BOTA

"Kujdes nga politikanët që e mendojnë se ç'do të shkruhet për ta në librat e historisë!" Beteja për Kancelar në Gjermani/ DW: Fjalëpak, por Olaf Scholz ka besim te vetja

M.B. Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 08:31

"Kujdes nga politikanët që e mendojnë se

GJERMANIA- Ishte shtatori i vitit 2024 kur socialdemokrati, Olaf Scholz, u pyet në një intervistë për gazetën berlineze "Tagesspiegel" se çfarë shpresonte të shkruhej për të në librat e historisë. Përgjigjja e shkurtër dhe e thatë e 66-vjeçarit: "Mendoj se duhet të kemi kujdes nga politikanët që e mendojnë këtë para ose gjatë mandatit të tyre." 

Ndoshta, tani ai po reflekton disi më shumë. Koalicioni i tij qeverisës, i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja, u shpërbërë para kohe. Nëse SPD-ja i humb zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025 dhe CDU-ja merr përgjegjësinë mbi kancelarinë, atëherë Scholz do të bëhet kancelari socialdemokrat me mandatin më të shkurtër në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. 

Por Olaf Scholz është i vendosur për fitore – me të njëjtën këmbëngulje që kishte edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Atëherë, ashtu si tani, në sondazhe SPD-japërkrahej vetëm nga 15% e elektoratit, (me luhatje të vogla në sondazhe, shën. red.)  dhe Scholzin e tallnin për optimizmin e tij stoik. Por disa gabime të CDU-së i dhanë avantazh dhe socialdemokratët dolën fitues me 25.7% të votave. 

Scholz është përballur me shumë situata të vështira dhe kritike në karrierën e tij politike, por si kancelar ka pasur më shumë sfida njëkohësisht se çdo kancelar tjetër para tij. Vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, Rusia pushtoi Ukrainën. 

Që atëherë, pyetja ka qenë si mund ta mbështesë Gjermania Ukrainën ushtarakisht pa u përfshirë drejtpërdrejt në luftë. Scholz e ka trajtuar këtë çështje me kujdes, por shpesh është akuzuar për hezitim. Ai vetë e quan këtë qasje "maturi". Lufta ka sjellë pasoja: krizë energjetike, inflacion, rënie ekonomike, konflikte për politikën e azilit në BE dhe rritjen e paprecedentë të ekstremit të djathtë.

Një qeveri e përçarë nga grindjet 

Koalicioni tripartiak i qendrës së majtë mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së ishte një aleancë plot kontradikta. I formuar nga domosdoshmëria për të siguruar një shumicë parlamentare, ky bashkim mes dy partive të majta dhe një partie ekonomike liberale nuk mundi të funksiononte gjatë. Konfliktet e vazhdueshme e bënë këtë qeveri më të papëlqyerën në historinë e Republikës Federale. 

Por Scholz nuk u ndikua nga kjo. Ai nuk e la veten të shqetësohej nga humbja e besimit të publikut dhe nuk reagoi ndaj popullaritetit të tij të ulët. Motoja e tij: të dëgjojë sondazhet, por të mos komentojë mbi to dhe të mos ndryshojë politikën në varësi të tyre. Ai gjithmonë përsëriste: gjithçka është e mundur. 

Socialdemokrat qysh në rini

Për Scholz, posti i kancelarit federal është kulmimi i një karriere politike që ka nisur dekada më parë. Ai u bë aktiv në rininë socialdemokrate (Juso), ku mbështeste ide socialiste radikale dhe kritike ndaj kapitalizmit. Pasi u anëtarësua në SPD si student në vitin 1975, ai punoi për shumë vite si avokat i specializuar në të drejtën e punës në Hamburg, duke mësuar nga afër mekanizmat e ekonomisë dhe biznesit privat. Kjo eksperiencë e formësoi qasjen e tij pragmatike në politikë. 

Rrugëtimin në administratën publike e nisi si senator për punët e brendshme në Hamburg, për të vijuar më pas si ministër federal i Punës në koalicionin e parë të madh nën kancelaren kristiandemokrate, Angela Merkel, dhe më pas si kryebashkiak i qytet-shtetit të Hamburgut. Në vitin 2018, u kthye në Berlin si ministër i Financave dhe zëvendëskancelar në qeverinë e kancelares Merkel. 

Fjalime nga "Scholzomati" 

Një nga nofkat që e ka ndjekur Scholzin gjatë gjithë karrierës së tij është "Scholzomat", një kombinim i fjalëve "Scholz" dhe "automat". Kjo fjalë u krijua nga gazeta e përjavshme "Die Zeit", gjatë kohës që ai ishte sekretar i përgjithshëm i SPD-së (2002-2004), për të përshkruar mënyrën e tij të komunikimit: teknik, burokratik dhe i ftohtë, si një makinë që përsërit të njëjtat mesazhe politike. 

Ky imazh prej burokrati të mërzitshëm dhe pa karizëm e ndoqi për vite. Vetë Scholz e konsideron veten një pragmatist të përqendruar te puna, i cili flet aq sa është e nevojshme. 

SPD-ja nuk e donte si kryetar 

Vetëm vonë ai e kuptoi, se politika kërkon edhe aftësi për të komunikuar dhe për të ndërtuar një imazh personal. Gjatë garës për kreun e SPD-së në vitin 2019, ai tentoi ta ndryshonte këtë imazh: u tregua më emocional, më i afrueshëm dhe më i buzëqeshur. Por, sërish, nuk e fitoi besimin e partisë. SPD-ja kërkonte një lider më të majtë dhe zgjodhi një dyshe tjetër në krye. 

Nga humbës në kandidat për kancelar 

Edhe këtë humbje Scholz e përballoi me gjakftohtësi. Ai vijoi punën si ministër i Financave dhe nuk ndërhyri në udhëheqjen e re të partisë, duke pritur momentin e tij. Në fund, SPD-ja e emëroi si kandidat për kancelar, duke e ditur se asnjë prej drejtuesve të saj nuk kishte eksperiencën e nevojshme për të sfiduar CDU-në. 

Gjatë pandemisë COVID-19, Scholz u tregua i shpejtë në sigurimin e kredive dhe ndihmave financiare, duke u bërë një figurë kyçe në krizë.Ai përdorte fraza të shkurtra dhe të qarta si "Wumms" dhe "Doppel-Wumms", që nënkupton aksione me goditje të përqendruara, ose dyfish të përqendruara, duke i siguruar atij një imazh të një lideri që vepron shpejt. 

Edhe si kancelar, Scholz vazhdoi të ishte i rezervuar dhe i heshtur, duke mos kuptuar se komunikimi është një pjesë thelbësore e këtij posti. Heshtja e tij në momente kyçe dhe mungesa e qartësisë në fjalimet e tij bënë që popullariteti i tij të bjerë. 

Në SPD, disa menduan se partia do të kishte më shumë shanse nëse kandidati për kancelar do të bëhej ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai është politikani më i pëlqyer në sondazhe. Por në nëntor 2024, Pistorius deklaroi hapur se mbështet Scholzin, duke u dhënë fund spekulimeve.  A do ta ndihmojë kjo Scholzin të sigurojë një mandat të dytë? Kjo mbetet për t'u parë në zgjedhjet e 23 shkurtit 2025./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan