
Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin e Vico-s, një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tuscias, Itali. Prej disa orësh vijojnë kërkimet për gjetjen e Luigi Cavallari, bashkëshortit të ministres italiane Eugenia Roccella.
Sipas informacioneve paraprake, Cavallari, 84 vjeç, ishte në një varkë me bashkëshorten e tij kur u hodh në ujë për të notuar, por papritur nuk u pa më të dilte në sipërfaqe. Ishte vetë ministrja ajo që dha alarmin dhe njoftoi autoritetet.
Menjëherë në zonë nisën operacionet e kërkimit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zhytësit e zjarrfikësve, ndërsa gjatë natës kërkimet janë vijuar edhe me mjete të specializuara, përfshirë një robot nënujor me telekomandim.
Për gjetjen e tij janë angazhuar ekipe zhytësish nga Roma, Napoli dhe Firence, të pajisur me mjete për kërkime në ujëra me shikueshmëri të ulët.
Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e zhdukjes së tij. Operacioni paraqitet i vështirë pasi liqeni i Vico-s ka një thellësi që arrin deri në rreth 50 metra dhe kushte të ndërlikuara në fundin e tij.
Luigi Cavallari është i njohur edhe për karrierën e tij akademike. Ai është profesor në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” të Chieti-Pescara dhe studiues në fushën e teknologjisë së arkitekturës. Ai dhe ministrja Roccella janë të martuar prej dekadash dhe kanë dy fëmijë.
Artikuj te sugjeruar
Piranjat News
BOTA
28 Qershor14:54
Pse Odisea ka shkaktuar kaq shumë polemika?
Adaptimi i epikës së lashtë greke të Homerit nga Chrisopher Nolan, me protagonistë Matt Damon, Zendaya dhe shumë të tjer&eu...
BOTA
28 Qershor14:42
Marrëveshja e paqes në rrezik/ Tensione dhe sulme në Hormuz, Trump: Irani nuk do të ekzistojë më!
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se nisi sulme shtesë kundër Iranit të shtunën, një provë e mëtejshme e marrëveshje...
BOTA
28 Qershor11:18
Moska ndërton mbrojtje raketore pranë fondacionit të vajzës së Putinit
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketore pranë një instituti kërkimor të lidhur me vajzën e pr...
BOTA
28 Qershor09:56
Jeta nën zjarrin e frontit/ Druzhkivka mes dronëve, vdekjeve dhe evakuimeve të rrezikshme
Sulmi me dron ndaj ndërtesës së banimit është vetëm një nga disa incidentet që Stepanov i dokumentoi ditët e fund...
BOTA
28 Qershor08:56
VIDEO/ Venezuelë,11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur
Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën u regjistrua në Karabageda, ku nj&eu...
BOTA
27 Qershor23:53
Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të As...
BOTA
27 Qershor23:33
Oprah Winfrey zbulon incidentin e fshehtë me Whitney Houston, përfaqësuesit e këngëtares mohojnë akuzat për drogë!
Oprah Winfrey zbulon se për vite me radhë kishte mbajtur të fshehtë një incident që përfshinte Whitney Houston. Sipas saj, Ho...
BOTA
27 Qershor23:24
Heroina e tërmetit në Venezuelë: Bashkëshortja e futbollistit humbi jetën duke mbrojtur me trup vajzën e tyre 1-vjeçare
Mes mijëra historive tragjike që la pas tërmeti shkatërrues në Venezuelë, njëra ka prekur zemrat e njerëzve në mbar...
BOTA
27 Qershor23:14
Princi William bëhet zyrtarisht miliarder, pasuria e tij tejkalon atë të Mbretit Charles
Princi William, trashëgimtar i fronit britanik, ka një pasuri neto prej 1.6 miliardë dollarësh, sipas llogarive të reja vjetore nga Gra...
BOTA
27 Qershor20:49
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të jap&eum...