I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Protestuesit pro-palestinezë vazhduan demonstratat pranë Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago, të mërkurën. Ata i bëjnë thirrje kandidatëve demokratë për Shtëpinë e Bardhë Kamala Harris dhe Tim Walz që t'i japin fund ndihmave për Izraelin. Ata gjithashtu kërkuan angazhim të shtuar për të arritur një armëpushim në Gazë. Tubimi dhe marshimi i të mërkurës ishte kryesisht paqësor. Pjesë e këtyre demonstratave janë edhe një grup i vogël i delegatëve të partisë që kanë thënë se nuk do të votojnë kandidaten e partisë për president, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Demonstratat pro palestineze në Çikago organizohen nga Koalicioni për Drejtësi në Palestinë, një bashkim i grupeve aktiviste palestineze dhe arabe.
Tarek Khalil anëtar i bordit të Myslimanëve Amerikanë për Palestinën, tha se dallimi që ekziston tani në mes të kandidatëve për President, Nënpresidentes Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump, nuk mjafton.
“Partia Demokratike është në pushtet tani dhe ajo është partia që po mundëson dhe financon krimin që po ndodhë në Gazë. Mesazhi ynë për Partinë Demokratike është se nuk mund ta bëni këtë në emrin tonë, me taksat tona dhe me armët që prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Një embargo armësh duhet të vendoset ndaj regjimit izraelit”, tha zoti Khalil.
Në rajonin e Çikagos jeton një nga komunitetet më të mëdha palestineze në Shtetet e Bashkuara. Organizatorët thonë se ata protestojnë kundër luftës në Gazë.
“Demokratët mendojnë se mund të vijnë në rrugët tona dhe të mbajnë fjalimet e tyre, por ata nuk përfaqësojnë qytetarët e tyre. Populli amerikan bën thirrje për armëpushim, ndalimin e ndihmave për Izraelin pasi ato na përfshijnë në krimet që po kryhen”, thotë Amira Daoud, protestuese që punon si mësuese në Çikago.
Në Çikago protestojnë edhe disa delegatë të Partisë Demokrate që gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake nuk kanë votuar për asnjë kandidat. Ata kanë refuzuar të votojnë edhe për kandidatën e re të demokratëve për President, Kamala Harris. Lëvizja, që tani njihet si grupi i delegatëve “të pavendosur” e kanë bojkotuar Kuvendin dhe janë zotuar për të mos votuar për zonjën Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit. Njëri prej tyre, Newman Abuissa tha se ai do të ndryshonte qëndrim për një arsye.
“Më vjen mirë që kandidatja jonë, Kamala Harris, bojkotoi fjalimin që e mbajti Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Kongres. Më vjen mirë që ajo mbajti një konferencë për shtypin dhe foli për vuajtjet e palestinezëve. Këto janë hapa të mëdhenj. Por në javët e ardhshme, ne kemi nevojë për një armëpushim për të ndaluar vrasjen e fëmijëve dhe kjo do të siguronte votën time”, tha zoti Abuissa.
Një tjetër kërkesë për partinë nga ky grup ishte që një palestinez të mbante fjalim gjatë kuvendit të partisë. Kjo kërkesë që kishte mbështetjen edhe të ligjvënëses demokrate Alexandra Ocasio Cortez, nuk u pranua nga ekipi i Nënpresidentes Kamala Harris.
Tubimi dhe marshimi i të mërkurës ishte kryesisht paqësor. Një ditë më parë, gjatë demonstratave pati disa arrestime afër konsullatës izraelite, pas përleshjeve me policinë. /VOA
William Burns KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur mesditën e sotm...
ITALI- Bayesian është një nga varkat më të sigurta në botë por duket se janë bërë një seri gabimesh rre...
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris kryeson ndaj ish-presidentit Donald Trump mes votuesve me ngjyrë. Siç raportohet në sondazh...
Pamje nga vendi i ngjarjes BOSNJË- Tetë trupa të mbytur u nxorën nga lumi Drina, pasi anija me të cilën lundronin disa migran...
Foto ilustruese GREQI- Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 26 emigrantë, mes tyre 8 të mitur, u gjetë...
Foto ilustruese SERBI- Në Serbi janë duke u monitoruar deri në 100 persona, të cilët autoritetet i quajnë anëtarë t...
Foto ilustruese ZVICËR- Në këtë ditë, më 22 gusht 1864, u miratuan dhjetë nenet e Konventës së Parë ...
BALLKAN- Mesditën e 22 gushtit, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore am...
Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli i ka dhënë dritë të gjelbër ndihmës shtetërore gjermane për ndërtimin e nj&e...
Macron dhe Vuçiç SERBI- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi m&eu...