Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...

Nga Florian Binaj
Tek kjo intervistë e Nicola Graterit, prokurorit anti-mafie, shumë vetë mund të habiten me faktet që ai sjell për krimin, biznesin e politikën shqiptare.
Sigurisht, ato që tha janë fakte shokuese.
Por, ajo që më bën më shumë përshtypje mua, është diçka tejtër.
Ajo që tha, se ka mbi 35 vjet që nuk ka një jetë të tijën. Që nuk shkon në restorante. Nuk shkon në teatër. Nuk del të pijë një kafe buzë detit me shokët. Edhe pse jeton në vendin e ushqimit, detit e kulturës së shkëlqyer.
Nuk del, sepse kjo është kostoja që i duhet të paguajë për punën që bën.
Nuk tha, “i kontrolloj restorantet para se të hyj”. Nuk shkon fare!
Unë kur e dëgjova, pata turp. Jo për të. Për ne. Ai ka 35 vjet, kështu. Ndërkohë ne kemi veëtm 10 vjet me reformë në drejtësi dhe treçereku i prokuroëve e gjykatësve nuk e kaloi dot vetingun.
Dhe prapë, për fat të keq, nuk e kemi akoma një Nicola Gratteri.
Ka diçka në fushën e drejtësisë që funksionon ndryshe nga shumë profesione të tjera.
Nuk mund të luash me dy porta. Nuk mund të jesh edhe i pakompromis në zbatimin e ligjit, edhe i dhënë pas luksit, pushimeve ekzotike, verës së shtenjtë e jetës së bukur.
Nuk mund të jesh një dishepull i të vërtetës dhe të jesh tolerant ndaj presionit të pushtetit; as të flesh i qetë se kriminelët i ke liruar brenda kornizave që ofron ligji.
Për fat të keq, rrugë të mesme nuk ka.
Dëgjoj herë pas here për të rinj që drejtësinë e konsiderojnë si një karrierë të mirë, si të ardhura të bollshme apo si rrogë të sigurt. Jo se po i gjykoj. Edhe ajo është jetë, është dhe zgjedhje e lirë. Por ne, si vend, kemi nevojë për diçka më shumë se kandidatë për nëpunës. Ne na duhen heronj.
Tani, a është një jetë e bukur të mos kesh mundësi as të takosh fëmijët e tu, të cilët jetojnë larg e me një emër tjetër, për të mos u bërë shënjestër e mafias që ti lufton? Sigurisht që jo.
Por, shembulli i Gratterit, na tregon që ka një moment kur ti kupton që, pikërisht ti, je një instrument i rëndësishëm i së drejtës në luftë kundër së keqes... Dhe në atë moment puna jote pushon së qeni karrierë apo para’, dhe ajo që ti bën shndërrohet në një mision.
Dhe ky mision kërkon sakrificë e besim. Sigurisht, drejtësia nuk duhet të jetë luftë.
Por, në një vend si Shqipëria, ku kufiri mes së drejtës e të keqes po tenton të fshihet e të mos kuptohet ku rri, kemi shumë nevojë për misionarë të drejtësisë.
35 vjet thuajse pa i parë fëmijët. Ky është çmimi i futjes së qindra mafiozëve në burg. Kjo është sakrifica njerëzore jo vetëm për profesionin, por për shoqërinë dhe atdheun.
A ka njeri këtu, që është gati?
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Nga Florjan Binaj Sapo pamë një investigim ku në Shqipëri, një mjek mbulon 9 laboratorë, në një mjedis ligjor të p...
Sot kur shumica e dites te shkon Scroll ne video disa sekondeshe shpeshhere dhe te bera me AI, perqendrimi eshte thjesht luks prone e vogel e shume pak person...
Nga Julia Ilirjani Sot të gjithë po flasin për servilizmin e artistit. Për artistin që me ndërgjegje bëhet kozmetikë...
Nga Çim Peka Do ta filloj këtë emision me një kërkesë ndjesë. Ndjesë ndaj gazetarit Gjergj Luca. Kisha menduar që...
Nga Ori Nebiaj Unë jam dyzet vjeç. Dhe dua t’i vë një emër brezit tim. Ka pasur brez të luftës, brez të humbur...
Nga Mimoza Hafizi Mirëmbrëma, Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. T&e...
Nga Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...
Nga Jonida Mukja Mirëmbrëma.Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&e...
Unë quhem Koloreto Cukali dhe jam skenaristi i Piranjave. Dhe më duket shumë interesante ajo që po ndodh me Moza Ahmetin. Sepse ...
Nga Armand Shkullaku Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën betejë të jetës, atë të...