BOTA

Zjarret në Los Angeles, rreziku ende nuk është shmangur

n.f Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 07:57

Zjarret në Los Angeles, rreziku ende nuk është shmangur

SHBA- Sipas shifrave zyrtare deri tani prej zjarreve shkatërruese në Los Anxhelos kanë humbur jetën të paktën 24 vetë. Autoritetet paralajmërojnë se rreziku ende nuk është shmangur. Autoritetet në Los Anxhelos njoftojnë se kushtet e motit janë të rrezikshme dhe se prej tyre mund të rindizen zjarret. Erërat që priten dhe thatësira përbëjnë një rrezik të lartë për zjarri në pjesën më të madhe të Los Anxhelosit, tha shefi i Zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelosit, Anthony Marrone. Kurse drejtorja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Kristin Crowley, bëri të qartë se rreziku ende nuk është shmangur dhe kërkoi që të mos ulet vigjilenca.

Shtohet numri i të vdekurve


Autoritetet amerikane thonë se në zonën më të madhe të Los Anxhelosit, numri i njerëzve të vdekur nga zjarret e tmerrshme të ditëve të fundit është rritur në 24 - më parë ishin raportuar 16 të vdekur. Sipas raportit të fundit, 16 persona humbën jetën në zjarrin "Eaton" pranë Altadenës dhe Pasadenës, ndërsa tetë vdiqën në rrethin perëndimor pranë Paqësorit. Operacionet e shuarjes së zjarrit janë duke vazhduar, por zjarri ka përfshirë shumë godina dhe akoma nuk është nën kontroll. Kjo është një tjetër arsye pse autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet.

Frika se ka më shumë viktima


Sipas të dhënave të zjarrfikësve Cal Fire, 12.000 ndërtesa u shkatërruan, duke përfshirë edhe shtëpi e kasolle. Vetëm i ashtuquajturi "Zjarri Palisades" shkatërroi 9.500 hektarë, ndërsa zjarri "Eaton"shkatërroi rreth 5.660 hektarë. Sipas guvernatorit kalifornian Gavin Newsom, mund të duhen gjashtë deri në nëntë muaj për të pastruar rrënojat paszjarreve në Los Anxhelos për t'u pastruar. Së pari, inspektimi i të gjitha ndërtesave të prekura duhet të përfundojë brenda dy javësh, tha Newsom për CNN.

Në ditët në vijim, njëra pas tjetrës do të fotografohen dhe imazhet dhe do të publikohen në një faqe interneti, tha guvernatori. Kjo do t'u mundësojë banorëve të marrin informacion për gjendjen e ndërtesave pa pasur nevojë të udhëtojnë në zonat aktualisht të rrethuara. Shumë njerëz aktualisht nuk e dinë nëse shtëpia e tyre është djegur apo jo. Deri tani policia ka mundur të shoqërojë vetëm disa persona në pronat e tyre. Fotot do të përdoren edhe për të kontaktuar kompanitë e sigurimeve. Fushata e fotografimeve filloi në fundjavë.


Autoritetet njoftojnë për arrestimin e një grabitësi me uniformë zjarrfikësi. Policia e ka arrestuar ate "gjatë një vjedhjeje të një shtëpie", tha sherifi i një zone në Los Anxhelos, Robert Luna. Sipas policisë, burri me një uniformë të rreme zjarrfikëse ishte pjesë e një grupi prej tre personash, që po qëndronin ilegalisht në zonën e kufizuar.

"Ka njerëz që do të bënin gjithçka për të shfrytëzuar viktimat të kësaj tragjedie”, tha shefi i LAPD-së Jim Mcdonnell. Burri përballet me një dënim më të ashpër se grabitësit e tjerë, sepse ai u maskua si zjarrfikës. Kjo formë e plaçkitjes dhe keqpërdorimit të veshjeve të autoriteteve është e dënueshme në Kaliforni me heqje lirie deri në një vit. Që nga e premtja janë angazhuar për mbrojtjen e zonave edhe ushtarët e Gardës Kombëtare. Ditët e fundit janë angazhuar edhe më shumë autoritete për shuarjen e zjarreve, por deri tani nuk kanë arritur t'i fusin nën kontroll të plotë./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan