Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 3.3 tonëve kokainë dhe arrestimin e tre personave, të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Operacioni u zhvillua më 13 gusht në rajonin e Costa del Sol në Spanjë dhe në Portugali, pas një hetimi të nisur më 11 gusht. Autoritetet spanjolle u vunë në dijeni se një furgon po transportonte një sasi të konsiderueshme droge nga Portugalia drejt Costa del Sol.
Hetimet çuan policinë në një pronë në Torremolinos, ku u zbuluan rreth 1.7 tonë kokainë dhe një pistoletë e mbushur. Në vendngjarje u arrestua një person.
Ndërkohë, një automjet tjetër i dyshuar për transportin e drogës u ndoq deri në Marbella, ku autoritetet sekuestruan rreth 2 tonë kokainë dhe arrestuan një tjetër të dyshuar.
Operacioni u shtri edhe në Portugali. Policia Gjyqësore portugeze identifikoi furgonin që dyshohet se kishte transportuar drogën dhe e ndaloi teksa po kthehej drejt Spanjës. Brenda automjetit u gjetën rreth 1.5 tonë kokainë, ndërsa shoferi u arrestua.
Në total, në kuadër të operacionit u sekuestruan më shumë se 3,300 kilogramë kokainë, tre armë, dy automjete dhe rreth 1,100 euro cash. Autoritetet gjetën gjithashtu kamera mbikëqyrjeje, pajisje për shikim natën dhe mjete komunikimi, të cilat po analizohen si pjesë e hetimit mbi mënyrën e funksionimit të rrjetit kriminal.
Tre të arrestuarit përballen me akuza, ndër të tjera, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, posedim të paligjshëm të armëve, sulm ndaj punonjësve të policisë dhe shkelje të rregullave të sigurisë rrugore.
Autoritetet spanjolle dhe portugeze e konsiderojnë operacionin një goditje të rëndësishme ndaj rrjetit që dyshohet se transportonte sasi të mëdha kokaine mes dy vendeve.
????Interceptados más de 3.300 kilos de cocaína en el interior de dos vehículos que transportaban la droga entre #España y #Portugal
— Policía Nacional (@policia) August 19, 2026
Hay dos detenidos en España y uno en Portugal
Operación conjunta con @PJudiciaria pic.twitter.com/UeubTUkdJX
Edhe detet e Europës nuk i kanë shpëtuar valës së të nxehtit që ka përfshirë kontinentin këtë verë, ...
Shkrimtari i serialit “The Simpsons”, i cili parashikoi zgjedhjen e Donald Trump si president, do të kandidojë për Shtëpinë...
Gati 250 gra besojnë se kanë qenë viktima të një nëpunësi civil në një ministri franceze, i cili dyshohet se u ka d...
Francis Clifford Smith vdiq më 25 qershor 2019, në moshën 101 vjeç. Jeta e të burgosurit amerikan mund të kishte qenë shum&...
Ishte tetori i vitit 2023 dhe Donald Trump po përgatitej të largohej nga Kulla Trump për t’u nisur drejt një gjykate në Nju Jor...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shkakrkuar nga detyra ditën e sotme zëvendësdrejtoren e zyrës presidenciale Iryna Mudra, ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Brazil orët e para të së mërkurës në autostradën BR-373 në...
Gati pesë vjet pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, lufta vazhdon të vërë në provë ...
Vrasjet e ambasadorit amerikan dhe punonjëses qipriote Antoinette Varnava më 19 gusht 1974, 52 vjet më vonë, mbeten dy krime të ...
Irani ka shqyrtuar zgjerimin e luftës përtej Lindjes së Mesme, madje duke goditur objektivat ushtarake amerikane ...