Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

ITALI- Prokurorja italiane Annamaria Lucchetta, ka folur folur në një konferencë për shtyp lidhur me detajet tronditëse nga hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, 19-vjeçari Alessio Tucci, në qytetin Afragola.
Prokurorja u shpreh se autori Alessio Tucci veproi me mizori për vrarë 14-vjeçaren. Sipas prokurores, Tucci i shkaktoi viktimës një sërë goditjesh të rënda, duke e konsideruar këtë një akt të pastër mizorie.
“E kundërshtuam dhe gjykatësi u pajtua se Tucci veproi me egërsi. Një tjetër rrethanë rënduese ishte fakti se kishte ekzistuar një marrëdhënie emocionale mes tyre, e cila kishte marrë fund”, u shpreh Lucchetta.
Sipas mediave italaine Prokurorja shpjegoi se kthesa në hetim erdhi në momentin kur kamerat e sigurisë regjistruan Martinën në shoqërinë e Alessio Tucci-t, pranë një ndërtese në zonën rurale të Campo Moccia-s. Bazuar në këto pamje dhe në gjurmimin e telefonit celular të autorit, hetuesit arritën të përcaktonin vendndodhjen e trupit të pajetë të adoleshentes. Shpresa për ta gjetur Martinën gjallë, tha prokurorja, u shua plotësisht kur u zbuluan syzet e saj një send personal që ajo nuk e hiqte kurrë.
“Ishin syzet ato që na bënë të kuptojmë se gjithçka kishte marrë fund”, shtoi ajo.
Përballë provave të pakundërshtueshme, Alessio Tucci ka pranuar autorësinë e krimit gjatë seancës paraprake. Pranimi i tij, i bërë pas publikimit të pamjeve nga kamerat dhe analizës së të dhënave të telefonit, shënoi një tjetër hap drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik italian.
E mitura kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje për të shkuar me një shoqe për akullore dhe që atëherë ishte zhdukur. Prindërit e vajzës, pasi raportuan zhdukjen e saj në Polici, bënë edhe apel në rrjetet sociale duke i kërkuar kujdo që kishte informacione për vendndodhjen e vajzës së tyre që të kontaktonin Policinë. Kontakti i fundit telefonik që e mitura pati me prindërit e saj ishte rreth orës 20:30. Ajo kishte folur me nënën e saj dhe i kishte thënë se do të kthehej së shpejti në banesë, por ora kaloi dhe e mitura nuk u kthye kurë.
Më në fund, vajza u gjet e vdekur poshtë një dysheku, dy ditë më vonë, në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit "Moccia", në Afragola, provinca e Napolit. Pas zbulimit të trupit të të resë, para gazetarëve të pranishëm para shtëpisë së saj, nëna e viktimës së re tregoi për dhunën e mëparshme që kishte pësuar vajza e saj: Ai e kishte goditur me shuplakë dhe unë e kuptova se ai mund të ishte i dhunshëm dhe i thashë asaj ‘Martina, a do të vijë dikush të më thotë se ai të vrau?’” Dhe kështu ndodhi.
Ai erdhi në shtëpinë time dy javë më parë duke qarë, hëngri në shtëpinë tonë dhe tha se e donte. I thashë asaj 'Martina, nëse nuk e do më, lëre'”. Fqinjët e mi thanë se ishte djalë i mirë. Të dish që doli të ishte një përbindësh. Një përbindësh sepse pas vrasjes Tucci ishte në shtëpinë time. Dua drejtësi për vajzën time dhe burgim të përjetshëm për atë përbindësh. E trajtova si bir. Dhe të mendosh që ai dhe babai i tij morën pjesë gjithashtu në kërkimet për trupin e Martinës. Dëgjova se e kishin futur në një qese plehrash, por si mund ta bësh këtë?. Unë thjesht dua drejtësi!
Ndërsa autori ka rrëfyer krimin.
"Po, është e vërtetë. Unë e vrava. E godita me një gur,"-rrëfeu Tucci, i cili punonte herë pas here si punëtor ndërtimi, kishte qenë në një lidhje me Martinën për dy vitet e fundit, që kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Çifti ishte ndarë dy javë më parë, me vendim të të miturës.
Sipas hetimit fillestar, Martina u rrah për vdekje me një gur. Më pas, autori i krimit e fshehu trupin e saj të pajetë në një dollap, të cilin e ktheu përmbys dhe e mbuloi me sende dhe dyshekë, si përpjekje për të fshehur krimin e tij. Skena e vendit të ngjarjes, përshkruhet nga Policia si tronditëse.
Martina ishte studente në një shkollë kuzhine dhe ëndërronte të bëhej shefe kuzhine. Ata që e njihnin, flasin për një vajzë të qeshur me ambicie dhe vitalitet, e cila humbi jetën padrejtësisht dhe dhunshëm. Vrasja e saj trondit Italinë dhe rindez debatin rreth dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjes së të miturve nga marrëdhëniet toksike.
GAZA- Një banor i Gazës ka publikuar momentin tronditës kur Kulla Al Noor, një ndërtesë shumëkatëshe në veri t&eu...
trump, putin SHBA- Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në ...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi gjatë një tubimi në një uzinë çeliku, se do të dyfishoj&e...
SERBI- Ditën e nesërme, më 1 qershor, në 32 qytete të Serbisë do të mbahen protesta me emrin “Çohu Serbi&...
BRUKSEL- Fondet evropiane me vlerë më shumë se 1 miliard euro janë përdorur për projekte që shkelin të drejtat e ...
IRAN- Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele që janë afër nivele që kërkohen për arm...
volodymyr zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Rusisë për të përpa...
RUSI- Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatësisht të rimarr...
BULLGARI- Në Bullgari ka shpërthyer një valë protestash kundër planit të qeverisë për të hyrë në zon&eu...
KOSOVË- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkoj...