
KOSOVË- Nën organizimin e ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, në Kosovë është përkujtuar nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë nga Ukraina tre vjet më parë. Po ashtu, në Prishtinë është mbajtur edhe një protestë për të kundërshtuar këtë luftë.
Të pranishëm në ngjarjen e organizuar nga kori diplomatik ishin edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Osmani tha se që nga dita e parë kur nisi lufta Kosova e ka mbështetur Ukrainën, pasi e di se rreziqet janë të mëdha. Ajo tha se këto tre vjet kanë qenë me dhimbje të mëdha, humbje të mëdha, por edhe rezistencë të fuqishme nga populli ukrainas.
“Ne i kemi dhënë Ukrainës gjithçka që kemi mundur t’i japim, qoftë armë apo mbështetje të palëkundur, duke e ditur se fitorja e Ukrainës është fitorja jonë dhe humbja e Ukrainës është humbja jonë”, tha Osmani.
Kosova është rreshtuar me Perëndimin, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duke strehuar gazetarë ukrainas në vend. Osmani tha se Kosova dëshiron që Ukraina të dalë nga kjo luftë më e fortë e më e lirë, duke shtuar se populli ukrainas meriton të jetojë në paqe.
“Ditët e ardhshme do të formësojnë jo vetëm të ardhmen e Ukrainës, por ndoshta edhe të ardhmen e të gjithë ne që besojmë në një botë ku paqja triumfon ndaj luftës, ku liria triumfon ndaj frikës dhe ku jeta triumfon ndaj vdekjes dhe ku njerëzit që duan lirinë triumfojnë ndaj mekjeve gjenodicale dhe hegjemoniste”, tha Osmani.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës.
“Kjo luftë ka rëndësi të madhe për sigurinë e Evropës. E ardhmja e sigurisë së kontinentit tonë, dhe e rregullit ndërkombëtar është në rrezik sepse Rusia mund të mos ndalet aty nëse Ukraina do të dorëzohet. Prandaj duhet të vazhdohet mbështetja për Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht”, tha ai.
Ai tha se ditëve të fundit janë intensifikuar diskutime tpër paqe në Ukrainë, por paralajmëroi se nuk mund të keët bisedime për Ukrainën, pa Ukrainën, dhe nuk mund të ketë bisedime për sigurinë evropiane, pa evropianët.
“Një armëpushim pa garanci të sigurisë [për Ukrainën ]do të ishte e rrezikshme. Ne duam një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë, jo një armëpushim të brishtë”, tha ambasadori Guerot, teksa bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve dhe shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë.
Gjatë adresimit në ngjarjen për shënimin e trevjetorit të luftës në Ukrainë, Guerot i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja, dhe të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve.
“Situata në Kosovë nuk mund të ndahet nga tabloja më e gjerë e sigurisë të kontinentit tonë. Prandaj, ftoj Kosovën që të prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të shtetit të tyre dhe gjithë kontinentit”, tha ambasadori francez.
Më herët gjatë ditës, në Prishtinë u mbajt një protestë paqësore për të kundërshtuar luftën në Ukrainë. Të pranishmit ndezën qirinj në nderim të viktimave të kësaj lufte.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
24 Shkurt19:43
Trump pas takimit me Macron: Nëse veprojmë me zgjuarsi, lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda disa javësh!
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale pas takimit me presidentin francez tha se lufta në Ukra...
E.D
BOTA
24 Shkurt19:34
Analiza: Ukraina shënon trevjetorin e luftës, mes pasigurive për fatin e saj
UKRAINË- Presidenti Zelenskiy tha se tre vjet pas luftës, Ukraina vazhdon të luftojë për të mbrojtur territorin e saj dhe ka m&e...
BOTA
24 Shkurt18:44
Analiza e BBC: Pse Ukraina po negocion një marrëveshje mineralesh me SHBA-në?
UKRAINË- Kievi dhe Uashingtoni janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për aksesin e SHBA-së në depo...
E.D
BOTA
24 Shkurt17:59
Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030
UKRAINË- Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen është shprehur se procesi i pranimit të Ukrainës në Bashki...
b.z
BOTA
24 Shkurt17:58
I akuzuar për marrje rryshfeti, shtohet trysnia ligjore dhe politike ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut Eric Adams
Eric Adams
NJU JORK - Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams përballet me trysni në rritje ligjore dhe politike për shkak t...
BOTA
24 Shkurt17:46
Zëvendës kryeministrja e Ukrainës: Jemi në fazën përfundimtare të negociatave me SHBA-në për marrëveshjen e mineraleve
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna, ka deklaruar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë në fazën ...
E.D
BOTA
24 Shkurt17:27
Analiza: Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës
KOSOVË- Eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e paralajmëruara t&...
b.z
BOTA
24 Shkurt15:48
Metodologjia e Eurostat raporton inflacion 2.4% në muajin janar, më i lartë se matjet vendase 1.9%
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet komb&e...
E.D
BOTA
24 Shkurt15:44
Ndërron jetë diplomati amerikan Frank Wisner/ Ambasadori mori pjesë në bisedimet për statusin e Kosovës
SHBA- Diplomati amrikan Frank G. Wisner, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në New York. Lajmin për vdekjen e tij e ka...
b.z
BOTA
24 Shkurt15:30
"Pasiguri mbi të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike"/ Presidenti Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Macron
Trump, Macron
SHBA - Presidenti Donald Trump do të presë për bisedime të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presi...