ndërsa pjesa më e madhe e mjetit është zhytur në ujërat e trazuara. Babai i tij ndodhet pranë, duke u bërë shenja shpëtimtarëve. Të dy kishin veshur jelekë shpëtimi.
Shëtitja 45-minutëshe që u shndërrua në një aventurë gjatë gjithë natës
Aventura nisi rreth orës 17:00 të së enjtes, sipas orës lokale, në Koh Samui, një nga destinacionet turistike më të njohura të Tajlandës. 50-vjeçari kishte marrë me qira një motor uji për 45 minuta, për të bërë një xhiro me dy djemtë e tij.
Por kur koha e parashikuar e kthimit kaloi dhe motori i ujit nuk u kthye, u dha alarmi. Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan motoskafe dhe mjete të tjera ujore, ndërsa ekipet kërkuan në zonën detare përreth Koh Samuit dhe në drejtim të ishullit fqinj Koh Phangan.
Kërkimet u ndërprenë gjatë natës dhe, deri në atë moment, nuk ishte gjetur asnjë gjurmë e familjes.
Makthi përfundoi rreth orës 10:00 të së premtes, kur ekipet e shpëtimit gjetën babanë dhe dy fëmijët ende në det, më shumë se 16 orë pasi ishin zhdukur.
50-vjeçari u tha autoriteteve se, pak para përfundimit të periudhës së qirasë, motori i ujit u përplas nga valë të forta, duke shkaktuar edhe fikjen e motorit. “Shpresa na bëri të harronim frikën tonë”, i tha ai gazetës Le Parisien.
Ndërkohë, nëna e fëmijëve dhe vajza e madhe e familjes pritën me ankth në plazh, derisa babai dhe dy djemtë u kthyen më në fund shëndoshë e mirë në tokë. Pavarësisht aventurës së frikshme, familja vendosi të qëndrojë në Tajlandë dhe të vazhdojë pushimet, sipas autoriteteve lokale. /PiranjatNews/
Po dalin në dritë detaje të reja rreth shpërthimit në Sevastopol dhe vrasjes së 49-vjeçarit Robert Shageev, një ish-of...
Në numrin e fundit, revista gjermane “Der Spiegel” ka vendosur në ballinë politikanin Ulrich Siegmund nga partia e djathtë popul...
Një incident i rëndë, ku protagonistë ishin një shofer taksie dhe një punonjës i një kompanie të makinave me qira, ...
Çdo javë, listat e blerjeve të iranianëve bëhen më të shkurtra, ndërsa inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie....
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ngritur alarmin për situatën e zjarreve në Evropë, duke theksuar se presioni p...
Ishte një postim i thjeshtë që paralajmëroi një pikë kthese në botën e drogës në shkurt të vitit 2011. ...
Presidenti Donald Trump u kërkoi qytetarëve amerikanë të pranojnë çmimet e larta të karburantit si pasojë e nevojshm...
Njëmbëdhjetë trupa u gjetën në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Libisë nga një avion që po...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës Supreme ta lejojë atë të vazhdojë ndërtimin e një salle vallë...
Rusia po përballet me vështirësi në rekrutimin e ushtarëve të rinj për luftën në Ukrainë, ndërsa humbjet ...