BOTA

Zgjedhjet europiane/ Përballja me Brexit, pandeminë e Covid-19 dhe luftën Rusi-Ukrainë, cilat janë arritjet e Parlamentit të BE-së?

r.ll Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 08:23
Zgjedhjet europiane/ Përballja me Brexit, pandeminë e Covid-19 dhe
parlamenti

BRUKSEL- Fillimisht largimi i Britanisë së Madhe nga BE, pastaj Pandemia e COVID-19, pastaj lufta e Rusisë në Ukrainë, - që prej zgjedhjeve të fundit europiane zhvilluar në vitin 2019, parlamentarët europianë kanë qenë para sfidave të mëdha. Prandaj njeriu harron lehtë, cilat kanë qenë temat e agjendës.

Green Deal: Si janë punët me premtimet për klimën?

Në vitin 2019, Komisioni Europian, organi ekzekutiv i BE-së, prezantoi një plan për të ulur deri në vitin 2030 emisionet e dioksidit të karbonit në BE me 55 përqind që sasisë që ka qenë në vitin 1990, dhe deri në vitin 2050 për të arritur neutralitetin e emisioneve. Në këtë mënyrë u reagua ndaj presionit të ushtruar prej të rinjve aktivistë që dolën të protestonin në rrugë në shumë vende, në të ashtuquajturën "valën e gjelbërt”. Gjatë zgjedhjeve të para pesë vjetëve shumë deputetë të gjelbër morën vende në Parlamentin Europian, si kurrë më parë.

Që nga ajo kohë Parlamenti i BE-së, ka marrë pjesë në bisedimet për përpilimin e disa ligjeve, me anë të të cilave mendohet të mbahen premtimet për përmbushjen e Pakteve të Gjelbërta, Green Deals. Mes tyre bëjnë pjesë për shembull planet për ndalimin dekadën e ardhshme të prodhimit të automobilëve me motor djegës dhe vendosjen e taksave mbi produkte të caktuara importi që mbajnë vulën e prodhimit të sasisë së lartë të dioksidit të karbonit, në mënyrë që ata që ndotin ambientin të detyrohen të paguajnë.

"Parlamenti Europian e ka dëshmuar veten se është ligjvënës me përvojë në çështjet e politikës së ambientit”, thotë Peggy Corlin, drejtuese e zyrës në Bruksel të Institutit të Fondacionit Robert-Schuman.

Gjatë këtyre ditëve sondazhet kanë treguar se tendenca shkon në disfavor të Të Gjelbërve. Për shkak të protestave zhvilluar në mbarë BE-në, Brukseli liberalizoi disa rregulla për ekonominë ekologjike, në mënyrë që të lehtësojë bujqit.

Dhe në muajin shkurt, ligjet me ndihmën e të cilave natyra e shkatërruar duhet kthyer sërish në gjendje të mirë, ekologjike, mezi arritën të merrnin aprovimin në votimin përfundimtar. Fraksioni më i madh i qendrës së djathtë, ktheu mbrapsht përkrahjen e ligjit, sepse kishte rezerva për sigurinë e lëndëve ushqimore. Në kuadër të bisedimeve teksti i ligjit u zbut në mënyrë të konsiderueshme. Mbrojtësit e klimës i kritikuan të dyja versionet se zbusin premtimet e bëra më parë për klimën.

BE nxorri ligjet e para në botë për inteligjencën artificiale dhe Big Tech

Që prej vitit 2019, BE ka nxjerrë një seri ligjesh për të frenuar pushtetin e kompanive të mëdha të teknologjisë. Vitin e kaluar hyri në fuqi një rregullore e re, e cila detyron platformat online që të luftojnë në mënyrë aktive përmbajtjet e dëmshme.

BE vuri në funksion disa herë kompetencat e reja digjitale dhe kontrolloi rrjetet sociale. Kështu me presionin e ushtruar nga BE, u ndaluan pjesë të aplikacionit TikTokLite që kishin të bënin me një sistem të diskutueshëm shpërblimi.

Andrea Renda, drejtor kërkimor në institutin Centre for European Policy Studies me qendër në Bruksel, tha për Deutsche Wellen, se deputetët e BE-së, morën pjesë "në mënyrë të konsiderueshme" në ashpërsimin e ligjeve të para për rregullimin e Inteligjencës Artificiale. Megjithatë, paralajmëroi Renda, BE ndodhet para një „problemi të madh zbatimi", sepse çdo rregull është pajisur me procese të ndryshme zbatimi.

Migracioni në BE: megjithë arritjet vazhdojnë kundërshtimet

Për një kohë të gjatë vazhdon të jetë një nga temat më të diskutueshme: migracioni dhe politika e azilit të BE-së. Pas diskutimeve dhjetravjeçare, në fillim të muajit prill, Parlamenti i BE-së dha aprovimin përfundimtar të reformës së azilit. Shumë qeveri kombëtare e cilësuan këtë si histori suksesi.

Sipas ligjeve të reja, çdo vend i BE-së duhet të pranojë një numër të caktuar të migrantëve që mbërrijnë në brigjet e BE-së, ose duhet t'i paguajë një dëmshpërblim vendeve të tjera që i marrin migrantët. Për të përshpejtuar dëbimet, azilkërkuesit do të vlerësohen edhe sipas propabilitetit të pranimit të kërkesës së azilit. Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë këtë ligj të ri.

"Sipas këndvështrimit të ligjvënësit dhe duke patur parasysh gjithë procesin rezultati mund të shihet si sukses," thotë Helena Hahn, analiste migracioni në institutin European Policy Center, me qendër në Bruksel. Por, thotë Hahn, rezultati zhgënjeu edhe shumë qeveri.

"Arsyeja, pse deputetët thanë Po më në fund, është gjykimi se është më mirë me një pakt, sidoqë të jetë ai, se sa pa pakt fare. Nëse reformat nuk do të ishin aprovuar, atëherë me siguri që do të merrej një shuplakë në zgjedhje," shpjegon ajo. "Partitë e qendrës dhe spektrit të majtë nuk donin të përballeshin me këto pasoja."

Futje hundësh nga jashtë: Spiunë në shtëpinë e demokracisë europiane?

Hijet e një serie skandalesh për futje hundësh të supozuara nga fuqitë jo europiane, bien ende mbi Parlamentin. Në vitin 2022, prokuroria belge kreu një hetim për një sistem ndikimi mbi deputetët që mendohet të jetë bërë kundrejt pagesave. Rasti u bë i njohur si „Katargate", megjithëse Katari hodhi poshtë të ketë marrë pjesë në të.

Në prill të këtij viti, u shfaqën njëra pas tjetrës njoftime për një aksion të supozuar rus propagande, dhe para fillimit të javës një punonjës i një deputeti gjerman të BE-së, u arrestua me akuzën e kryerjes së spiunazhit për Kinën. "Unë pyes çfarë do ndodhë tjetër," thotë për Deutsche Wellen, deputeti socialdemokrat gjerman në Parlamentin Europian, Gabriele Bischoff. "Është vërtet e rëndësishme që ne të bëjmë demokracinë tonë rezistente ndaj ndikimeve të huaja." Vitin e kaluar Parlamenti Europian forcoi mbrojtjen e Whistleblowern dhe ashpërsoi rregullat e transparencës për deputetët.

Politika e BE: Përkrahje për Ukrainën, dënim të Rusisë

Parlamenti Europian nuk mund të vendosë ligje me forcën e vet. Ai është i detyruar të diskutojë propozimet e tij me Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE-së. Prandaj, Dhoma e tij shpesh luan me „pushtetin e dobët”, dhe nxjerr rezoluta që nuk janë ligjërisht të detyrueshme, për të rritur kështu persionin mbi institucionet e tjera të BE-së.

Deputeti europian i qendrës, Billy Kelleher nga Irlanda tregon se parlamentarët e ushtruan këtë lloj ndikimi në kuadër të luftës ruse në Ukrainë. Ata detyruan qeveritë që të ulin varësinë nga gazi rus dhe të forcojnë përkrahjen për Ukrainën.

"Parlamenti ishte me të tjerët që në fillim kur që me një listë të zgjeruar sanksionesh kundër Rusisë, detyruan uljen e aftësisë së saj për të financuar luftën në Ukrainë," thotë Kelleher për Deutsche Wellen. Ai është një mes shumë deputetëve, që ka vizituar Ukrainën, që në shkurt të 2022.

Përndryshe Parlamenti ka pak pushtet direkt në politikën e jashtme, sepse vendimet merren nga qeveritë e BE-së. Deputetët kërkojnë gjithjë e më shumë rritjen e ndikimit. Me argumentin, se ata janë zgjedhur në fund të fundit direkt nga qytetarët e BE-së për të qenë anëtarë të Parlamentit.

Por kjo nuk është diçka me prioritet për të gjithë politikanët BE-së. "Ne duhet të respektojmë vendimet e qeverive kombëtare, sepse ata janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit," thotë deputeti europian, Nicola Procaccini, kryetar i fraksionit nacionalist të djathtë ECR.

Ashtu si partitë e spektrit të qendrës së djathtë deri tek të djathtët e skajshëm edhe partia e Procaccinisit mund të marrë në zgjedhjet e BE-së të këtij qershori vota nga votat e qendrës dhe të majtës./Marrë nga DW. 

parlamenti i be zgjedhjet ne be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan