Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
SHBA- 500 kilometra larg nga kryeqytetit amerikan Uashington, shteti rural i Virxhinias Perëndimore ka votuar për Partinë Demokrate për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të. Por tani, ky shtet është kthyer në bastion të republikanëve, duke votuar fuqishëm për ish Presidentin Trump në vitin 2016 dhe 2020. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson ishte në qytetin Berkley Springs të Virxhinias Perëndimore për të parë nga afër atmosferën politike në prag të zgjedhjeve të nëntorit dhe përgatiti materialin në vazhdim.
Me ardhjen e vjeshtës, në qytetin turistik të Virxhinias Perëndimore fillon viti i ri shkollor dhe afrohen zgjedhjet e nëntorit.
“Ajo do të tërheqë votën e grave dhe të pakicës por ajo nuk ka substancë. Nuk ka një platformë apo arritje”, thotë votuesi John Lynch për Nënpresidenten Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente.
Virxhinia Perëndimore ka votuar fuqishëm për republikanin Donald Trump. Votuesit në këtë shtet janë të shqetësuar për zgjedhjet e nëntorit. Zëri i Amerikës bisedoi me votuesen Channell DeCroix.
“Jam mbështetëse e (ish-Presidentit) Trump dhe jam nervoze pasi mendoj se ata që ishin disi të pavendosur tani do të votojnë për Kamalën.”
Ky shtet rural luajti një rol të jashtëzakonshëm në politikën amerikane falë senatorit të vetëm demokrat, Joe Manchin, i cili në fillim të këtij viti deklaroi se ishte i pavarur. Ai luajti një rol të rëndësishëm në miratimin e legjislacioneve kyçe të administratës së Presidentit Biden.
Ndërsa zoti Manchin largohet nga politika këtë vit, guvernatori i njohur republikan, Jim Justice, duket se do t’i fitojë zgjedhjet për Senatin amerikan.
Marty Gearheart është drejtues i lartë republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Virxhinias Perëndimore.
“Shteti ynë nxjerr qymyr dhe guvernatori Justice zotëron miniera qymyri, kështu që ai do ta mbrojë industrinë tonë”.
Shumë votues i fajësojnë demokratët për rënien e ekonomisë së Virxhinias Perëndimore si rezultat i luftës kundër qymyrit. Por demokratët e këtij shteti u përpoqën ta ndryshojë këtë perceptim në kuvendin demokrat në Çikago.
“Shkak për rënien është automatizimi i vendeve të punës nga pronarët dhe mënyra e nxjerrjes së qymyrit. Pa të drejtë fajësojnë rregullat mjedisore”, thotë Troy Miller, delegat i Virxhinias Perëndimore në kuvendin e demokratëve në Çikago.
Kandidati demokrat për Senat, Glen Elliot, thotë se qeverisja republikane nuk ka qenë e mirë për ekonominë apo shtetin.
“Ne duhet të inkurajojmë bizneset e vogla në mënyra që nuk janë bërë më parë dhe që rinia të mos largohet. Legjislatura e shtetit tonë vazhdon të miratojë ligje kufizuese, si ndalimi i abortit apo ligje kundër LGBTQ, që në thelb u dërgojnë mesazhin të rinjve se nuk ju duam këtu”.
Por në këtë shtet që mbështet fuqishëm zotin Trump, shumica e votuesve e fajësojnë dyshen presidenciale, Joe Biden dhe Kamala Harris, për problemet ekonomike.
“Përse po paguajmë një dollar më shumë për benzinën? Pse po shpenzojmë 25% më shumë për ushqimet? Përse interesi i huamarrjes është dyfishuar gjatë administratës së (Presidentit) Biden? Ajo mban përgjegjësi për këto”, thotë John Lynch, banor i Virxhinias Perëndimore.
Një anketë nga një organizatë lajmesh në Virxhinian Perëndimore në fund të gushtit tregon se zoti Trump kryeson me 27 pikë përballë demokrates Harris./ VOA
PALESTINË- Një ceremoni mortore u mbajt në Nablus të Palestinës, me pjesëmarrje zyrtare dhe civile për aktivisten turke Ayş...
SUEDI- Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej ...
Takimi MOSKË- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshi...
Foto ilustruese BERLIN- A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë e teknologjisë? Ekspertët janë optimistë....
GJERMANI- Zjarrfikësit në Gjermani shpresonin sot se shiu i natës në rajonin malor Harz ka zbutur zjarret që digjeshin prej disa dit&...
UELLS- Kate Middleton ka përfunduar trajtimin e saj të kimioterapisë dhe po ndan detaje personale rreth rrugëtimit të saj që...
Foto ilustruese KOSOVË- “Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”... Kështu nis rrëfimin Sejdi Salihu, i c...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme një aksion në komunat paralele. Policia njoftoi se ësht&...
GJERMANI- Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë...
SHBA- Më 10 shtator, sytë e të gjithë amerikanëve si dhe komunitetit ndërkombëtar do të përqendrohen në deba...