
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se në mars të vitit 2027 do të nisë kryerja e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak “shumë të shkurtër”. Ai e bëri këtë njoftim gjatë një vizite për inspektimin e armatimit dhe pajisjeve në aeroportin ushtarak “Millenko Pavloviq” në Batajnicë, pranë Beogradit.
“Para kësaj do të fillojnë procedurat burokratike, ndërsa në mars do të fillojmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak shumë të shkurtër. Kjo do t’i forcojë më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Vuçiq. Ai nuk shpjegoi se sa do të zgjasë saktësisht ky shërbim “shumë i shkurtër”.
Në fillim të këtij viti, ai kishte paralajmëruar se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të rikthehej në dhjetor 2026 ose në mars 2027, dhe se do të zgjaste 75 ditë. Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.
Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit. Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.
Vuçiq më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi. Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar. Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.
Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Qershor16:46
Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite duke vrarë të 14 personat në bord. Avioni që i përkiste...
BOTA
28 Qershor16:36
U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin e Vico-s, një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tusc...
Piranjat News
BOTA
28 Qershor14:54
Pse Odisea ka shkaktuar kaq shumë polemika?
Adaptimi i epikës së lashtë greke të Homerit nga Chrisopher Nolan, me protagonistë Matt Damon, Zendaya dhe shumë të tjer&eu...
BOTA
28 Qershor14:42
Marrëveshja e paqes në rrezik/ Tensione dhe sulme në Hormuz, Trump: Irani nuk do të ekzistojë më!
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se nisi sulme shtesë kundër Iranit të shtunën, një provë e mëtejshme e marrëveshje...
BOTA
28 Qershor11:18
Moska ndërton mbrojtje raketore pranë fondacionit të vajzës së Putinit
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketore pranë një instituti kërkimor të lidhur me vajzën e pr...
BOTA
28 Qershor09:56
Jeta nën zjarrin e frontit/ Druzhkivka mes dronëve, vdekjeve dhe evakuimeve të rrezikshme
Sulmi me dron ndaj ndërtesës së banimit është vetëm një nga disa incidentet që Stepanov i dokumentoi ditët e fund...
BOTA
28 Qershor08:56
VIDEO/ Venezuelë,11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur
Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën u regjistrua në Karabageda, ku nj&eu...
BOTA
27 Qershor23:53
Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të As...
BOTA
27 Qershor23:33
Oprah Winfrey zbulon incidentin e fshehtë me Whitney Houston, përfaqësuesit e këngëtares mohojnë akuzat për drogë!
Oprah Winfrey zbulon se për vite me radhë kishte mbajtur të fshehtë një incident që përfshinte Whitney Houston. Sipas saj, Ho...
BOTA
27 Qershor23:24
Heroina e tërmetit në Venezuelë: Bashkëshortja e futbollistit humbi jetën duke mbrojtur me trup vajzën e tyre 1-vjeçare
Mes mijëra historive tragjike që la pas tërmeti shkatërrues në Venezuelë, njëra ka prekur zemrat e njerëzve në mbar...