Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GJERMANI - Është hera e katërt që nga krijimi i Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1949 që në vend mbahen zgjedhje të parakohshme. Një përmbledhje e shkurtër.
Në Gjermani, zgjedhjet parlamentare mbahen çdo katër vjet, por në raste krizash politike, Bundestagu mund të shpërndahet më herët. Vetë deputetët nuk mund të vendosin për zgjedhje të parakohshme, as kancelari nuk ka kompetencën për ta bërë këtë. Kushtetuta e lejon shpërndarjen e Bundestagut vetëm në dy raste:
- Kur një kandidat për kancelar nuk arrin shumicën absolute të votave në Bundestag pas një zgjedhjeje të re.
- Kur kancelari aktual humb votën e besimit dhe propozon shpërbërjen e parlamentit.
Një alternativë tjetër është që kancelari të japë dorëheqjen ose të vazhdojë si qeveri pakice, por kjo zakonisht nuk ndodh. Zgjedhjet e 23 shkurtit janë zgjedhjet e katërta të parakohshme për Bundestagun gjerman.
1972: Willy Brandt (SPD) dhe politika ndaj Lindjes
Kancelari socialdemokrat Willy Brandt ishte i pari që promovoi një politikë afrimi me vendet e Bllokut Lindor (Ostpolitik), e cila krijoi ndarje të thella politike në Gjermani. Për shkak të këtij kursi, disa deputetë të SPD dhe FDP u larguan nga koalicioni, duke krijuar një bllokadë të punës parlamentare. Për të krijuar qartësi politike, Brandt qëllimisht humbi votën e besimit, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të 19 nëntorit 1972.
Rezultati: SPD fitoi 45.8% të votave, përqindja më e lartë e saj ndonjëherë. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 91.1%, më e larta në historinë gjermane.
1983: Helmut Kohl (CDU) kërkon legjitimitet
Në vitin 1982, kancelari Helmut Schmidt (SPD) u rrëzua me një votë mosbesimi dhe u zëvendësua nga Helmut Kohl (CDU) me mbështetjen e FDP-së. Si kancelar i zgjedhur nga Bundestagu, por jo nga zgjedhësit, Kohl kërkoi një mandat të qartë nga votuesit. Ai qëllimisht humbi votën e besimit në dhjetor 1982, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të 6 marsit 1983.
Rezultati: CDU/CSU fitoi me shumicë të qartë dhe vazhdoi qeverisjen pa pengesa.
2005: Gerhard Schröder rrezikon dhe humbet
Në vitin 2005, kancelari Gerhard Schröder (SPD) përballej me pakënaqësi të madhe për reformat në tregun e punës dhe sistemin social ("Agenda 2010"). Ai kërkoi të testonte mbështetjen e tij në Bundestag duke humbur qëllimisht votën e besimit më 1 korrik 2005.
Rezultati: Në zgjedhjet e 18 shtatorit 2005, kancelarja e re u bë Angela Merkel (CDU), e cila formoi koalicionin e saj të parë të madh me SPD-në. Kështu filloi epoka 16-vjeçare e Merkelit.
2025: Shpërbërja e koalicionit çon në zgjedhje të reja
Në nëntor 2024, kancelari Olaf Scholz (SPD) shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner, pas mosmarrëveshjeve mbi frenin e borxhit dhe financimin e ndihmës për Ukrainën. Si reagim, e gjithë FDP u largua nga qeveria, duke e lënë Gjermaninë me një qeveri pakice të përbërë vetëm nga SPD dhe Të Gjelbrit. Me një parlament të bllokuar dhe pa shumicë, Scholz parashtroi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, të cilin e humbi qëllimisht. Më 27 dhjetor, Presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau Bundestagun dhe shpalli 23 shkurtin 2025 si datë zgjedhejesh në reja./DW
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se do të loboj për heqjen e "non-grata-s" në Shtetet e Bashkuara t&...
RUSIA- Një rafineri e naftës në qytetin Riazan në Rusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, pasi Kievi e kreu n...
Kryeministri bavarez, Markus Söder dhe ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann GJERMANI - Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg q&...
SHBA- Nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka reaguar pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin e publikimit të mijëra do...
BRITANI- Stuhia Eowyn ka goditur Britaninë e Madhe teksa shkollat dhe shërbimet hekurudhore janë mbyllur. Sipas mediave të huaja, dhj...
Scholz, Macron SHBA - Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron nënvizuan në Pari...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusis&eu...
ANTARKTIDA- Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktida drejt ishullit të ...
Zjarre KALIFORNI - Urdhrat e evakuimit u hoqën për dhjetëra mijëra njerëz pasi zjarrfikësit ishin në gjendje të nga...
Protestë SERBI - “Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në pro...