Bllokohet Kapshtica, greva e doganierëve grekë pezullon kalimin e mjeteve
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Një reagim i fortë ka ardhur nga deputetja Marjana Koçeku, në lidhje me përfshirjen e zonave të Shalës, Shoshit dhe Pulti...
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...
Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fsha...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht l...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjeh...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohe...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ai dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike "të gjatë dhe kuptimplotë" të mërkurën, kontakti i tyre i parë i njohur që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një vit më parë.
Telefonata, për të cilën zyrtarët thanë se zgjati gati një orë, u pa si një zhvillim domethënës në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit. Kjo vjen dy muaj pasi Pekini, i cili ka qenë prej kohësh i lidhur me Rusinë, tha se dëshironte të vepronte si ndërmjetës në konflikt dhe pasi zoti Xi vizitoi Moskën muajin e kaluar.
Telefonata bëhet gjithashtu në një kohë kur Ukraina po përgatit forcat e saj për një kundërofensivë të mundshme pranverore.
"Unë besoj se kjo telefonatë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t'i japin një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe", thuhet në një postim të zotit Zelenskyy në Facebook pa dhënë detaje të mëtejshme. Zyra e tij tha se më shumë detaje të bisedës mes udhëheqësve të Kinës dhe Ukrainës do të publikohen më vonë.
Në Kinë, telefonata u njoftua nga mediat shtetërore. Televizioni Qendror i Kinës tha se Pekini synon të dërgojë një diplomat në Kiev për të diskutuar mbi gjetjen e "një zgjidhjeje politike" për luftën.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, përgëzoi qasjen e Kinës, por ishte e ashpër ndaj qëndrimit të Ukrainës. Ajo vlerësoi "gatishmërinë e Pekinit për të filluar një proces negociatash (paqësore), ndërsa kritikoi atë që ajo e quajti "refuzim të Kievit ndaj çdo iniciative të mirë që synon gjetjen e një zgjidhjeje".
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë e mirëpriti telefonatën midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskiy, por tha se ishte shumë herët për të thënë nëse kjo do të çonte në një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se telefonata ishte "diçka pozitive", por shtoi se "ne ende nuk e dimë" nëse kjo bisedë do të rezultojë në një lëvizje kuptimplotë drejt paqes.
Bisedimet mes dy udhëheqësve ishin parashikuar për javë të tëra, pasi Kina paraqiti një propozim prej 12 pikash për t'u dhënë fund luftimeve. Për Kinën, telefonata ishte një hap tjetër drejt një përfshirjeje më të madhe në zgjidhjen e konfliktit.
Propozimi i paqes erdhi pas njoftimit të Kinës se ajo do të dëshironte të vepronte si ndërmjetëse në luftën që ka rigjallëruar aleancat perëndimore që konsiderohen nga Pekini dhe Moska si rivale. Me këtë hap, qeveria e Preisdentit Xi përforcoi pretendimin se Kina mban një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, pavarësisht bllokimit të përpjekjeve në OKB për të dënuar agresionin rus. Ndërsa Zelenskyy e ka afruar vendin e tij më pranë NATO-s dhe u është lutur me sukses anëtarëve të aleancës që t'i dërgojnë Ukrainës armë të sofistikuara për të ndihmuar në mposhtjen e Rusisë, Pekini ka akuzuar Perëndimin për provokim të konfliktit dhe "nxitjen e luftimeve" duke i ofruar Kievit armë mbrojtëse.
Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë, për herë të parë, në një takim global të...
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është i burgosur, thotë se kundër tij ka nisur një hetim i ri, këtë her&...
Para gjysmë viti serbët nga veriu i Kosovës u tërhoqën nga policia dhe drejtësia e Kosovës dhe tani për shkak të ...
SHBA- Një hap historik në tabelën politike të shahut është bërë nga republikanët pasi përdorën për...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka emëruar Pavel Ryabikin, ish-ministër i Industrisë Strategjike, si ambasador t&eum...
Vetëm disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni tjetër plastik, Christina Asten Gurkani, modelja e OnlyFans dhe vajza e cila i ngjaso...
RUSI- Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë, atletët rusë janë duke shpresuar që do t&eum...
BRITANI E MADHE- Ekspertët kanë arritur një ‘hap të rëndësishëm përpara’ në kërkimin pë...
MAQEDONI E VERIUT- Fatmata quhet emigrantja 23-vjeçare e cila vdiq të mërkurën e kaluar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia pë...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një çift i moshuar u gjetën të vdekur brenda banesë...