Ky është momenti tmerrues kur një kabllo këputet në mes të ajrit në një lodër të tipit “slingshot” në park lojërash, duke lënë dy fëmijë të varur rreth 300 metra lartësi.
Në pamjet e filmuara nga një kalimtar nga toka, kapsula shihet duke u përplasur me shtyllat mbajtëse, ndërsa dëgjohen britmat e njerëzve të tmerruar që ndjekin skenën.
Dy fëmijë guximtarë vendosën të hipnin në lodrën “Steel Max” gjatë panairit të famshëm vjetor në Seville, mbrëmjen e së premtes. Lodra ndodhej në zonën e atraksioneve të njohur si “Calle del Infierno” – që në shqip përkthehet “Rruga e Ferrit”.
Ata u siguruan në kapsulë dhe u hodhën në ajër për eksperiencën plot adrenalinë, duke u ngritur me shpejtësi të madhe drejt lartësisë. Gjithçka po shkonte normalisht për adhuruesit e emocioneve të forta, teksa ata u hodhën në ajër me një shpejtësi që arrinte rreth rreth 160 km/h.
Ata u rikthyen drejt tokës falë kabllove metalike të lidhura me kapsulën dhe po ngjiteshin sërish lart kur ndodhi e paimagjinueshmja.
Papritur, një nga kabllot u këput dhe kapsula doli jashtë kontrollit, duke u përplasur me strukturën mbajtëse. Defekti i frikshëm la të plagosur dy fëmijët që ndodheshin të lidhur në lodër. Sipas raportimeve, edhe dy persona të tjerë u lënduan pasi mbetje nga pajisja e dëmtuar ranë në tokë. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Prill10:36
VIDEO/ Sherri mes influencereve përfundon me vrasjen e 32-vjeçares. Pamje nga momenti
Pas disa ditësh në spital në gjendje kritike, nuk ia doli të mbijetojë Klaudia Zakrzewska, e njohur në rrjetet sociale si “K...
BOTA
26 Prill10:05
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë
Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connect...
BOTA
26 Prill09:42
Trump pas të shtënave: Nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran
Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve t&eu...
BOTA
26 Prill09:34
Zbardhet dëshmia e autorit të të shtënave në darkën e Trump: Ja kë kisha në shënjestër
Autori i të shtënave me armë zjarri në një incident ku ndodhej edhe presidenti amerikan Donald Trump, Cole Thomas Allen ka dëshmua...
BOTA
26 Prill09:03
"Nga gishtat më dilte ujë në vend të gjakut”, njeriu që i mbijetoi rrezatimit në Çernobil
Petro Hurin jeton mes muzikës, poezisë dhe nostalgjisë. Por mbi të gjitha, ai jeton, ndryshe nga shumë prej shokëve të tij q&...
BOTA
26 Prill08:55
Ngjarja e rëndë/ Vajza 18-muajshe ngec në makinën e barit
Një vajzë 18-muajshe pësoi lëndime të rënda pasi mbeti e bllokuar në një makinë kositëse bari të shtun&eu...
BOTA
26 Prill08:40
40-vite nga katastrofa bërthamore e Çernobilit dhe të panjohurat e saj
40 vjet më parë, më 26 prill 1986, saktësisht në orën 1 e 23 minuta, në Çernobil të Ukrainës shpërtheu ...
BOTA
26 Prill08:32
VIDEO-FOTO/ Skena kaotike në darkën e Trump pas të shtënave me armë
Dëshmitarët përshkruajnë skena paniku gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, k...
BOTA
26 Prill08:12
“Veproi si ujk i vetmuar”/ U paraqit i armatosur në darkën ku ndodhej Trump! Çfarë dihet deri tani për agresorin 31-vjeçar
I dyshuari që hyri me forcë në një pikë kontrolli sigurie dhe qëlloi një agjent të Shërbimit Sekret në Dark&eu...