Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

SHBA- Volkswagen, grupi më i madh industrial i Evropës, ka bërë me dije se do të bëjë një investim “masive” në SHBA. Grupi, i cili përfshin Porsche, zbuloi se ka qenë në bisedime të drejtpërdrejta me administratën e Donald Trump, ndërsa përballet me tarifa dëmtuese.
Oliver Blume, i cili kryeson grupin, tha se bisedimet ishin konstruktive dhe të drejta. Duke folur për Süddeutsche Zeitung, Blume tha se kishte qenë vetë në Uashington dhe kishte një linjë të drejtpërdrejtë me sekretarin amerikan të tregtisë, Howard Lutnick, por kishte rënë dakord të mbante konfidenciale detajet e bisedimeve.
Ai shpresonte që planet për investime të konsiderueshme do të ndihmonin në formësimin e vendimit përfundimtar të Trump mbi tarifat prej 25% që SHBA-të vendosën mbi importet e automjeteve në prill.
“Kontakti ynë kryesor është sekretari i tregtisë i SHBA-së, por në fund të fundit, çështjet kalojnë edhe nëpër tavolinën e presidentit të SHBA-së”, tha ai.
Intervista e tij vjen përpara raundit të fundit të bisedimeve midis BE-së dhe SHBA-së, me Maros Sefcovic, komisioneri i BE-së për tregtinë, që pritet të takohet me Lutnick në margjinat e një takimi të këshillit të OECD-së në Paris të martën.
Ekziston një pritje e përhapur se, pavarësisht rezultatit të bisedimeve, një tarifë bazë prej rreth 10% ndoshta do të zgjasë përtej datës së skadimit të pauzës 90-ditore të Trump në korrik. Blume tha se po fliste me Uashingtonin në emër të Volkswagen, por gjithmonë kishte vëmendjen te zgjidhjet që mund të zbatohen universalisht.
Ai tha se Grupi Volkswagen ka ndërmend të vazhdojë të investojë në SHBA dhe do të ndërtojë mbi partneritetin e tij me prodhuesin amerikan të automjeteve elektrike Rivian me “investime të mëtejshme masive”.
Tarifat e Trump mbi importet e makinave do ta godasin veçanërisht rëndë Porsche-n, pasi - ndryshe nga modelet VW dhe homologët gjermanë BMW dhe Mercedes-Benz - makinat Porsche të shitura në SHBA prodhohen pothuajse ekskluzivisht në Gjermani.
Dështimi i sektorit gjerman të automobilave për të parashikuar sulmin e konkurrencës nga Kina shihet si një simptomë e një gjendjeje më të gjerë në sektor, me Volkwagen që planifikon të shkurtojë 35,000 vende pune deri në vitin 2030. Në mars, kompania zbuloi një rënie prej 30% të fitimeve neto nga viti në vit për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe rënies së shitjeve në Kinë.
foto nga mitrovica KOSOVË- Maturantët e një gjimnazi në Mitrovicë kanë festuar sot përfundimin e shkollës së m...
KOSOVË- Autoritetet kosovare kanë filluar zbatimin e një plani operativ, mbi bazën e të cilit është formuar një grup p...
SHBA- Republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara po bëjnë presion për një rritje të taksave mbi universitetet a...
foto ilustruese NIGERI- Të paktën 110 persona kanë vdekur prej përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm n&eum...
foto ilustruese SHBA- Një mesazh i qartë dhe i ashpër nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar udhëheqjes iranian...
ministri IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në...
LONDËR- Russell Brand është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat që përfshinin përdhunim, sulm seksual dhe s...
SHBA- FBI-ja dhe administrata Trump kanë nisur një hetim të përbashkët se si u hakerua telefoni i i Shefes së Stafit të...
GREQI- Mot i keq ka përfshirë Heraklionin e Kretës në orët e fundit me stuhi të forta, reshje të rrëmbyeshme shiu...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kërcënuar me jetë. Kjo nuk është hera e parë që...