Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje sërish Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar të mos i ofrojë asaj platformë për ta promovuar luftën agresore, pasi Beogradi e priti të martën në një vizitë zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.
Grushko u prit më 2 korrik nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin serb zhvilloi takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë.
“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale me luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar agresore të Rusisë kundër Ukrainës”, tha një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë (REL).
Ai tha se Këshilli i BE-së e njeh ndihmën humanitare dhe mbështetjet e tjera që Serbia i ka dhënë për Ukrainën, por se pret nga ajo - si vend kandidat për anëtarësim në BE - të përafrohet me politikën e jashtme të bllokut evropian. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) tha në një përgjigje për REL-in se Shtetet e Bashkuara "nuk besojnë se ndonjë vend duhet t'i japë Rusisë platformë për ta promovuar luftën e saj agresore kundër Ukrainës".
"Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe e gjithë Evropa, kanë interes të madh në rezultatin e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është tejet e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar përballë agresionit të Rusisë”, tha DASH.
SHBA-ja gjithashtu vlerësoi mbështetjen që Serbia ia ka dhënë Ukrainës deri më tani. Gjatë takimit në Beograd, Vuçiq, e falënderoi Grushko për mbështetjen e tij në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën, e cila u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin maj. Vuçiç postoi në Instagram një fotografi nga takimi me zëvendësin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku shkroi se e falënderon Rusinë veçanërisht për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë.
“Kemi biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Rusisë dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, tha presidenti serb.
Një ditë më herët, Grushko takoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, me të cilin bisedoi për çështjet aktuale të sigurisë dhe shprehu nevojën për koordinim të vazhdueshëm të institucioneve kompetente të sigurisë, njoftoi MPB-ja serbe. Grushko u prit edhe nga zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish-shefi i agjencisë serbe të inteligjencës, Aleksandar Vulin, i cili është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për shkak të lidhjeve të tij me Moskën.
Krahas bashkëpunimit politik, Serbia dhe Rusia janë duke thelluar edhe bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik. Serbia ka mbështetjen e Rusisë në kundërshtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian, Serbia nuk ka ndërmarrë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës./ REL
Foto ilustruese SARAJEVA- Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, e ka miratuar të...
ANGLI- Miliona votues në Britani do t’u drejtohen qendrave të votimit të enjten për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje&nb...
Foto ilustruese SHBA- Sipas ekspertëve ligjorë, vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara se presidentët...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se propozimi i Presidentit Joe Biden për t'i dhënë fund konfli...
Foto nga vendi i ngjarjes INDIA- Së paku 105 njerëz, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën ng...
MALI I ZI- Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fuqishme ditën e sotme, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Si&cc...
IZRAEL- Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelitete ndaj qytetit të Khan Younisit, bënë t...
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi Kievin të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kjo ë...
BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të In...