Serbi
SERBI- Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë tronditur vendin pas shembjes së çatisë në një stacion treni, që sipas tyre ishte rezultat i korrupsionit të thellë.
“Qarkullimi në rrugën e marshimit do të pezullohet dhe do të ridrejtohet. Anëtarët e policisë së trafikut dhe të departamentit të rendit publik, si dhe autoambulancat dhe cisternat me ujë, do të vendosen përpara dhe pas kolonës”, tha ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.
Zemërimi për shembjen e strehës në nëntor, që la të vdekur 15 persona, është përhapur në të gjithë vendin, me dhjetëra mijëra njerëz që kanë dalë në rrugë si pjesë e një lëvizjeje që kërkon më shumë përgjegjësi dhe drejtësi. Si përgjigje, kryeministri Milos Vuçeviq dhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq, dhanë dorëheqjen këtë javë, duke thënë se e konsiderojnë veten “objektivisht përgjegjës” për atë që ndodhi.
Protestat kanë shtuar presionin mbi presidentin populist serb, Aleksandar Vuçiç i cili po përballet me sfidën më të madhe që nga marrja e detyrës një dekadë më parë. Vuçiç tha më 29 janar se partia e tij në pushtet do të vendosë brenda 10 ditëve të ardhshme nëse do të propozojë një qeveri të re, apo do të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Shembja e çatisë ndodhi pasi stacioni hekurudhor i Novi Sadit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium i udhëhequr nga Kina, me katër kompani. Hekurudhat Serbe këmbëngulën se rinovimi nuk përfshinte mbulesën prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtuan këtë, ndërsa shumë njerëz fajësojnë korrupsionin dhe mbikëqyrjen e dobët të ndërtimit për tragjedinë.
Pjesëmarrësit në demonstratat e fundit kërkuan përgjegjësi për ata që konsiderohen fajtorë për tragjedinë e Novi Sadit. Ata, gjithashtu, kërkuan hetime për zyrtarët lidhur me rrahjen e studentëve gjatë protestave. Studentët kanë mbajtur të bllokuara mbi 60 universitete shtetërore për dy muajt e fundit. Kërkesa e tyre kryesore është që autoritetet të publikojnë të gjithë dokumentacionin mbi projektet e rindërtimit të stacionit hekurudhor.
Autoritetet pretendojnë se të gjitha kërkesat e tyre janë plotësuar dhe u bëjnë thirrje studentëve t’i hapin fakultetet. Akademikët, nga ana tjetër, thonë se kërkesat janë plotësuar vetëm pjesërisht dhe pezullimi i punës në fakultete do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë. Ata këmbëngulin se dokumentacioni mbi rindërtimin e stacionit të trenit, i publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Serbisë dhe në faqen e internetit të prokurorit të Përgjithshëm në Novi Sad, është jo i plotë./REL
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
30 Janar14:46
Shenjë proteste pas kaosit të shkaktuar gjatë lirimit të pengjeve, Izraeli bllokon lirimin e të burgosurve palestinezë
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli bllokoi lirimin e të burgosurve palestinezë që do të bëhej sot, pas kthimit...
r.ll
BOTA
30 Janar14:45
Parlamenti gjerman miraton mocionin e CDU/CSU për një politikë më të rreptë të azilit
friedrich merz
GJERMANI- Bundestagu debatoi të mërkurën (29.11.) në një atmosferë të nxehtë për m&eu...
r.ll
BOTA
30 Janar11:46
Analiza: A do ta fundosë apo shpëtojë zgjidhjen me dy shtete propozimi i Trumpit për Gazën?
foto ilustruese
SHBA- Propozimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t'i zhvendosur palestinez&eu...
n.f
BOTA
30 Janar11:22
Pezullimi i Facebook-ut dhe Instagram-it të Trump në vitin 2021, Meta jep 25 milion dollarë që presidenti amerikan të tërheqë padinë
Trump
SHBA- Kompania Meta pranoi të paguante 25 milionë lekë dollarë për presidentin amerikan, Donald Trump&nb...
r.ll
BOTA
30 Janar10:34
Tragjedia ajrore në SHBA/ Çifti rus i patinazhit, kampionë bote në vitet 1990, ishin në aeroplanin që u përplas me helikopterin ushtarak
cifti rus
SHBA- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me identitetet e 64 personave që ishin në bordin e avionit të American Ai...
r.ll
BOTA
30 Janar09:52
Rënia e regjimit të Al Assad, DW: Kompanitë turke presin kontrata fitimprurëse në procesin e rindërtimit në Siri
ministri i jashtem turk dhe lideri sirian
SIRI- Që nga fillimi i luftës civile siriane, Turqia ka pritur më shumë se tre milion&eu...