Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...
Në Zvërnec nuk u poshtërua vetëm një protestues që u mor zvarrë. U poshtërua vetë institucioni i policisë.
Kur disa gango civilë hedhin spraj piper, gurë dhe ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësore para syve të efektivëve, dhe këta të fundit ulin kokën, qytetarët fillojnë të pyesin se kush është shteti.
Më keq akoma, pas ngjarjes, policia gënjeu.
Kur pamjet filmike treguan krejt të kundërtën. Pasoi një ndjesë publike (për herë të parë) dhe më pas shkarkimi i drejtorit.
Por problemi nuk është vetëm gënjeshtra.
Problemi është se policia veproi sikur "shteti" të ishte pala që kishte pronësinë mbi gardhin me tela me gjemba.
Në vitin 2020, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, policia dha versione që u rrëzuan shumë shpejt nga faktet. Pas valës së protestave, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen.
Edhe më herët kemi parë raste kur grupe kriminale apo individë të lidhur me botën e krimit kanë tentuar të përcjellin të njëjtin mesazh: “shteti jemi ne”. Kujtojmë këtu dhunën me shkopinj bejsbolli nga Rrajat, ngjarje që çoi në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Në çdo rast, përtej goditjes së viktimës, dëmi më i madh shkaktohet kur policia heziton të reagojë, kur mbyll sytë, kur relativizon ose kur përpiqet të justifikojë atë që publiku e ka parë qartë me sytë e vet.
Në protestat e opozitës, ndërkohë, kemi parë një polici krejt tjetër.
Aty ajo nuk ka hezituar të përdorë gaz lotsjellës, ujëhedhës, kordonë dhe arrestime. Në këto raste, shteti shfaqet me të gjithë forcën e tij. Por, kur përballë ka "gango" që ushtrojnë dhunë, policia zbythet.
Ky standard i dyfishtë është burimi i mosbesimit dhe pika që e derdh zemërimin në rrugë.
Edhe arrestimi i dhunshëm i ish-Presidentit të Republikës mbetet në kujtesën e shume qytetarëve si një tjetër moment kur policia u perceptua më shumë si instrument force sesa si garant i ligjit.
Ngjarja në Zvërnec nuk është rrufe në qiell të pastër.
Shkreptimat dhe vetëtimat janë dëgjuar dhe më parë edhe më herët.
Një shtet demokratik funksionon mbi një parim të thjeshtë: monopoli i forcës i përket vetëm shtetit dhe ushtrohet ekskluzivisht në mënyrë proporcionale sipas ligjit.
Në momentin kur qytetarët shohin se dhuna tolerohet, justifikohet apo mbrohet, ndërsa ligji zbatohet me dy standarde, shteti fillon e humbet autoritetin e tij moral.
Dhe historia tregon se ngjarjet e mëdha rrallëherë paralajmërohen.
Ato ndodhin kur grumbullohen shumë padrejtësi të vogla, heshtje, apati, arrogancë dhe shumë gënjeshtra.
Pastaj vjen një moment kur shoqëria thotë vetëm dy fjalë: “Boll më!"...dhe mjafton një pikë për të derdhur gjithë gotën dhe për të krijuar një reaksion zinxhir që nuk dihet ku dhe si përfundon!
Nga Irena Beqiraj Sot të gjithë duhet të jemi në shesh kundër formës më të rrezikshme të korrupsionit kapj...
Nga Florian Binaj Tek kjo intervistë e Nicola Graterit, prokurorit anti-mafie, shumë vetë mund të habiten me faktet që ai sjell p&eu...
Nga Florjan Binaj Sapo pamë një investigim ku në Shqipëri, një mjek mbulon 9 laboratorë, në një mjedis ligjor të p...
Sot kur shumica e dites te shkon Scroll ne video disa sekondeshe shpeshhere dhe te bera me AI, perqendrimi eshte thjesht luks prone e vogel e shume pak person...
Nga Julia Ilirjani Sot të gjithë po flasin për servilizmin e artistit. Për artistin që me ndërgjegje bëhet kozmetikë...
Nga Çim Peka Do ta filloj këtë emision me një kërkesë ndjesë. Ndjesë ndaj gazetarit Gjergj Luca. Kisha menduar që...
Nga Ori Nebiaj Unë jam dyzet vjeç. Dhe dua t’i vë një emër brezit tim. Ka pasur brez të luftës, brez të humbur...
Nga Mimoza Hafizi Mirëmbrëma, Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. T&e...
Nga Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...
Nga Jonida Mukja Mirëmbrëma.Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&e...