45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Në një postim veçanërisht të fortë në X, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri një paral...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak d...
Ky është momenti kur një mashtruese seriale, e cila kujdesej për shtëpitë e të tjerëve, u kap nga policia pasi vodhi bizhuteri me vlerë 35 mijë paund dhe i zëvendësoi me kopje.
Ariana Rose, 40 vjeçe, nisi një seri vjedhjesh duke përdorur faqen TrustedHousesitters, përmes së cilës siguronte akses në shtëpitë e personave të pasur. Në një rast, hajdutja madje përgatiti një vakt dhe një tortë për një nga viktimat e saj, kur ajo u kthye nga pushimet.
Më vonë, viktimat zbuluan se një sërë sendesh u mungonin, ndërsa disa prej tyre ishin zëvendësuar me kopje. Rose vodhi zbukurime Krishtlindjesh, të cilat një pronar i kishte mbledhur për 27 vjet, bizhuteri me vlerë 35 mijë paund, një tigan Le Creuset Balti dhe një pjatë argjendi.
Ajo i shkaktoi gjithashtu “dhimbje shkatërruese” një burri, pasi i vodhi një medalje CBE që i ishte dhënë gjyshit të tij për trimërinë e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur Rose ndalohet nga efektivët teksa drejtonte një BMW Seria 2 të marrë me qira. Ajo shfaqet me syze firmato, bizhuteri dhe një orë Rolex. Në video, hajdutja duket e habitur teksa efektivët i thonë se është nën arrest. Rose u shpall fajtore për pesë akuza për vjedhje nga banesa në dhjetor të vitit të kaluar.
Muajin e kaluar, ajo u dënua me pesë vite burg, pas një serie mashtrimesh që i mundësuan të financonte stilin e saj luksoz të jetesës. Në një prej skemave të saj, Rose u paraqit si pronare banese për të mashtruar persona të dëshpëruar që kërkonin të merrnin shtëpi me qira në Green Quarter të Mançesterit.
Ajo u mori viktimave paratë e garancive dhe më pas u nis për një pushim luksoz, të gjitha të përfshira, në Miami, duke i lënë viktimat të shkatërruara. Rose shpenzoi gjithashtu paratë për goca deti dhe shampanjë në Claridge’s, si dhe për këpucë firmato dhe një orë Rolex.
Mashtrimi i saj kapte një shumë prej gati 67 mijë paundësh. Ky ishte vetëm mashtrimi i fundit në një seri të gjatë skemash kriminale të Rose, e cila e nisi aktivitetin e saj kriminal në vitin 2008, kur vodhi 60 mijë paund ndërsa punonte në një bankë.
Tre vjet më vonë, ajo u dënua me 20 muaj burg, pasi u paraqit si pronare banese me emrin Sarah Adams në një mashtrim qiraje prej 4 mijë paundësh. Rose kishte lënë gjithashtu nuse të dëshpëruara pasi u kishte vjedhur sende në ditën e dasmës, duke u paraqitur si make-up artiste.
Detektivi Adam Stather, nga Policia e Warwickshire, tha pas përfundimit të çështjes: “Rose jetonte një stil jetese luksoz, të financuar nga sendet që u vidhte viktimave të saj, të cilat i besonin asaj për t'u kujdesur për shtëpitë e tyre.” /PiranjatNews/
Administrata e Donald Trump ka njoftuar Kongresin amerikan se do të angazhojë më shumë se 206 milionë dollarë për forcën...
Pesë shtetas amerikanë dhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë së inteligjencës së Ekuadorit humbën jetën n&eu...
Në orët e para të 18 marsit 1990, dy burra mbërritën para Muzeut Isabella Stewart Gardner në Boston. Ishte natë. Ata kishin ...
Portugalia ka ndaluar mbulimin e fytyrës në hapësirat publike, pasi Presidenti Antonio Jose Seguro nënshkroi një ligj të propozuar...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më vonë gjat...
Ata ishin duke notuar së bashku si familje, kur vajza më e vogël u ngatërrua në një rrjetë peshkimi. Prindërit dhe motra...
Disa rajone të Mbretërisë së Bashkuar pritet të përballen me mot të paqëndrueshëm, me reshje të forta, bresh&e...
Policia e Filadelfias ka nisur kërkimet për një burrë të maskuar me një maskë kukulle, i cili dyshohet se ka terrorizuar dhe ...
Qytetarët palestinezë u shënjuan me një numër të shkruar në ballë dhe në krahë nga ushtarët izraelitë...
Një ndërhyrje e pazakontë kirurgjikale në Sri Lanka ka nxjerrë në pah një rast ekstrem, pasi mjekët hoqën një ...