Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
MOSKË- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, njoftoi Qeveria e Serbisë. Sipas njoftimit, Vulin e falënderoi Shoigun për ftesën për pjesëmarrje në takimin e anëtarëve të BRICS-it dhe vendeve partnere, që do të mbahet në Shën Petersburg, nën organizimin e Këshillit të Sigurisë të Rusië.
Samiti i vendeve të BRICS-it (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Republika e Afrikës së Jugut) mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi ditë më parë se do të marrë vendimin për ftesën e dërguar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për pjesëmarrje në samitin e BRICS-it më 10 ose 15 tetor.
Në takimin midis Vulinit dhe Shoigut, sipas njoftimit, u diskutua për "një gamë të gjerë temash me interes të përbashkët për Serbinë dhe Federatën Ruse". Një nga temat ishte edhe situata në Kosovë, dhe Vulin tha në takim se ajo është "në prag të konfliktit", duke falënderuar Rusinë për respektimin e integritetit territorial të Serbisë.
Javën e kaluar, disa pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë u mbyllën për shkak të bllokadave të vendosura në anën serbe të kufirit. Bllokadat u organizuan fillimisht si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet paralele serbe në veri të Kosovës. Por, më 7 shtator pikat kufitare u hapën.
Vulin u takua më 4 shtator me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF) në Vlladivostok.
Para këtij takimi, Bashkimi Evropian tha për mediat në Serbi se "mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit". Vulin në deklarimet e tij shpesh kritikon Perëndimin dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të fortë të Kremlinit në mesin e elitës qeverisëse serbe.
Departamenti amerikan i Shtetit e ka futur atë në listën e sanksioneve në mes të vitit 2023 për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe nën dyshime për korrupsion kur ishte në krye të agjencisë së inteligjencës serbe, BIA.
Vulin u emërua zëvendëskryeministër në Qeverinë serbe në fillim të majit. Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që refuzon t’iu bashkohet me sanksionet ndërkombëtare kundër Kremlinit, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës./ REL
Foto ilustruese BERLIN- A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë e teknologjisë? Ekspertët janë optimistë....
GJERMANI- Zjarrfikësit në Gjermani shpresonin sot se shiu i natës në rajonin malor Harz ka zbutur zjarret që digjeshin prej disa dit&...
UELLS- Kate Middleton ka përfunduar trajtimin e saj të kimioterapisë dhe po ndan detaje personale rreth rrugëtimit të saj që...
Foto ilustruese KOSOVË- “Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”... Kështu nis rrëfimin Sejdi Salihu, i c...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme një aksion në komunat paralele. Policia njoftoi se ësht&...
GJERMANI- Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë...
SHBA- Më 10 shtator, sytë e të gjithë amerikanëve si dhe komunitetit ndërkombëtar do të përqendrohen në deba...
IZRAEL- Zyrtari kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk u bëri thirrje sot shteteve ...
ITALI- Pas rastit të disa ditëve më parë, ku familjarët e një vajze dhunuan mjekët në Itali, tre infermierë t&eum...
Foto ilustruese SHBA- Shumë ukrainas shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë në përfu...