Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
SHBA- Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke përmendur një ligj të ri në Kaliforni për identitetin gjinor si “shtysën e fundit” për marrjen e vendimit
Miliarderi, i cili javën e kaluar shprehu mbështetjen për republikanin Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, po vendos në Teksas pothuajse të gjitha selitë e kompanive të tij, përfshirë kompaninë Tesla në vitin 2021.
Njeriu më i pasur në botë, zoti Musk e ndryshoi rezidencën e tij në vitin 2021 nga Kalifornia për në Teksas, shtet i cili nuk ka tatim shtetëror mbi të ardhurat për banorët e tij. Një ligj i ri në Kaliforni, i cili i ndalon drejtoritë arsimore që të kërkojnë nga mësuesit t’i njoftojnë prindërit kur një nxënës ndryshon identitetin gjinor ose orientimin seksual, ndihmoi në nxitjen e njoftimit të së martës, tha zoti Musk.
“Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij, që vë në shënjestër familjet dhe bizneset”, tha zoti Musk duke shpjeguar vendimin e tij në rrjetin X. Ai ka një vajzë transgjinore.
Gjatë viteve të fundit, shefi i kompanive SpaceX dhe Tesla është shprehur hapur për politikën në vend dhe ka kritikuar shpesh administratën e Presidentit Biden dhe qëndrimet e demokratëve për çështje të ndryshme, përfshirë të drejtat transgjinore dhe imigracionin.
Historikisht, votuesit në Kaliforni i kanë mbështetur kandidatët demokratë, ndërsa Teksasi konsiderohet një bastion i fuqishëm republikan. Zoti Musk tha se zyra kryesore e firmës SpaceX do të zhvendoset në një objekt ekzistues në Boca Chica, Teksas, ndërsa X do të zhvendoset në Austin. Është e paqartë se në çfarë shkalle do të transferohen nga Kalifornia në Teksas vendet e punës dhe objektet e kompanive të tij.
Kompania SpaceX ka një seli madhështore pranë qytetit Los Anxhelos në Kaliforni, një qendër të rëndësishme ku mijëra punonjës ndërtojnë raketën e fuqishme Falcon 9, kapsulat Dragon për astronautët dhe disa satelitë.
Në vitin 2021, zoti Musk zhvendosi zyrat qendrore të firmës Tesla nga Kalifornia në Teksas, por vitin e kaluar tha se Kalifornia do të mbetet qendra për inxhinierinë. Më herët këtë vit, ai zhvendosi nga shteti Delauer dokumentat ligjore të themelimit të korporatës SpaceX, pas një vendimi të një gjykatëseje që anuloi planin e kompensimit të zotit Musk prej 56 miliardë dollarësh nga firma Tesla, siç ishte rënë dakord në vitin 2018 përmes një vote nga aksionarët./ VOA
zelensky dhe filippo UKRAINË- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të sigurojë një ...
donald trump SHBA- Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin...
SHBA- Eric Trump tha se ai ishte dëshmitar i atentatit ndaj babait të tij teksa e shikonte televizor me fëmijët e tij të vegjël....
SHBA- Autoritetet amerikane kanë zbardhur itinerarin e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks 48 orë përpara se të qëllonte me snaj...
Foto ilustruese KOSOVA- Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë q&eu...
Foto ilustruese KOSOVA- Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Doni...
SHBA- Autoritetet amerikane morën informacione nga një burim javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar vrasjen e D...
Viktor Obran BRUKSEL- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban të martën pasi ai nisi nj&eu...
SHBA- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është takuar me Donald Trump dhe ka publikuar një foto ku të dy shfaqen krah për krah.&...
GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të martën të rrisë presionin ndaj Hamasit në Gazën e shkatërruar nga...