Përplasi pesë makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet autori
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partis&...
Në 20 ditë protestë përpara Kryeministrisë, Edi Rama ka dalë disa herë për t’iu përgjigjur protestuesve. He...
Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëv...
Futbollistit iranian Mehdi Torabi i ka skaduar viza amerikane pas ndeshjes hapëse të ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke e l&...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës. Sipas inf...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja makabre e 13-vjeçarit britanik nga ish-partneri i nënës së tij, i cili pasi qëlloi për vdekje të miturin bëri edhe vetëvrasje.
13-vjeçari Alfie Hallett u përshkrua nga ekipi i tij i basketbollit si një anëtar i çmuar i komunitetit dhe u vlerësua për gjurmën e pashlyeshme që la tek të gjithë ata që e njohën. Ai u sulmua për vdekje me një mjet të mprehtë nga ish-partneri i nënës së tij, ndërsa ajo qëndronte e lidhur para syve të djalit të saj.
Sipas ‘The Sun’, nëna e Alfie-t, gjithashtu shtetase britanike dhe anëtare e Gardës Republikane Kombëtare të Portugalisë (GNR), u plagos, por mbijetoi dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.
“Basketbolli ynë sot është më i varfër. Atleti ynë Alfie ndërroi jetë në moshën 13-vjeçare. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit të shtunën dhe luajti aq mirë sa dukej sikur e dinte se ishte e fundit. Do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe,” thuhej në deklaratën e klubit.
Policia portugeze po vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes. I dyshuari është identifikuar nga mediat lokale si 43-vjeçari Gonçalo Carvalho, i cili kishte një të kaluar kriminale dhe kishte vuajtur më parë një dënim të gjatë burgimi, me 15 vite për një tjetër vrasje që ai kishte kryer.
Sipas autoriteteve, nëna e Alfie-t e kishte denoncuar më herët ish-partnerin e saj për dhunë. Megjithëse çifti ishte ndarë zyrtarisht, ata ishin parë së bashku vetëm pak ditë para ngjarjes.
Policia Gjyqësore e Portugalisë konfirmoi se po heton vdekjen e adoleshentit dhe atë të autorit të dyshuar, duke shtuar se të dy kishin pësuar plagë nga mjet prerës. Autoritetet theksuan se familja kishte qenë më parë e njohur për rastet e raportuara të dhunës në familje gjatë viteve 2022 dhe 2023.
Një oficer policie mbeti gjithashtu i plagosur gjatë ndërhyrjes dhe po merr trajtim mjekësor.
Fqinjë dhe banorë të zonës kanë shprehur ngushëllime për familjen, duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe të dhimbshme për gjithë komunitetin.
Një stjuardese greke ka ndërruar jetë pas rrëzimit fatal të avionit me të cilin ajo po punonte, i cili u përplas në Anka...
Nga Rachel Wolf, FOX NEWS Presidenti Donald Trump përdori postimin e tij në ‘Truth Social’ në prag të Krishtlindjes për t&...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka miratuar zhvillimin e kokave bërthamore kompakte për raketa balistike, duke përmbysur vite...
Një video nga momenti i shpërthimit që ndodhi në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve pranë një dege banke, ...
Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 48-vjeçar për abuzim seksual të dy të miturve. Mediet malazeze raportuan se i dyshua...
Në fjalimin e tij tradicional drejtuar ukrainasve në prag të Krishtlindjeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bashkatdhetarët e...
Lumenjtë dhe zonat me rrëshqitje dheu të prekura nga përmbytjet vitet e fundit janë nën vëzhgim. Këtë Krishtlindje,...
Një stuhi e fuqishme atmosferike ka përfshirë Kaliforninë, duke detyruar qindra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre....
Tetë persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën gjatë një aksidenti me autobus pasagjerësh në veri të...
Policia zbuloi të mërkurën trupat e dy burrave dhe dy grave që besohet se i përkisnin një familjeje të vetme nga Lihtenshtajn...