7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Nga Irena Beqiraj
Imagjinoni për një moment një vend ku gjithçka që ndodh shkruhet në dy regjistra. Njëri është trasparent i dukshëm për të gjithë: taksat që paguhen, ligjet e zbatura apo shkelura, dënimet e vuajtura. Tjetri është i padukshëm, por shumë më i rëndë.
Një burrë vjedh bukë. Regjistri transparent shënon vjedhjen, ndërsa i padukshmi regjistron një trup të uritur, frikën e një dyqanxhiu, një fëmijë që shikon dhe mëson se si duket mbijetesa.
Një grua "mbyll sytë" për të mbajtur punën e saj. Regjistri transparent ngre supet, asnjë ligj i shkelur. I padukshmi shënon një thyerje të besimit, një gërryerje të qetë që do të dalë në pah më vonë.
Një udhëheqës shfrytëzon pushtetin për të përfituar më shumë pushtet. Regjistri transparent e quan strategji. Regjistri padukshëm mbushet me emra delinkuetësh që nuk do të shqiptohen kurrë me zë të lartë.
E pra, regjistri i dukshëm është një hartë, një përfaqësim simbolik i një territori ku ndahet e e drejta me të gabuarën, por ai nuk është territori.
Ndërsa regjistri i padukshëm është thelbi i karakterit kolektiv dhe themelor të kombit: fryma e tij publike, mënyra e jetesës dhe kuptimi i përbashkët i autoritetit dhe ligjeve morale të së drejtës dhe të gabuarës. Shkurt ai është territori simbolik ku operon kombi.
Sipas pikëpamjes tonë Kushtetuta mbetet një tekst i shenjtë, gati magjik që përcakton të drejtat tona dhe i mbron ato duke kufizuar fuqitë e qeverisë. Fjalët në faqet e saj janë ngritur në një status gjysmë transcendent, sikur të ishin një formë shkrimi i shenjtë i pajisur me autoritetin e tyre sovran. Ky autoritet përcakton rregullat çfarë është e lejueshme e çfarë jo, dhe njerëzit e mençur të veshur me rrobën e gjykatësit interpretojnë, "sola scriptura", këto parime kombëtare. Duke e lexuar në germë ata përpiqen të përcaktojnë nëse ligjet veprimet apo mos veprimet e institucioneve apo individëve përputhen ose e kanë tejkaluar autoritetin që u është dhënë atyre nga Kushtetuta. Në këtë kuptim, Kushtetuta formon themelin për sundimin e ligjit.
Por, Kushtetuta nuk është një garanci se rezultatet do të jenë gjithmonë të drejta ose të kënaqshme. Ajo nuk ekziston për të zgjidhur çdo problem ose për të hequr barrën e zgjedhjeve të vështira, dhe nuk ka pasur kurrë për qëllim të na mbrojë nga mosmarrëveshjet. Ajo është menduar të përdorej nga qytetarët që e kuptojnë qëllimin e saj, që janë të gatshëm të ngadalësojnë gjërat duke u rezistuar zgjidhjeve që duken të drejta, por që e dobësojnë në heshtje sistemin .
Pas gjithë kësaj fshihet një e vërtetë e pakëndshme. Një Kushtetutë nuk mund të shpëtojë një popull që pret që ajo të bëjë punën për ta. Ajo mund të kufizojë pushtetin, të kanalizojë autoritetin dhe të krijojë hapësirë për liri, por ajo nuk mund të prodhojë virtytin.
Por mbi të gjitha ajo nuk mund të funksionojë kur fryma mbi të cilën është projektuar ndryshon katërcipërisht nga ajo mbi të cilën një shoqëri operon.
Fryma me të cilën ne qeverisemi, është tërësisht e ndryshme nga ajo që përshkruhet në çdo Kushtetutë e një vendi demokratik. Ne e kemi humbur sensin sesi është projektuar e sesi duhet të funksionojë sistemi demokratik , pasi realiteti i brendshëm i përshkruar në regjistrin e padukshëm tregon se llogaridhënia, përgjegjësia edhe transparenca të cilat janë thelbësore për demokracinë edhe për funksionimin e ligjit bazë të saj Kushtetutës, janë braktisur njëherë e mirë . Të pa aftë për ta korrigjuar ketë anomali me veprime politike demokratike na ka mbetur vetëm të gjykojmë interpretimet , arsyet, shtysat dhe vendimet e gjyqtarëve kushtetues.
Ndarja e konstitucionalistëve tanë për çështjen " Balluku", është një rast që përtej çdo skenari tjetër tregon se ndërsa fryma me të cilën qeverisemi edhe drejtohemi nuk ka asnjë lidhje me virtytet edhe territorin moral një shoqërie demokratike Kushtetuta, dhe të gjitha llojet e ligjmëritë kushtetuese që rrjedhin prej saj, mbeten një dekor juridik që nuk mund dhe nuk do të na shpëtojnë më.
Nga Piranjat News Vendimi i ndarë i Gjykatës Kushtetuese në çështjen që lidhet me ministren Belinda Balluku nuk ësht&eum...
Nga Piranjat News Është shtyrë edhe një herë gjyqi për Belinda Ballukun në Gjykatën Kushtetuese. Por në kë...
Nga Eduard Halimi Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “republikë prokurorësh”,...
Sot me ndryshimet në Kodin Penal u shfuqizua pika 7 e nenit 28, e cila kishte në thelb përfitimin e anëtarit të grupit të struktur...
Pasi i jam drejtuar me shkresë zyrtare Autoritetit Rrugor Shqiptar për Rrugën e Arbrit, konkretisht për Tunelin e Murrizit, duke ngritur d...
Udhëtimi i Edi Ramës në Izrael, i shoqëruar nga një delegacion i fryrë deri në grotesk, më shumë sesa një akt ...
Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca (tri palë të pavarura), ishin në një qëndrim kundër vendimit të SPAK dhe GJKKO-së e...
Nga Luçiano Boçi Në “agun” e saj kjo qeverisje premtoi të ishte një karvan në ecje, fjalë së cilë...
Testi me tre hapa i GJEDNJ-së për ‘Tribunal established by law’: Rasti Cani dhe cënueshmëria e vendimeve në rastet Berisha ...
Ftesa për Edi Ramën nga presidenti Trump duhet interpretuar dhe ndriçuar me kujdes, madje më shumë se zakonisht, për shkak t&eum...