BOTA

Wall Street Journal: SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 11:27

Wall Street Journal: SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni për t’i shoqëruar anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit, kanë raportuar mediat Wall Street Journal dhe Axios, teksa Irani ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet.

“Nisur nga kjo javë, administrata Trump planifikon të bëjë të ditur që shumë shtete janë pajtuar të formojnë një koalicion për t’i shoqëruar anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit”, ka raportuar Wall Street Journal më 15 mars, duke mos cituar me emra burimet amerikane.

Sipas raportimeve, kjo çështje është duke u diskutuar dhe që gjërat mund të lëvizin varësisht prej gjendjes së luftës. Diskutime ka edhe mes pjesëmarrësve se kur mund të nisë punën ky mision – teksa zgjasin luftimet apo vetëm pas një armëpushimi.

Axios, duke cituar burimet e veta ka raportuar më vonë se presidenti amerikan, Donald Trump shpreson ta bëjë të ditur këtë koalicion në javën në vazhdim dhe që është duke e shqyrtuar mundësinë e kapjes së Ishullit strategjik të Hargut – të cilin forcat ushtarake amerikane e bombarduan më 13 mars – në rast se trafiku vazhdon të mbetet i bllokuar në ngushticë.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “shtetet e botës që pranojnë naftën përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë zonë, dhe ne do të ndihmojmë SHUMË”.

Në një intervistë të publikuar më 16 mars nga Financial Times, Trump ka thënë se forcat e NATO-s përballen me një “të ardhme shumë të keqe” nëse një vend anëtar nuk i ndihmon Shtetet e Bashkuara në Iran.

Më 15 mars, kryeministri britanik, Keir Starmer ka biseduar me Trumpin për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit në mënyrë që të mos pengohen furnizimet globale, ka bërë të ditur Zyra e kryeministrit britanik.

Starmer ka diskutuar për këtë çështje edhe me kryeministrin kanadez, Mark Carney, me të cilin kanë diskutuar se si bllokada në ngushticë është duke prekur furnizimet globale. Ata janë zotuar se do t’i vazhdojnë diskutimet më 16 mars.

Shqetësimet për krizë të energjisë
Wall Street Journal ka raportuar edhe se kompani amerikane të naftës kanë paralajmëruar administratën amerikane se kriza me energjinë që është shkaktuar nga lufta në Iran ka mundësi të përkeqësohet.

Sipas gazetës, pas takimeve të njëpasnjëshme të zyrtarëve amerikanë me udhëheqësit e kompanive më të mëdha të naftës në SHBA, pengesat në ngushticë “do të vazhdojnë të krijojnë armiqësi në tregjet globale të energjisë”.

Për më tepër, sipas gazetës, nëse forcat ushtarake do të nisin shoqërimin e anijeve nëpër Hormuz teksa armiqësitë janë në zhvillim e sipër, atëherë kjo gjë do të shënojë fazë të re të rrezikshme në luftën e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Teherani ka nisur sulme drejt aleatëve arabë të SHBA-së në rajon dhe mund t’i shënjestrojë anijet e huaja në ngushticë, ndonëse Trump dhe zyrtarë tjerë amerikanë kanë thënë se marina e Iranit është shkatërruar gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.

Pavarësisht se është goditur nga këto dy shtete prej ajrit, Irani vazhdon të nisë sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit dhe aleatëve arabë të SHBA-së në rajon.

Ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araqchi e ka hedhur poshtë një pretendim të Trumpit se Teherani po kërkon të negociojë me Uashingtonin. Trump ka thënë se nuk është gati për bisedime sepse “kushtet e Teheranit nuk janë mjaftueshëm të mira”.

Iraku vëren pasojat e luftës
Ndërkohë, Iraku vazhdon t’i vërejë pasojat e luftës në shtetin fqinj, pasi autoritetet atje janë duke raportuar për sulme të shumëfishta, ose kundër grupeve të afërta me Iranin, ose në bazat amerikane.

Autoritetet irakiane kanë thënë se pesë persona janë plagosur më 15 mars në një sulm me raketë në kompleksin e aeroportit të Bagdadit, ku gjendet një objekt diplomatik amerikan.

Në aeroportin e Bagdadit gjendet edhe një kompleks i madh ushtarak, një qendër burgu ku mbahen shumë të dyshuar për terrorizëm si dhe një qendër diplomatike dhe logjistike e SHBA-së.

Prej nisjes së luftës, Iraku e ka mbyllur hapësirën e vet ajrore në gjithë shtetin.

Iraku konsiderohet aleat i SHBA-së, por aty ka edhe popullsi të madhe shiite dhe milici e forca politike të lidhura me Iranin.

Milicitë e lidhura me Iranin kanë thënë të kenë kryer sulme ditore me dronë dhe raketa kundër bazave amerikane.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, ka thënë se Izraeli ka ende mijëra shënjestra për t’i goditur brenda Iranit.

“Ne ende kemi mijëra shënjestra brenda Iranit dhe jemi duke identifikuar shënjestra të reja çdo ditë”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Izraeli është duke vazhduar sulmet ndaj qendrave ku besohet se strehohen pjesëtarë të Hezbollahut në Liban.

Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Ushtria izraelite ka thënë më 15 mars se është duke goditur infrastrukturën e Hezbollahut në jug të Bejrutit, pas bastisjeve që janë kryer më parë më afër kufirit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë