Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderoi von der Leyen-in për ofrimin e një "zëri evropian" për botën. Von der Leyen tha se "projekti ynë i ardhshëm i madh unifikues, duhet të jetë një Evropë e pavarur". Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar Karli i Madh në Aachen.
Politikania gjermane e mori çmimin në sallën e kurorëzimit të Bashkisë së Ahenit. Në fjalën e tij, Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se von der Leyen i jep Evropës një zë evropian në botë.
Gjatë fjalimit, Merzi bëri një mbrojtje të fortë të Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij, në një kohë kur BE po përballet me sfida për shkak të sulmit kundër Ukrainës nga Rusia dhe tensioneve me administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump.
Merzi pohoi se Evropa mbështet bindjen se për lirinë dhe demokracinë ia vlen të luftohet. Ai e përshkroi Bashkimin Evropian si një "projekt evropian paqeje" dhe pohoi se ai duhet të jetë i fortë jo vetëm brenda, por edhe jashtë tij.
Merz pohoi se Evropa duhet të bëhet aq e fortë "sa të mund të rivendosë paqen në kontinentin tonë dhe të garantojë lirinë në planin afatgjatë". Ai pohoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht dhe politikisht.
Kancelari gjerman pohoi se Gjermania është e gatshme të marrë vendime "largvajtëse" në samitin e NATO-s në qershor, për të forcuar sigurinë evropiane dhe marrëdhënien transatlantike me SHBA.
Projekti i ardhshëm i madh unifikues - një Evropë e pavarur. Sipas Merzit, Çmimi i Karlit të Madh është plotësisht i merituar. Ai është i bindur se ne kemi çdo mundësi për të formësuar të ardhmen e Evropës në mënyrë që ajo të jetë një e ardhme e mirë. Është një Evropë që vazhdon t'u shërbejë njerëzve dhe të mbrojë lirinë e tyre.
Pas fjalimit të Merzit, Von der Leyen mori Çmimin e Karlit të Madh. Ajo foli për kuptimin që ka për të Evropa dhe si e sheh ajo të ardhmen e kontinentit. Më tej, von der Leyen bëri thirrje për ndërtimin e një "Evrope të pavarur".
"Epoka e ardhshme e madhe, projekti ynë i ardhshëm i madh unifikues, duhet të jetë një Evropë e pavarur", deklaroi Von der Leyen.
Sipas saj, kjo vlen jo vetëm për vendet e Bashkimit Evropian, por edhe për vendet në të gjithë kontinentin.
Përballë tensioneve "të mëdha" gjeopolitike, von der Leyen deklaroi se "ajo që dikur e merrnim si të mirëqenë si një rend ndërkombëtar është transformuar në kaos ndërkombëtar në një kohë shumë të shkurtër".
Ajo deklaroi se Evropa duhet të "marrë çështjet në duart e saj". Sipas saj, rendi botëror karakterizohet përsëri nga "përpjekjet perandorake për pushtet dhe luftërat perandorake". Komentet e saj vijnë mes pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe dyshimeve të ushqyera nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në lidhje me të ardhmen e aleancës transatlantike të NATO-s.
Në fjalimin e tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës hodhi poshtë thirrjet për shpërbërjen e Bashkimit Evropian. Ne duhet t'u japim përgjigje zërave të rrezikshëm që argumentojnë se evropianët do të ishin më të lirë, të pavarur dhe sovranë, po të jetonin të ndarë në kombe të veçuar, tha Mbreti Felipe VI.
Çmimi Ndërkombëtar i Karlit të Madh i Aachenit jepet që nga viti 1950 dhe konsiderohet nderi më i lartë për meritat në mbështetje të unitetit evropian. Këtë vit, për herë të parë, ai shoqërohet me një milion euro, të cilat do të investohen në projekte proevropiane./DW
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se ditën e sotme në ...
foto ilustruese TEL AVIV- Izraeli këtë javë ka miratuar një nga zgjerimet më të mëdha të vendbanimeve hebraik...
KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme me j...
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë refuzuar propozimin e Ukrainës për të formuar një ekip të përbashkët hetimor n...
KOSOVË- Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes serbëve loka...
putin, trump SHBA- Sulmet ruse ndaj Ukrainës po përshkallëzohen dita ditës, ndërsa presioni i brendshëm mbi presidentin...
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sqaruar deklaratën e të bërë disa ditë më parë se ai nuk ësht&eum...
KOSOVË- Përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytetin e Kosovës, në shenjë proteste për liber...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se i ka vendosur një afat dy-javor Vladimir Putinit, duke kërcënuar me një përgj...
SHBA- Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, në një goditje...