I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KOSOVË- Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se krijimi i qeverisë do të jetë sfidë institucionale. Rezultati, sipas tyre nuk garanton qeveri stabël. Por, ata thonë se vonesa e formimit të Qeverisë së re po e dëmton Kosovën.
Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga Albin Kurti, ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 9 shkurt në Kosovë. Kjo parti me 40.86 për qind të votave dhe me përfshirjen edhe të votave të diasporës që pritet të numërohen dhe ato me postë dhe me kusht, pritet t’i sigurojë 46-48 ulëse në legjislaturën e re të Kosovës. Pas VV-së, PDK-ja i ka siguruar 25 ulëse, 20 LDK-ja, 9 AAK-ja, etj.
Mirëpo, bazuar në këto statistika asnjë subjekt politik i vetëm nuk do të mund ta formojë Qeverinë e re, duke i detyruar të hyjnë në marrëveshje koalicioni, të cilat marrëveshjet me subjektet politike shqiptare do të rezultojnë shumë të vështirë për partinë e Albin Kurti për shkak të gjuhës së ashpër të tij gjatë fushatës. E vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore do të ketë pasoja për Kosovën si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka folur lidhur me ndikimin në ekonomi nga vonesa e formimit të institucioneve qendrore pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Shatri thotë se çdo vonesë e tillë do të ndikonte negativisht në ekonominë kosovare.
“Çdo vonesë e formimit të institucioneve ndikon negativisht. Është periudha e operatorëve ekonomik të fillojë, projektet kapitale. Nëse Kurti do të bëhet prapë kryeministër, me këtë Qeveri që e ka pas, ma mirë ekonomia e Kosovës mos me pas qeveri të tillë hiç. Me qeveritë e tjera kish pas efekte pozitive në ekonomi”.
Kurse, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar vonesën e formimit të qeverisë, duke theksuar se kjo po përkeqëson situatën për punëtorët e sektorit privat. Azemi ka deklaruar se edhe kur institucionet ishin në funksion, ka pasur probleme të mëdha për punëtorët, ndërsa vakumi aktual është duke e rënduar edhe më tej këtë situatë.
“Edhe kur i kemi pasur institucionet në rregull legale dhe legjitime, kemi pasur telashe dhe probleme aq të mëdha, sa që nuk me marrë me mend, sepse nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Sidomos tani edhe ky vakum që shpresojmë që nuk del ashtu siç po mendoj, do të jetë një vakum shumë i gjatë, kjo vetëm sa e rëndon më tepër pozitën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Nëse janë të gatshme qeveria dhe parlamenti që të nisin me u marr me problemet që ne i kemi, ne jemi shumë vonë. Mos të flasim që mund të ndodh që me javë e me muaj nuk kemi mundur të konstituar organet”.
Ai ka kërkuar që punëtorët e sektorit privat, veçanërisht ata që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore, të trajtohen në mënyrë të barabartë me ata të sektorit publik.
“Në mënyrë automatike dhe drejtpërdrejtë dëmtohen punëtorët e sektorit privat të Kosovës, sepse ne kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha, kemi problemin parësor që kemi thënë deri më tani. Kërkesa e punëtorëve të sektorit privat sidomos ku ata kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, duhet të barazohen me punëtorët e sektorit publik.
Kemi punëtorë në QKUK, punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik, ku për të njëjtën pozicion punëtorët që paguhen direkt nga buxheti i Kosovës, marrin 50 euro më shumë që do të rritet edhe në qershor 50 euro, kurse në që kryejmë shërbimin në të njëjtën vend, vetëm përmes kompanisë private merr 100 euro më pak dhe kërkesa jona është që duhet të barazohemi”.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa vlerëson se vonesa e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të shkaktojnë pasoja negative në ekonominë e vendit.
“Vonesa e formimit të institucioneve dhe qeverisë shkakton pasoja negative për ekonominë se krijohet një jo stabilitet dhe në imazhin ekonomik të vendit nga aspekti i jashtëm”.
Bellaqa vlerëson se investitorët e jashtëm do të krijojnë opinion negativ për Kosovën pas vonesës së formimit të Qeverisë.
“Krijohet një ambient i papërshtatshëm i të bërit biznes dhe investitorët e jashtëm për shkak të vonesës krijojnë opinion negativ, se s’ka stabilitet politik. Kjo krijon një pasiguri në mos sundimin e ligjit”.
Kurse, analisti Halil Matoshi për mos ndikimin negativ në politik e ekonomi të Kosovës pas vonesës së formimit të Qeverisë e institucioneve ka shprehur një fakt. Sipas tij, Kosova duhet në Kuvend të votojë një marrëveshje ndërkombëtare me BE për t’i parandaluar humbjen e qindra miliona eurove.
“Kosova duhet ta votojë në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtarë me BE-në për planin e rritjes ku mund të humbin qindra miliona”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë prej të gjitha vendvotimeve në Kosovë, si dhe ka përfunduar verifikimin e votave për subjektet politike. Por, KQZ ka bërë të ditur se brenda këtyre ditëve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga diaspora, votat me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt. Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.
Pas publikimit të 99.96 për qind të rezultateve në faqen e KQZ-së, kryeministri aktual, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje – që ka garuar edhe për një mandat të dytë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) parti në pushtet, ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe me 4.60 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar. Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku./ Monitor
Friedrich Merz dhe Markus Söder GJERMANI- Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e k...
zelenskyy KIEV- Një vendim që riafirmon legjitimitetin e presidentit ukrainas Volodymyr ZelenskyY nuk arriti të sigurojë mbës...
keshilli i sigurimit SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga...
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump pas takimit kanë zhvilluar një një konferencë t&e...
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin amerikan Donald Trump ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani...
RUSI- Për Dmitryn, baba i dy fëmijëve në qytetin e Siberisë, Novosibirsk, lufta trevjeçare e Rusisë në Ukrainë ...
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të hënën për takimin e tij me preside...
Foto ilustruese SHBA - Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë që mbështet integritetin territor...
KOSOVË- Nën organizimin e ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, n&eum...