U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se është i gatshëm të miratojë pjesërisht propozimin për një armëpushim në Gazë, duke i dhënë goditjen e radhës planit amerikan. Zoti Netanyahu i bëri këto komente ndërkohë që Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant po qëndron në Uashington, mes rritjes së tensioneve ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, të mbështetur nga Irani, që vepron në Liban. Zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe diplomatë evropianë kanë shprehur shqetësim për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në komentet e bëra gjatë një interviste të dielën në mbrëmje në një televizion izraelit, Kryeministri Netanyahu tha se është i gatshëm të bëjë një marrëveshje të pjesshme, që do të siguronte lirimin e 120 pengjeve që ende po mbahen në Rripin e Gazës, por jo t’i japë fund luftës.
“Jo. Nuk jam i gatshëm t’i jap fund luftës dhe ta lë Hamasin të paprekur. Jam i gatshëm të bëj një marrëveshje të pjesshme – ky nuk është sekret – për të kthyer disa nga njerëzit tanë, por jemi të përkushtuar të vazhdojmë luftën pas pauzës, por të përmbushur qëllimin tonë për ta shkatërruar Hamasin. Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga ky qëllim”, deklaroi zoti Netanyahu.
Gjatë intervistës me televizionin izraelit Kanali 14, kryeministri Netanyahu tha se faza e tanishme e luftës kundër Hamasit në Gazë është afër përmbylljes dhe la të kuptohet se Izraeli po bëhet gati për të dërguar më shumë trupa në kufirin verior për t’u përballur me grupin militant Hezbollah në Liban.
“Fillimisht do ta bëjmë këtë me qëllim mbrojtjeje, së dyti për t’i kthyer banorët tanë nëpër shtëpitë e tyre dhe nëse mundemi do ta arrijmë këtë qëllim me mjete politike; nëse jo, do ta bëjmë me mjete tjera”, tha ai.
Bombardimet në dy anët e kufirit ndërmjet Izraelit dhe Libanit vazhduan gjatë fundjavës, krahas kërcënimeve nga zyrtarët izraelitë se kanë miratuar planet për një ofensivë ushtarake në Liban.
Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali CQ Brown paralajmëroi se një ofensivë e mundshme ushtarake e Izraelit në Liban mund të nxisë përgjigjen e Iranit, për të mbrojtur grupin militant Hezbollah dhe do të shkaktonte një luftë më të gjerë që do t’i rrezikonte trupat amerikane në rajon.
Gjenerali Brown u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta mbrojnë Izraelin ndaj një lufte më të zgjeruar me Hezbollahun si arritën ta ndihmonin për të shkatërruar në ajër raketat e Iranit gjatë sulmit në muajin prill. Sipas tij, forcat amerikane e kanë më të vështirë ta mbrojnë Izraelin nga raketat me rreze të shkurtër veprimi, me të cilat grupi Hezbollah sulmon shpesh zonën kufitare izraelite.
Përshkallëzimi i konfliktit me Hezbollahun pritet të jetë temë bisedimesh gjatë vizitës që po zhvillon në Uashington Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, ku do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë.
Në një deklaratë paraprake, Ministri Gallant theksoi se Izraeli është i përgatitur të veprojë në Gazë, Liban dhe pjesë tjera. Ngjashëm me zyrtarët amerikanë, edhe diplomatët evropianë, që po takohen sot në Luksemburg, paralajmëruan kundër zgjerimit të konfliktit.
“Jam më se i shqetësuar. Çdo ditë kriza po zgjerohet, çdo ditë ka bombardime të shpeshta ndërmjet dyja palëve përgjatë kufirit me Libanin. Fatkeqësisht, mendoj se jemi në prag të zgjerimit të luftës", tha Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë për të lejuar futjen e ndihmave humanitare ndërkohë që sulmet izraelite po vazhdojnë, duke e çuar në 37,400 numrin e viktimave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së udhëhequr nga Hamasi, që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve të vrarë.
Të hënën numrit të viktimave iu shtuan edhe katër palestinezë të vrarë nga një sulm me tank izraelit në kampin e refugjatëve Bureij./ VOA
IZRAEL- Një sulm ajror izraelit në një klinikë mjekësore në qytetin e Gazës ka vrarë drejtorin e Departamentit të...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndhur në Itali ku një çift i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tyre...
Aleksandër Shapiç SERBIA- Kandidati i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Shapiç, është rizgjedhur kryetar i ...
Foto ilustruese KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të hënën me 15 muaj burgim Nenad Orlloviqin për p&eum...
Anne BRITANI E MADHE- Anëtarja e familjes mbretërore britanike, Princesha Anne është shtruar në spital pasi u plagos në ...
Nga e majta: presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron (Fotografi ark...
Ndërtesa e fabrikës së baterive në Hwaseong, në Korenë e Jugut, e dëmtuar nga zjarri, 24 qershor 2024. KOREA E JUGUT- S&...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është i gatshë...
Një kishë duke u djegur pas një sulmi nga burra të armatosur në Makaçkala, Dagestan, Rusi, 23 qershor 2024. RUSIA- Disa ofi...
foto ilustruese SHBA- Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përballen me paralajmë...