Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...

Nga Mimoza Hafizi
Mirëmbrëma,
Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. Të ngre sytë lart ka qenë përherë pasioni im, jo vetëm për të parë yjet, eklipset apo kometat, por edhe për të ëndërruar.
Sot, njerëzimi po bëhet gati të rikthehet në Hënë. Misioni “Artemis” nuk është thjesht një udhëtim teknologjik; është prova se njeriu nuk pranon kufij. Atje lart po projektohet e ardhmja jonë si specie.
Do të ndërtohen stacione, do të kërkohet ujë, do të studiohen burime të reja.
Universi po hapet para nesh.
Si profesore e astrofizikës, detyra ime ka qenë t’u flas studentëve për objektet qiellore e për ngjarjet me energji kolosale, t'u tregoj përpjekjen tonë të pandalshme për t'i njohur e kuptuar. Si mike e qiellit kam organizuar parreshtur seanca vrojtimi me publikun dhe rininë. Çdo herë kam njohur studentë a gjimnazistë, të zgjuar, kureshtarë, ëndërrimtarë për t'i arritur yjet. Por shpesh realiteti u mëson se të studiosh shkencë në Shqipëri është një pasion që jo përherë të çon larg.
Se në vendin tonë zyrat janë më të shtrenjta se laboratorët, TikTok-u duket më fitimprurës se shkolla e dija, dhe se pasuria kombëtare janë kullat e autostradat, por jo mendja, jo kërkimi e inovacioni.
Ne japim thërrime për shkencën, por me thërrime nuk ndërtohet as vizion e as e ardhme.
Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka një observator vrojtimi të qiellit. E pra, Kosova ka dy të tillë.
Duke mos e konsideruar dijen të denjë për vëmendje, ne nuk humbasim vetëm mundësinë e pjesëmarrjes në shkencën botërore. Ne humbasim të drejtën e një brezi për të ëndërruar. Ne ia presim krahët para se të duan të nisen për fluturim.
Unë kam bindjen se mungesa e mbështetjes për shkencën nuk është thjesht varfëri.
Është zgjedhje. Sepse një shoqëri e paditur kontrollohet më lehtë.
Misioni “Artemis” do të vazhdojë. Njeriu do të shkojë edhe në Mars.
Por shumë mendje të ndritura që kemi këtu, rrotull nesh, rrezikojnë të mos jenë asnjëherë pjesë e kësaj aventure.
Universi duket i pafund. Por koha jonë nuk është e tillë.
Para se të iki, dua t’ju bëj tri pyetje.
A ju ka nxitur kureshtja të dini më shumë për pikat e ndritshme në qiell?
Si quhen? Sa larg ndodhen?
E pra, i kemi përnatë mbi kokën tonë./Piranjat News
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Nga Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...
Nga Jonida Mukja Mirëmbrëma.Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&e...
Unë quhem Koloreto Cukali dhe jam skenaristi i Piranjave. Dhe më duket shumë interesante ajo që po ndodh me Moza Ahmetin. Sepse ...
Nga Armand Shkullaku Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën betejë të jetës, atë të...
Sot ulet akciza e naftës, por me gungë. Sot shqiptarët me shumë gjasë do provojnë uljen e akcizës së naftës q&eu...
Nga Shaban Sulçe Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Corseto beri dje nje deklarate te pazakonte, kur tha se kishte 48 ore pa gjumë. Ai nxitoi...
Nga Genc Sejko Ndërsa lufta në Iran hyn në javën e saj të pestë, është bërë e qartë se askush nuk duke...
Nga Florjan Binaj Prej tre javësh, ju kemi treguar historinë e Leonardit dhe Gjovanës. Një histori familjare, zënkash, një ...
Nga Klodian Tomorri Kryeministri Edi Rama riktheu sërish projektin e futjes së shtetit në tregun e karburanteve si mekanizëm për t&eum...
Nga Dojna Mema Këtë javë një vajzë 25-vjeçare nga Lezha i dha fund jetës së saj. Përpara se të largohej, la...