Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
KOSOVË- E premte, 11 qershor 1998. Shtëpia e familjes Ahmeti në Rezallë të Skënderajt sulmohet me granata nga forcat serbe. Nga sulmi mbetet i vrarë djali i vogël i familjes, Leotrimi shtatëvjeçar. Ajo ditë do të mbetet përherë në kujtimet e vëllait të madh të Leotrimit, Bahriut. Në ato momente, ai nuk kishte qenë në shtëpi pasi që ishte i angazhuar si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“E kam marrë vesh në mbrëmje. Fatkeqësisht s’kam mundur ta gjej të gjallë. Kur kam mbërritur unë, ai veçse kishte vdekur”, thotë Bahriu për Radion Evropa e Lirë, që në atë kohë ishte 26-vjeç.
Si vëlla i madh i Leotrimit, ai ka shumë kujtime të ëmbla me të.
“Leotrimi ka qenë një djalë shumë i urtë, një fëmijë shumë i dashur për secilin. Kush e ka takuar Leotrimin, edhe nëse nuk e ka njohur, e ka dashur. Sepse ashtu ka qenë i krijuar... Zoti e kishte bërë për vete të tillë”, shton ai.
Me sytë drejt statujës së Leotrimit, tani të vendosur në sheshin kryesor të Skënderajt, Bahriu shprehet mirënjohës që tani ka mundësi ta shohë sërish figurën e Leotrimit, edhe pse këtë herë në bronz.
“Nga sot, në mesin tonë, e kemi edhe Leotrimin. S’kam menduar që del një skulptor që mund ta sjellë Leotrimin kaq të vërtetë. Në çdo gjë i ngjason atij”, përfundon ai.
Për skulptorin e kësaj shtatoreje, Sabri Behramajn, puna tremujore për këtë vepër ka qenë sfiduese për shkak të historisë që bart më vete shtatorja.
“Figura e Leotrimit më ka dhuruar emocione të papërsëritshme sepse vazhdimisht e kam ndier dhimbjen dhe historinë e Leotrimit. Ka qenë i vështirë i gjithë procesi i realizimit”, thotë Behramaj për Radion Evropa e Lirë.
Behramaj ia kishte vendosur vetes qëllim ta realizojë këtë shtatore sapo kishte dëgjuar rrëfimin e nënës së Leotrimit, Shukries, për vrasjen e djalit të saj. Nga rrëfimi i nënës së tij, Leotrimi, pasi është plagosur, i ka thënë se ka diçka në bark, që është “i sëmurë nga barku”. Pas disa orëve, ai ka vdekur.
Nëna e Leotrimit ishte e pranishme edhe më 18 qershor, në përurimin e shtatores së Leotrimit në Skënderaj, dhe ndiqte dhjetëra fëmijë teksa linin karafila të bardhë e të kuq pranë shtatores. Ceremoninë e përurimit të shtatores e ndoqën qindra persona në Skënderaj. Në mesin e tyre ishte edhe Rushit Jeta nga komuna e Skënderajt, i cili emocionohej gjatë ceremonisë, megjithëse historinë e Leotrimit e dinte edhe më parë.
Jeta, i cili gjatë luftës ishte vetëm 16 vjeç, ka dëgjuar edhe për shumë fëmijë të tjerë me histori të ngjashme si Leotrimi.
“Është një histori që është e trishtë për ta dëgjuar, por është e rëndësishme për ta dëgjuar... për ta kuptuar se nga ku erdhi rrugëtimi ynë dhe sa e shtrenjtë ka qenë liria për ne”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC), nga më shumë se 13 mijë të vdekurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi dhjetë mijë janë viktima civile. Prej tyre, mbi 1.000 janë fëmijë. Dy vjet më parë, ky Fond publikoi një raport lidhur me memorialet e ngritura lidhur për luftën e fundit në Kosovë dhe gjeti se ato i karakterizon fokusi në grupet e armatosura e jo në viktima civile, si dhe mungesa e përfshirjes së grave dhe minoriteteve etnike si viktima. Për këtë arsye, thotë Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i HLC-së, skulptura e Leotrimit ka rëndësi të veçantë.
“Shtatorja e Leotrimit është e jashtëzakonshme sepse e paraqet Leotrimin ashtu qysh ka qenë. Pra, si një fëmijë. Dhe, kjo sigurisht që nxit emocione te kushdo që e viziton këtë memorial”, thotë Blakaj për Radion Evropa e Lirë.
Blakaj e cilëson këtë si mënyrën më të mirë për të memorializuar të kaluarën e Kosovës - pa memoriale plot armë e me skena të dhunshme.
“Jo të krijohen mite përmes memorialeve, por të kemi memoriale që krijojnë empati me viktimat, me familjet e viktimave, me komunitetin e viktimave. Pra, që informojnë publikun, të rinjtë e të huajt që i vizitojnë ato memoriale”, shton ai.
Në vitin 2019, HLC-ja kishte hapur një ekspozitë të titulluar “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Vëllai i Leotrimit, Bahriu, shpreson që kjo statujë të shërbejë si mësim për të mos e harruar të kaluarën.
“Ky memorial simbolizon të gjithë fëmijët e rënë për lirinë e Kosovës. Mesazhi im është të mos harrohet e kaluara. Dikush këtë liri e ka paguar shtrenjtë, ta dimë vlerën e gjakut që është derdhur”, përfundon ai.
Marre nga REL
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve ndërkufitare dhe uljen e te...
Vladmir Putin dhe Kim Jong Un KOREA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut herët të mërkurë...
GREQI- Qytetarët në Greqi janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të lartë ...
Foto ilustruese SHBA- Më shumë se 70 milionë amerikanë rreth një në pesë banorë janë duke jetuar nën alar...
MAL I ZI- Presidenti bullgar Rumen Radev doli nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi. Bëhet me dije se arsyeja që u la...
BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë ka ndohur ku një kryebashkiak i Rio de Janeiro të Brazilit u kap duke iu bashkuar një takimi në ...
TURQI- David Thomas Blyth, me origjinë nga Edinburg në Skoci, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij këngëtaren e komedi...
SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një konferencë tha ...
KROJEJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin, Phenian, duke filluar zyrtarisht vizitën e tij të parë n...
ROMË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë. Bëhet me dije se një e moshuar ka humbur jetë nga uria. Gjithashtu viktima j...