BOTA

REL: Si ka ndryshuar jeta në Rusi pas nisjes së luftës në Ukrainë

E.D Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 20:58

REL: Si ka ndryshuar jeta në Rusi pas nisjes së luftës në

RUSI- Për Dmitryn, baba i dy fëmijëve në qytetin e Siberisë, Novosibirsk, lufta trevjeçare e Rusisë në Ukrainë e ka shqetësuar më shumë se gjithçka tjetër. Ky profesionist i teknologjisë informative, i cili kundërshton politikat e presidentit rus, Vladimir Putin, është përballur me dëmtim të biznesit të tij, si pasojë e sanksioneve perëndimore, çmimet për disa mallra janë rritur dhe djali i tij i është ekspozuar asaj që ai e përshkruan si propagandë nacionaliste e rrezikshme në shkollë.

Por, për pjesën tjetër, Dmitry që gjithmonë i ka kaluar pushimet në rajonin e afërt Altai – ka thënë se jeta nuk është se i ka ndryshuar shumë prej nisjes së luftës. Tani gati 50 vjeç, ai mban mend shumë periudha tjera kritike në jetën e tij, përfshirë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, më 1991, krizën financiare me rublën ruse, më 1998, dhe krizën ekonomike botërore më 2008-09 që pati goditur rëndë Rusinë.

“Situata është më e vështirë për shkak të sanksioneve, pasi softueri rus nuk është aq i mirë sa teknologjia amerikane. Mirëpo, kam para të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet – përveç blerjes së një makine të re”, ka thënë ai, duke përmendur se makinat tani janë “shumë më të shtrenjta” dhe kryesisht kineze.

Sikurse edhe të tjerët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, Dmitry ka kërkuar që atij të mos i publikohet mbiemri, për shkak të politikave të shtetit për të shtypur çdo lloj kritike.

Për Viktorian, nënën e dy fëmijëve në Moskë, e cila ka familjarë në Ukrainë, tronditja fillestare pas nisjes së luftës, tani është zbehur.

Mungesa e disa ilaçeve në ditët e para të luftës tashmë është harruar.

Rritja e çmimeve të disa produkteve është kompensuar me paga më të larta, dhe hapja e shumë bizneseve atraktive në Moskë, sipas saj, e kanë bërë jetën më të kënaqshme në tre vjetët e fundit.

Sipas saj, ndikimin më të madh e ka vërejtur nga pamundësia për të udhëtuar në Perëndim. Dikur vizitore e rregullt e qyteteve evropiane, sikurse Parisi apo Roma, Viktoria dhe familja e saj kanë nisur të udhëtojnë në Lindje të Mesme apo brenda Rusisë, prej vitit 2022.

Industria e turizmit në Rusi ka regjistruar rritje në investime pasi Perëndimi ia mbyllur derën këtij shteti, për shkak të nisjes së luftës. Altai, Kaukazi, dhe Soçi në Detin e Zi, janë tani destinacione për të dhe miqtë e saj të Moskës.

“Asnjëri prej miqve të mi nuk kanë pasur vështirësi të mëdha” për shkak të luftës, ka shtuar ajo.

“Por, unë jetoj në Moskë dhe situata në rajonet tjera është ndryshe”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila shënon përvjetorin e tretë më 24 shkurt 2025, është kthyer në një prej ngjarjeve kryesore të shekullit 21, ka rezultuar me shkatërrim të madh, dhe ka shkundur rendin botëror të udhëhequr nga Perëndimi, qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Dhe ashtu siç vërehen pasojat e luftës nëpër botë, e njëjta situatë është edhe në Rusi - rreth 144 milionë banorë nuk janë prekur shumë prej luftës, një pjesë edhe ka përfituar, por një pjesë humb çdo ditë e më shumë – nisur nga të drejtat apo edhe e paguan me jetë.

Banorët e Moskës – me përjashtim të atyre politikisht aktiv apo anëtarët e grupeve të pakicës, sikurse migrantët apo pjesëtarët e komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë) – nuk janë prekur prej ndikimit të luftës, përfshirë procesin e rekrutimit në ushtri, vlerëson Viktoria.

Në rajonet tjera – në vendet sikurse Belgorodi, në kufi me Ukrainën, dhe Burjatia, njëra prej pjesëve më të varfra të Siberisë – ndikimi ka qenë i madh, duke nisur nga paga e deri te një numër i madh i vdekjeve dhe plagosjeve.

Burrat prej rajoneve tjera ruse përbëjnë pjesën më të madhe të ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë, dhe për ta, pjesëmarrja në luftë është sikurse të fitosh një tiketë lotarie, pasi nëse kthehen gjallë, u premtohen shuma të majme parash, në krahasim me standardin lokal.

Pagat e ushtarëve janë disa herë më të mëdha sesa ato të banorëve lokalë, duke u dhënë mundësi atyre që kthehen gjallë që të blejnë banesën e parë, një makinë më të mirë apo të përballojnë pushime jashtë shtetit.

Kjo pagë e madhe ka rol vendimtar për shumë burra prej rajoneve të varfra që t’i bashkohen vullnetarisht ushtrisë, dhe për ta, lufta në front është thjesht, “punë”.

Lufta në fakt, ka ndikuar në transferim të fondeve qeveritare në rajonet më të varfra përmes pagave për ushtarët, më pas përfitimeve shtesë për ta, me kompensimet e familjarëve në rast të vdekjes apo plagosjes së një ushtari, apo prodhimit të armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake.

Rusia është duke rritur buxhetin për mbrojtje për një çerek më 2025, duke e çuar në total në 150 miliardë dollarë. Shumë prej fabrikave ushtarake të Rusisë janë nëpër këto rajone të varfra.

“Shpenzimet për luftë kanë nxitur rritje të konsumit në gjithë shtetin, jo vetëm në Moskë. Megjithatë, kjo nuk është e qëndrueshme. Në momentin që arrihet një marrëveshje për paqe, situata ndryshon dhe të hyrat zvogëlohen shumë”, ka thën Chris Weafer, themelues i kompanisë hulumtuese, Macro-Advisory, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Por, lufta ka rezultuar edhe me humbje dhe dhimbje të mëdha për Rusinë, ndonëse ajo është zhvilluar në pjesën më të madhe në Ukrainë.

Kremlini nuk është deklaruar shumë për viktimat, ndonëse ish-Sekretari amerikani Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë në janar se Rusia ka regjistruar më shumë se 700.000 viktima prej nisjes së luftës, duke krijuar një barrë shumë të madhe për sistemin shëndetësor që nuk ka fonde të mjaftueshme.

Rajonet etnike, sikurse Burjatia, e mbajnë barrën më të madhe mbi supe sa u përket vdekjeve.

Transportimi i qeseve të zeza me trupa të vdekur, apo arkivolet me ushtarë të vrarë nëpër qyteza të vogla dhe fshatra, kanë qenë sinjale tronditëse pas nisjes së luftës.

Tani, pasi numri i të vrarëve në luftë ka shkuar në qindra mijëra, qytetarët nuk duket se i japin shumë rëndësi lajmit për vdekjen e një fqinji.

“Në fillim është diskutuar për secilën vdekje dhe kemi marrë pjesë në varrim. Tani as nuk e di kush është i fundit që ka vdekur, apo kush ka vdekur, apo sa prej tyre”, ka thënë një mësuese 40-vjeçare në Ulan-Ude, në disa përgjigje për televizionin Current Time.

Lufta ka shkatërruar edhe disa rajone ruse, dhe ka rilokuar buxhetin për edukim në disa sektorë tjerë. Belgorodi ka qenë shënjestër e disa sulmeve, derisa shumë lagje në Kurskun fqinj janë pushtuar prej Ukrainës, duke e bartur luftën, qoftë edhe për pak, më afër popullsisë së Rusisë.

Objektet energjetike dhe ushtarake në rajonet perëndimore të Rusisë – prej Shën Petersburgut e deri në Krasnodar – janë goditur, gjithashtu.

Me nisjen e luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, më 2022, Putin e ka rritur shkallën e shtypjes në lirinë e shprehjes, në tubime publike, ndërsa liberalët, pjesëtarët e komunitetit LGBT, migrantët dhe gratë, besohet se e kanë pësuar më së shumti.

Njerëzit që kanë dalë kundër luftës, janë akuzuar për ekstremizëm dhe janë dënuar me burgim. Organizatat për mbrojtje të komunitetit LGBT janë shpallur të paligjshme dhe kafiteritë e homoseksualëve janë mbyllur. Ndërkohë, migrantët prej Azisë Qendrore janë shfrytëzuar për t’u dërguar në front të luftës, dhe pjesa tjetër janë dëbuar.

Lëvizjet opozitare të Rusisë janë goditur rëndë, pasi liderët janë burgosur, vrarë apo janë dëbuar nga shteti, derisa mbështetësit e tyre kanë ikur nga shteti për çështje sigurie, apo kanë pushuar së kritikuari publikisht, nga frika e arrestimit.

Putini e ka rritur edhe indoktrinimin patriotik në të gjitha nivelet e shoqërisë, sidomos në shkolla, ku nxënësit mësojnë “të duan atdheun” dhe inkurajohen që t’i shërbejnë shtetit.

Përzierja e luftës, indoktrinimit, dhe shtypjes, kanë ndarë shoqërinë, pasi rusët kanë nisur të spiunojnë fqinjët që guxojnë të kritikojnë luftën nëpër biseda private, sikurse në klinikën e një mjeku.

Ndërkohë që lufta përkeqëson situatën demografike të Rusisë, Qeveria është duke pamundësuar qasjen në abort, dhe është duke rritur thirrjet që gratë të kenë më shumë fëmijë.

Lufta e ka thyer edhe zinxhirin tregtar me Perëndimin, që ka funksionuar me vite.

Kompanitë amerikane dhe evropiane – përfshirë prodhuesit dhe zinxhirët e furnizimit – janë larguar prej shtetit. Kompanitë e brendshme dhe aziatike ua kanë zënë vendin.

“Nëse ecni nëpër rrugë, vëreni që shumë dyqane të markave perëndimore nuk janë më. Ka shumë kompani ruse që shesin produkte të ngjashme apo produkte aziatike”, ka thënë Weafer.

“Secilën ditë e më shumë ka edhe makina kineze nëpër rrugë”.

Turistët evropianë, që dikur kanë mbushur sheshet e Moskës dhe Shën Petersburgut në ditët e verës, janë zëvendësuar me turistë arabë dhe kinezë, ka thënë ai, pasi kompanitë ajrore ruse, të bllokuara nga shtetet perëndimore, kanë krijuar më shumë linja për në Lindje të Mesme dhe Azi.

Lufta ka detyruar Rusinë të riorientojë ekonominë drejt Azisë, sidomos Kinës, pasi Perëndimi i ka kufizuar ose ndalur importet e energjisë, dhe e ka shkëputur Rusinë prej tregjeve të veta financiare.

Edhe nëse marrëdhëniet diplomatike dhe biznesore me Perëndimin përmirësohen në tërësi, në rast të ndonjë marrëveshjeje për paqe, lidhjet tjera me Rusinë ka pak mundësi që të rikthehen në situatën e disa vjetëve më parë, sipas Weaferit.

“Rusët, jo domosdo do t’iu kthehen shprehive të vjetra të blerjes së mallrave perëndimore, apo të të udhëtarit në Perëndim, sepse janë mësuar me markat dhe destinacionet e reja”, ka thënë ai./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan