Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë, shumë të vështirë” me të cilën po përballet ushtria ukrainase, pasi mbrojtjet ajrore u detyruan të shkatërronin valë të shumta dronësh rusë që synonin kryeqytetin Kiev.
Ndërkohë, homologu i tij rus, Vladimir Putin, përdori një festë shtetërore për të përsëritur angazhimin për t’i arritur objektivat e tij në Ukrainë. Pas një takimi më 30 shtator me komandantët kryesorë, Zelensky deklaroi se “gjithçka që mund të bëhet këtë vjeshtë, gjithçka që mund të arrijmë, duhet të arrihet”.
Zelensky theksoi rëndësinë e takimit të ardhshëm të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani dhe nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë.
“Gjithçka varet nga secili anëtar i ekipit ukrainas. Tani duhet të punojmë sa më shumë që t’i arrijmë para Ramsteinit”, shtoi ai, duke iu referuar takimit të planifikuar për 12 tetor.
Në fushëbetejë, Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev, tha se nuk pati dëme pasi “valët” e dronëve sulmues u shkatërruan gjatë një alarmi pesë orësh ajror në qytet, që filloi rreth orës 1 të mëngjesit më 30 shtator. Ky ishte sulmi i dhjetë ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas këtë muaj.
Komandanti i administratës ushtarake i rajonit të Kievit, Ruslan Kravchenko, tha më vonë se mbetjet e dronëve të shkatërruar ranë në gjashtë distrikte, por nuk shkaktuan viktima, por vetëm dëme të vogla.
Autoritetet ushtarake ukrainase thanë se katër njerëz kanë vdekur dhe 37 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse gjatë 24 orëve të fundit në rajonet e Donjeckut, Hersonit, Harkivit, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhjas. Ata thanë se Rusia lëshoi 73 dronë sulmues dhe tre raketa gjatë natës, dhe mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 67 nga dronët dhe një nga raketat.
Në Rusi, Putini u zotua të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë në një mesazh më 30 shtator për përvjetorin e shpalljes së tij të njëanshme në 2022, që pretendonte aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës pjesërisht të kontrolluara nga trupat ruse. Kombet e Bashkuara kanë miratuar disa rezoluta që konfirmojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që nga pushtimi dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014 dhe mbështetje për separatistët në Ukrainën lindore tetë vite përpara fillimit të pushtimit të shkallës së plotë në shkurt 2022.
“E vërteta është në anën tonë”, tha Putin në mesazhin e tij. “Të gjitha qëllimet e vendosura do të arrihen”.
Qeveria ruse më 30 shtator njoftoi planet për të rritur shpenzimet për mbrojtjen me rreth 30 për qind për vitin 2025, pasi lufta e gjatë në Ukrainë – e parashikuar fillimisht nga Kremlini si një pushtim i shpejtë dhe fitimtar – ka vazhduar për 31 muaj.
Një draft buxheti tregoi se Rusia planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes vitin e ardhshëm në 13.5 trilionë rubla, duke drejtuar më shumë burime drejt luftës në Ukrainë edhe pse ekonomia e vendit vazhdon të përballet me sanksionet perëndimore./ REL
LIBAN- Izraeli duket i gatshëm të kryejë një pushtim të kufizuar tokësor të Libanit jugor që do të fokusohet n&eu...
LIBAN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të rekomandojë përdorimin e forcë...
SHBA- Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 30 shtator se Izraeli ka njoftuar SHBA-në se ës...
LIBAN- Të shtëna të rënda artilerie janë dëgjuar në Libanin jugor, mes frikës për një operacion të mund...
LIBAN- Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hënën dhe pritet që të vazhdojnë t&eum...
Foto ilustruese SHBA- Vetëm këtë vit, rreth 8 milionë të rinj mbushin moshën 18 vjeçare, duke fituar të drejt&eum...
SHBA- Dy motra binjake të adoptuara nga familje të ndryshme kur ishin vetëm pesë muajshe, janë ribashkuar së fundmi në SHBA...
Foto ilustruese ITALI- Ndryshimet klimatike kanë detyruar Italinë dhe Zvicrën të rishikojnë kufijt&e...
Ryan Wesley Routh SHBA- Një burrë që, sipas autoriteteve, kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të ish-presidentit a...
GJERMANI- Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjerman...