Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
UKRAINË- Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë me mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare me ministrat evropianë në Luksemburg. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka cilësuar vendimin një ëndërr të realizuar për qytetarët e shtetit që ka më shumë se dy vjet që është në luftë me Rusinë. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në Bashkimin Evropian megjithatë pritet të jetë një proces që do të zgjasë me vite. Vendet kandidate duhet t’i përafrojnë ligjet dhe standardet e tyre në përputhje me ato të BE-së në 35 fusha, nga peshkimi te taksat dhe siguria.
Zëvendëskryeministrja për integrimin evropian, Olga Stefanishyna do të udhëheqë delegacionin e Ukrainës në konferencën që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve me vendet e bllokut 27-vendesh. Pas përfundimit të konferencës me Ukrainën, BE do të mbajë konferencën ndërqeveritare me Moldavinë, e cila aplikoi për t'u bashkuar me BE-në pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Moldavisë iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë.
“Kjo është një ditë historike. Ky është vetëm hapi i parë drejt një Evrope të zgjeruar dhe të bashkuar”, tha ministrja suedeze për Çështjet Evropiane Jessika Roswall.
Kremlini tha javën e kaluar se anëtarësimi i mundshëm i Moldavisë në Bashkimin Evropian ishte një çështje e brendshme e ish-republikës sovjetike, por zëdhënësi Dmitry Peskov tha se kishte shumë moldavë që gjithashtu dëshironin të shihnin lidhje të ngushta me Rusinë. Konferencat ndërqeveritare të së martës janë hapi zyrtar i nisjes së bisedimeve, por negociatat nuk kanë gjasa të fillojnë edhe për disa muaj.
Vendet kandidate duhet t’i përafrojnë ligjet dhe standardet e tyre në përputhje me ato të BE-së në 35 fusha, që njihen si kapitujt e bisedimeve të anëtarësimit, duke filluar nga lëvizja e lirë e mallrave, taksat, energjia dhe mjedisi, deri te të drejtat dhe siguria.
"Ne po hapim negociatat. Ky është fillimi i një rruge që do të kërkojë përpjekje dhe reforma. Ne kemi parë se si Ukraina dhe Moldavia kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme në rrethana shumë të vështira në muajt e fundit", tha Fernando Marcos Sekretar i Shtetit spanjoll për Çështjet Evropiane.
Ukraina dhe Moldavia janë në kufi me anëtarët e BE-së, Poloninë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Vendimet për hapjen apo mbylljen e negociatave për secilin nga 35 kapitujt merren me marrëveshje unanime nga të 27 vendet anëtare. Kjo ofron mundësinë për vendet anëtare të BE-së për të këmbëngulur për të bërë më shumë punë ose për të vonuar procedurat.
Hungaria, e cila merr presidencën e rradhës të BE-së nga Belgjika në muajin korrik, shpesh ka bërë përpjekje për të frenuar mbështetjen e BE-së dhe NATO-s për Ukrainën.
“Negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar ende. Jemi ende në fillim të procesit. Është shumë e vështirë të thuhet se në çfarë faze është Ukraina. Nga sa shoh tani, ata janë shumë larg përmbushjes së kritereve të anëtarësimit”, tha ministri hungarez për BE-në, Janosh Boka.
Ukraina, nëse do të anëtarësohej, do ta tejkalonte Francën për t’u bërë anëtari më i madh i bllokut. Si prodhues kryesor i drithërave, anëtarësimi i Ukrainës do të kishte një ndikim të madh në politikat bujqësore të bllokut evropian.
Së bashku me Moldavinë, Ukraina i bashkohet një liste të gjatë shtetesh që shpresojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, së bashku me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.
“Të hënën kam takuar disa përfaqësues nga Ballkani Perëndimor. Nuk do t'i lëmë pas. Ata gjithashtu kanë bërë përpjekje të forta. Unë mendoj se sinjali i sotëm është shumë i rëndësishëm, është fillimi i një gjëje shumë pozitive”, tha Sekretari i Shtetit spanjoll për Çështjet Evropiane, Fernando Marcos.
Ukraina shpreson të anëtarësohet në vitin 2030, por paraprakisht duhet të përfundojë dhjetëra reforma institucionale dhe ligjore. Kjo përpjekje duhet të udhëhiqet nga hapat për të luftuar korrupsionin dhe përfshin reforma të thella në administratën publike dhe gjyqësorin./ VOA
Foto ilustruese IZRAEL- Forcat izraelite vranë të paktën 24 palestinezë në tre sulme të veçanta ajrore herët m&eu...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina përballet me negociata të vështira në rrugën drejt BE. Ligjet, sistemi juridik dhe ekonomia ...
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e postit të kryeministrit të Maqedonis&...
Andrea dhe Shawn SHBA- Një zjarrfikës në Florida vrau gruan e tij vetëm disa javë pasi ajo i rrëfeu ndjekësve n&eum...
Ish-ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe gjenerali i ushtrisë ruse, Valery Gerasimov. Fotografi nga arkivi. HAGË- Gjykata Ndërkomb&e...
SUEDI- Përafërsisht 9,000 trupa nga 20 vende të NATO-s kanë kryer stërvitje ushtarake në qershor në rajonin e Detit Baltik,...
Liridona Murseli KOSOVA- Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar për dy muaj paraburgimin të pandehurit Naim Murseli dhe dy të dy...
Miroslav Lajçak KOSOVË- I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur p&eum...
RUSI- Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër arresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe...
Selia e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës. STRASBURG- Rusia ka bërë shum&eu...