Temperaturat e larta ndikojnë edhe te shampanja, autoritete franceze autorizojnë prodhimin e saj me përqindje më të lartë alkooli
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...

Një grua 50-vjeçare në Thasos ka përfunduar në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë është dokumentuar nga një videomaterial i publikuar nga MEGA, ku shihet momenti kur gruaja hyn e trembur në një minimarket pranë banesës së saj, duke kërkuar shpëtim nga ish-burri.
Pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u fshehur, 55-vjeçari e arriti dhe e goditi me thikë në fytyrë dhe në kokë. Pamjet që pasojnë janë tronditëse: gruaja rrëzohet përtokë, ndërsa banorët e pakët të zonës Theologos vrapojnë të ndihmojnë.
Një dëshmitar okular tregon: “Na treguan shtëpinë dhe ajo ishte e mbyllur brenda. Ai theu dritaret dhe hyri nga dritarja që bie në rrugën kryesore të Theologos. Meqenëse ishte e mbyllur, ajo e hapi dritaren dhe pastaj vrapoi pa këpucë për të gjetur shpëtim në dyqanin ushqimor më të afërt.”
Sipas tij, autori pretendonte se ishte vëllai i gruas. I dyshuari kishte mbërritur në Greqi nga Shqipëria, ku jeton, prej 1 muaji. Ai mori autobusin dhe udhëtoi drejt Thasos-it. Pasi mbërriti në fshatin Theologos, nisi të kërkonte banesën e 50-vjeçares, siç shpjegon një banor lokal: “Ky burrë është ish-bashkëshorti i saj. Ajo jeton këtu prej rreth tre vitesh, me një partner tjetër. Ai erdhi për herë të parë në ishull, mori autobusin numër 11 që shkon në Theologos dhe zbriti në stacion. Nuk e njihte zonën, pyeste disa njerëz në shqip, duke thënë: ‘Jam vëllai i kësaj zonje dhe po kërkoj shtëpinë e saj’. Ata i treguan vendndodhjen.”
Një tjetër dëshmitare tregon momentet brenda dyqanit: “Dera u hap, hyri gruaja. Pas dy minutash hyri ish-burri dhe e ndoqi pas raftit. U përpoqa ta ndaloja, e nxora jashtë që të largohej, e mbajta sa munda, por ai më shtyu dhe doli. Më pas dëgjova zëra, dola jashtë dhe bërtita: ‘Policia po vjen!’”
Fqinjët nuk arritën ta frenonin agresorin. Vetëm disa metra larg minimarketit ku 50-vjeçarja u përpoq të gjente strehë, ai e sulmoi me thikë duke e lënë të gjakosur në rrugë.
“Ai e kishte rrahur dhe masakruar. Më pas erdhi ambulanca dhe policia, të njoftuara nga një fqinj tjetër,” rrëfen një banor.
55-vjeçari u arrestua pak më vonë. Përveç thikës së përdorur në sulm, policia i gjeti në posedim edhe një bisturi dhe një kaçavidë. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.
Βίντεο ντοκουμέντο: Η 50χρονη στη Θάσο αναζητά καταφύγιο πριν την επίθεση από τον πρώην σύζυγό της
— in.gr/news (@in_gr) December 6, 2025
???????? https://t.co/JaUab7OX8P
Πηγή: Εξελίξεις Τώρα#ingr #insnapshot #Θασος pic.twitter.com/MxWILAwJnn
Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë që ishte fshehur në një ngarkesë me bana...
I dërguari në largim i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha se një marrëveshje për t'i dhënë fund ...
Policia e Perusë ka konfiskuar 3,4 ton kokainë, e cila do të transportohej e fshehur në një ngarkesë me banane me destinacion Be...
Mbetjet e një Lamborghini me vlerë 200,000 paund u lanë pas pas një përleshjeje masive të dhunshme që la dy persona të p...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gje...
Katari dhe Egjipti, garantuesit e armëpushimit në Gaza, bënë thirrje të shtunën për tërheqjen e trupave izraelite dhe ve...
Policia Metropolitane ka thënë se një numër njerëzish janë spërkatur me "një formë spreji me piper" në aeropor...
Foto të kornizuara me presidentë, princa dhe madje edhe me Papën zbukuronin shumë shtëpi të Jeffrey Epstein. Monedha më fitim...
Një grua e moshuar u rrah për vdekje me çekiç në shtëpinë e saj në Ostia. Policia arrestoi nipin e saj 30-vjeç...
"Trajektorja e politikës amerikane ishte e qartë edhe para mbërritjes së Trump, e cila vetëm sa ka përshpejtuar një rrugë...