BOTA

Vizita e penguar e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 22:42

Vizita e penguar e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina

KOSOVË- Protestat në Kosovë e penguan konferencën e shtypit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, por jo takimet e saj me autoritetet në Prishtinë. Megjithë anulimin e konferencës për shtyp të Kryetares së Dhomave të Specializuara,  Ekaterina Trendafilova të martën (13.05) ajo zhvilloi disa takime në Kosovë. 

Trendafilova u takua me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, i cili i shprehu shqetësimet Trendafilovas, "nëse po garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm për të akuzuarit”.

“Mënyra se si funksionon gjykata duke konsoliduar të gjitha nivelet e saj në një strukturë të vetme, lë për të dyshuar në pavarësinë e gjykatave të niveleve që veprojnë brenda kësaj gjykate, dhe kjo nuk është në frymën e standardeve ndërkombëtare që garantojnë gjykimin e drejtë në raport me shkallëshmërinë e procedurës dhe që ndërlidhen pastaj me të drejtën për një mjet efektiv juridik”, ka thënë Qelaj. Si shqetësim tjetër ai ka përmendur edhe kohëzgjatjen e paraburgimit, që ai e konsideron problem në vete.

“Kjo kohëzgjatje dhe mos ndryshimi i masave me masa tjera alternative sikur Gjykata nuk u beson institucionet e Kosovës se ata mund të garantojnë respektimin e atyre masave dhe të garantojnë një proces të rregullt dhe të papenguar”, thotë avokati Qelaj.

Për një grup veterenaësh Trendafilova jo e mirëpritur

Shkak për anulimin e konferencës së shtypit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova të martën (13.05) u bë protesta e një grupi veteranësh. Ata së bashku me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u mblodhën para hotelit ku ishte paralajmëruar konferenca, e cila ishte paraparë të mbahej me gazetarë, por pa praninë e kamerave. Gjatë protestës, veteranët hodhën tym të zi para hyrjes së hotelit, ku kishte edhe prani të shtuar të policisë së Kosovës.

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, që ishte pjesë e protestës, tha se “Trendafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë. Sa herë vjen në Kosovë, kjo vjen për një të keqe. Unë mendoj se kjo ka ardhur vetëm ta destabilizojë Kosovën”, deklaroi Gucati, duke shtuar se “u arrit qëllimi i veteranëve”, meqë Trendafilova anuloi konferencën për media.

Në një reagim të mëhershëm, organizatat e dala nga lufta paraprakisht thanë se "vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara në Prishtinë është e papranueshme dhe përbën fyerje për qytetarët e Kosovës”. Sipas tyre, "vizita e saj nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe transparencën”, dhe thanë se "gjykata ka një qasje arrogante dhe nuk i shërben drejtësisë”.

Gjermania e përkushtuar në mbështetjen e gjykatës

"Mund të konfirmoj që ngjarja e është anuluar për arsye të sigurisë publike dhe bazuar në këshillën e Policisë së Kosovës. Kjo është gjithçka që mund t'ju them për momentin. Do të shohim më vonë për ndonjë informacion shtesë”, tha Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale. Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova zhvilloi takime edhe në ambasadën gjermane në Prishtinë.

Kjo e fundit, në rrjetin social Facebook, shprehu mirënjohje për vizitën e saj në ambasadë duke publikuar edhe një fotografi nga vizita. "Mirënjohës për vizitën e gjykatëses Trendafilova, Presidente e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Ambasadën tonë sot. Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat e saj dhe zbatimin e rekomandimeve të saj, për shembull krijimin e një fondi për kompensimin e viktimave”, shkroi ambasada gjermane.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, por e ka selinë e saj në Hagë. Ajo heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së: ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Të gjithë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë