Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Kamala Harris, nënpresidentja e parë grua në Shtetet e Bashkuara, mund të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidate për presidente të vendit në zgjedhjet e nëntorit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti i hedh një vështrim të kaluarës së zonjës Harris dhe angazhimeve të saj në rolin e nënpresidentes gjatë katër viteve të fundit.
Një moment historik për Shtetet e Bashkuara...Më 20 janar 2021 senatorja Kamala Harris u bë gruaja e parë në postin e nënpresidentes amerikane.
“Është nder që jam këtu, të qëndroj në krah të atyre që ishin para nesh” - tha zonja Harris pasi mori detyrën.
Ajo është gjtihashtu afrikano-amerikania dhe indiano-amerikania e parë që shërben në postin e dytë më të lartë në vend.
“Ajo ka thyer shumë barriera për shumë gra” - thotë ligjvënësja demokrate Barbara Lee.
Harris lindi në Oakland të Kalifornisë nga një nënë indiane dhe një baba xhamajkian. Ajo është pjesë e një murali në shkollën ku ndoqi mësimet si fëmijë, një vepër që bën thirrje për barazi racore.
E diplomuar në Universitetin Howard, Harris u bë prokurorja e parë grua e qarkut në San Francisko më 2004 dhe më vonë, më 2011, gruaja e parë afrikano-amerikane që shërbeu si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.
Si nënpresidente zonja Harris u bë një nga zërat kryesorë të administratës kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që përmbysi vendimin e vitit 1973 që e bënte të ligjshëm abortin në mbarë vendin. Gjatë mandatit të tij, ish-presidenti Donald Trump emëroi tre gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë.
“Ai mburret dhe merr meritat për përbysjen e ligjit ‘Roe kundër Wade’. Prandaj, mos gaboni. Nëse Trumpit i jepet një shans, ai do ta ndalonte abortin në nivel kombëtar, do ta bënte të jashtëligjshëm në çdo shtet”, tha zonja Harris në një fjalim më 9 korrik 2024.
Nënpresidentja mbështet po ashtu vazhdimin e ‘Ligjit për Kujdesin e Përballueshëm’ dhe uljen e çmimit të insulinës.
Që në fillim të mandatit, ajo u vu në krye të përpjekjeve të administratës për menaxhimin e situatës në kufi. Emigracionit është një nga çështjet kryesore në fushatën e elektorale për zgjedhjet e këtij viti.
"Tani, bashkëshortët pa dokumente të qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara për dhjetë ose më shumë vite, mund të qëndrojnë, ndërsa aplikojnë për leje të përhershme qëndrimi”, tha nënpresidentja Harris.
Duke folur me grupe pro-emigrantësh si aziatiko-amerikanët, banorët indigjenët në Havai dhe Ishujt e Paqësorit, ajo e vë theksin tek fjalët e republikanit Trump.
“Ai që përçmon emigrantët, që nxit frikën nga të huajt, që ushqen urrejtjen, nuk duhet të ketë më kurrë mundësinë të qëndrojë pas mikrofonit dhe vulës së presidentit amerikan”, thotë zonja Harris.
Nënpresidentja Harris është bërë më aktive në tubimet elektorale, pas paraqitjes së dobët të presidentit Biden në debatin e qershorit me ish-presidentin Trump.
“E kemi mposhtur Trumpin një herë, do ta mposhtin sërish”, thotë nënpresidentja Harris.
Pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara të dielën, nëse zonja Harris merr emërimin e partisë, ajo do të shënonte një tjetër moment historik, si gruaja e parë afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane që kandidon për postin më të lartë në vend./ VOA
Kimberly Cheatle SHBA- Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i...
Kamala Harris SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024, duke e l&eu...
Princi George BRITANI E MADHE- Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton festojnë ditëlindjen e djalit të tyre të madh dit&eu...
J.D. Vance SHBA- Senatori nga Ohajo, J.D. Vance u përzgjodh kandidat për nënpresident. Politikat e tij ndërthuren me ato të ish-p...
Haxhiu KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se më 22 korrik ka intervistuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, p&eu...
Alsu Kurmasheva RUSI- Një gjykatë ruse ka dënuar Alsu Kurmasheva për përhapje të informacioneve të rreme lidhur me ushtr...
Foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produktet e shp...
SHBA SHBA- Disa orë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe të mbështesë nën...
Foto ilustruese GREQI- Roja Bregdetare e Greqisë akuzat e bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes se ka shtyrë migrantët nga ishulli grek,...
Kamala Harris SHBA- Një numër të famshmish kanë reaguar lidhur me deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, ku njoftoi se ...