
Polonia planifikon t’ia japë pjesën e mbetur të aeroplanëve luftarakë MiG-29, të epokës sovjetike, Ukrainës në këmbim të teknologjisë për dronët, tha Ministria e Mbrojtjes më 10 dhjetor. Polonia ka zëvendësuar aeroplanët e saj të vjetër sovjetikë me avionë F-16 të prodhimit amerikan dhe FA-50, të prodhimit të Koresë së Jugut, dhe pret dorëzimin e 32 aeroplanëve F-35 që ka porositur në SHBA.
“MiG-ët po arrijnë fundin e shërbimit të tyre, që do të thotë se do të tërhiqen nga ushtria polake dhe ne po diskutojmë për transferimin e tyre në palën ukrainase”, tha ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, për radion publike polake, Trojka. Sipas Kosiniak-Kamysz, ky këmbim mund të përfshijë po ashtu “transferimin e teknologjive, për shembull në fushën e dronëve dhe raketave nga Ukraina në Poloni”.
Polonia, e cila i ka dhënë shumë nga avionët e saj MiG-29 Ukrainës pasi Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj, ende ka edhe 14 avionë të tillë, sipas raporteve mediale. “Bisedimet po vazhdojnë, dhe jemi të vendosur t’i finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Kosiniak-Kamysz. Ai shtoi se Polonia po përfiton tashmë nga ekspertiza ukrainase në trajnimin ushtarak për dronë. “Ukrainasit janë më të mirët sa i përket dronëve në mesin e të gjitha vendeve me të cilat kemi marrëdhënie të mira”. Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është ndër mbështetëset më të fuqishme të Ukrainës, duke shërbyer si qendër për dërgesat ushtarake dhe humanitare drejt Kievit./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Dhjetor13:09
Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE
Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të zgjerimit më 4 nëntor, duke dhënë vlerësime të detajuara për...
BOTA
10 Dhjetor12:07
'Siberia e Greqisë'/ Fshati ku dimri zgjat 7 muaj dhe temperaturat zbresin në -21°C
Në Greqi, edhe zonat më veriore rrallë përjetojnë dimra vërtet të ashpër. Por ka një përjashtim: Kato Nevrok...
BOTA
10 Dhjetor11:58
Ura e Sidneit ndriçohet pas ndalimit të mediave sociale në Australi
Ura e Portit në Sidnei u ndriçua me ngjyra jeshile dhe të arta të mërkurën (10 dhjetor) për të shënuar ndalimin e...
BOTA
10 Dhjetor11:52
Tragjedi, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave
Dy ndërtesa katërkatëshe u shembën në qytetin maroken të Fes, duke vrarë të paktën 19 persona, sipas një numri...
BOTA
10 Dhjetor11:53
Fëmijët në Australi u zgjuan sot pa rrjete sociale! Kryeministri Albanese: Familjet po marrin përsëri pushtetin
Fëmijët në të gjithë Australinë u zgjuan këtë të mërkurë pa qasje në llogarinë e tyre në...
BOTA
10 Dhjetor11:09
Donbasi dhe më gjerë, pengesat territoriale për paqen në Ukrainë. Pse numri i madh i të vrarëve forcon vendosmërinë e Putin
Midis një vale të shpejtë diplomacie lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje paqeje, presidenti...
BOTA
10 Dhjetor11:06
Sulmet me dron nga Ukraina, mbyllet rafineria e madhe ruse e naftës
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi është detyruar të ndërpresë plotësisht pu...
BOTA
10 Dhjetor11:06
Tensionet mes Tajlandës dhe Kamboxhias, Trump i bindur: Kam zgjidhur tetë luftëra! Do t’i telefonoj
Tensione mes autoriteteve tajlandeze dhe Kamboxhias. Kjo e fundit akuzohet se ka vendosur armatim në një zonë të diskutueshme pranë p...
BOTA
10 Dhjetor10:58
Kremlini: Trump, lideri i vetëm perëndimor që kupton qëndrimin e Moskës ndaj Ukrainës
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Këshillin e Federatës këtë mëngjes vlerësoi Donald Trumpin si liderin e...
BOTA
10 Dhjetor10:35
SHBA konfirmon se po heton vdekjet e mundshme për shkak të vaksinave kundër COVID-it
Administrata Federale e Barnave e SHBA-së (FDA) po heton vdekjet e mundshme nga vaksinat kundër COVID -19 tek fëmijët dhe të rriturit...