Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Në diskursin publik të KM ka një fjali që është përsëritur ndër vite si postulat: “drejtësia ka punën e vet.” Por mënyra si përdoret kjo fjali ka më shumë peshë sesa vetë fjalia. Sepse aty ku ai pretendon neutralitet, fshihet selektiviteti. Dhe hipokrizi të kësaj natyre kjo tokë rrallë ka parë.
Po marr dy raste domethënëse: Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku. Krahasimi, është gracka ku shpirti politik i Ramës kapet si laraska — do thoshte Shekspiri, rahmet pastë.
Rasti Ahmetaj – Kalkulim i ftohtë politik
Kur drejtësia kërkoi arrestimin e Ahmetajt, Rama nuk e dramatizoi. Nuk foli për “komplot”. Nuk shpalli “vijë të kuqe”. Nuk sulmoi SPAK-un.
Mesazhi ishte i thatë, “Drejtësia të bëjë punën e vet”.
Ishte një distancim i kalkuluar. Ahmetaj u la vetëm. Asnjë betejë publike. Asnjë përplasje institucionale. Ishte një “djegie e kontrolluar”: një kurban i përzgjedhur, një “dash” mbi të cilin do të ngarkoheshin paudhësi të ideuara e të ekzekutuara nga vetë KM. Inceneratorë, afera, dosje — të gjitha gati për t’u mbyllur me një kokë të “prerë”. Por gjirokastriti nuk e hëngri. Nuk pranoi të bëhej kurban. U largua. Dhe, për hir të së vërtetës, falë tij sot shqiptarët kanë një telajo më të qartë se si ka funksionuar dhe funksionon organizata kriminale që, me emër arti, quhet “Rilindje”.
Rasti Balluku – Alarm dhe mburojë politike
Tani shohim një tjetër ton. Një tjetër energji. Një tjetër nerv. Rama i sotëm, pa maskë, flet ndryshe për drejtësinë. Dje ishte në rol.
- Mbrojtje e fortë publike.
- Retorikë kundër drejtësisë.
- Narrative për sulme politike.
- Fjalë për “kalim vije të kuqe”.
Këtu “mosndërhyrja” nuk tingëllon më si ftohtësia e dikurshme me Ahmetajn. Këtu tingëllon si mobilizim. Dallimi nuk është vetëm në tone. Është në intensitet. Në pozicionim. Në frikë.
Pyetja është e thjeshtë:
Nëse drejtësia është e pavarur dhe duhet respektuar gjithmonë, pse nuk mbahet i njëjti qëndrim kur prek një tjetër zëvendëskryeministër — si Ahmetaj, apo tjerë bashkëpunëtorë si Koka, Beqaj, madje edhe Veliaj?
Sepse formula është kjo:
- Kur drejtësia godet dikë të sakrifikueshëm - “nuk i ndërhyjmë.”
- Kur drejtësia afrohet te pragu i shtëpisë “Po kalohet vijë e kuqe.”
Pra, që të kuptohemi, nuk kemi dy qëndrime të Ramës për drejtësinë. Kemi një qëndrim të tijin ndaj rrezikut.
-Kur drejtësinë e ndërsen si qen gjahu ai vetë, distancim dhe etikë institucionale.
-Kur drejtësisë ia vendosin dosjet në tavolinë ndërkombëtarët dhe i thonë ec për tek bërthama e pushtetit - kemi mburojë politike dhe alarm publik.
“Nuk komentoj veprimet e drejtësisë” dje, “Drejtësia po kalon vijat e kuqe” sot — kjo nuk është parim. Është komunikim. Është piar, si i thonë këta të rilindjes.
Në mbyllje, Edi Rama nuk ka dy standarde për drejtësinë. Një ka. Standardi është i thjeshtë: -kë të lejoj unë, rraseni brenda.
-kë të lënë partnerët ndërkombëtarë në tavolinë për mua — ikni tutje.
Pra, fjalia “nuk i ndërhyjmë drejtësisë” nuk ka qenë parim, por hipokrizi.
Nga Irena Beqiraj Atelies së maxhorancës ku qepen ligje me porosi i është shtuar Zamira, e cila pa u menduar dy herë propozon që...
Projektligji parashikon që masa e sigurimit “pezullim nga detyra” të mos aplikohet jo vetëm ndaj të zgjedhurve (deputetë,...
E patë materialin? Edhe një tjetër kryetar bashkie që shkon në burg. Edison Memolla. Emër që shumë prej jush ndoshta n...
Nga Irena Beqiraj Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një forc...
Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria k...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e dinë saktë se liria pa drejtësi është vetëm n...
Nga Irena Beqiraj Imagjinoni për një moment një vend ku gjithçka që ndodh shkruhet në dy regjistra. Njëri është ...
Nga Piranjat News Vendimi i ndarë i Gjykatës Kushtetuese në çështjen që lidhet me ministren Belinda Balluku nuk ësht&eum...
Nga Piranjat News Është shtyrë edhe një herë gjyqi për Belinda Ballukun në Gjykatën Kushtetuese. Por në kë...
Nga Eduard Halimi Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “republikë prokurorësh”,...