EDITORIAL

Monolog nga dom Mark Pashkja

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 22:00

Monolog nga dom Mark Pashkja

Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një heshtjeje të gjatë. Ishte 11 nëntori i vitit 1990.

Shumë prej jush e dini që qeveria komuniste e kohës pati shpallur ndalimin e fesë dhe ateizmin shtetëror të Shqipërisë në vitin 1967. U shkatërruan objektet e kultit, u burgosën klerikët, u ndalua çdo praktikim i fesë — madje edhe lutja në vetmi u konsiderua krim. Por arsyeja nuk ishte thjesht të goditej besimi. Qëllimi ishte më i thellë: të goditej çfarëdo besimi e përulësie, adhurimi e shpirtërimi jashtë atij të Partisë.

Eksperimenti ishte i qartë: të shkatërrohej shpirtërorja dhe të lartësohej materialja. Njeriu të mos kërkonte më përsosmërinë, por të theksonte kafshëroren. Shqiptari nuk duhej të ishte i lirë si zogjtë, por kafshë pune, si qetë e parmendës.

Gati çerek shekulli më pas, eksperimenti dështoi.

Sepse njeriu, edhe kur i heq gjithçka, prapë kërkon kuptimin.
Dhe ajo meshë në Shkodër nuk ishte thjesht një akt fetar. Ishte një akt njerëzor. Një britmë e heshtur e një populli që kërkonte sërish shpirt.

Sot, 35 vjet më pas, unë shoh se ne ende e kërkojmë atë shpirt. Flas përditë me njerëz — jo përmes ekranit, por përmes syve, duarve të bashkuara e lutjeve. Shoh shpirtra të paqetë, shoh mendje të trazuara, shoh vuajtje të trupit, lëngim fizik e stërmundim material. Shoh njerëz që besojnë me fjalë, por jo me vepra. Që flasin për dashuri, por mbjellin përçarje. Që luten me zë, e shkatërrojnë me duar. Që flasin për fe, por kanë shitur shpirtin.

E megjithatë, shoh edhe shpresë.

Në fytyrat e njerëzve që falin. Në ata që ndihmojnë pa kërkuar falënderime. Në ata që, edhe pse s’kanë shumë, ndajnë pak nga ajo pak që kanë me tjetrin.

Sot dua ta kujtoj atë Meshë të madhe, në atë nëntor të ftohtë në Shkodër, jo vetëm si rikthimin e fesë, por si rikthimin e njeriut tek vetvetja. Le të mos e humbasim atë rikthim. Le ta rigjejmë shpirtëroren brenda nesh — qofshin besimtarët, qofshin ata që nuk besojnë. Sepse njeriu i vërtetë, qoftë ai që hyn në kishë apo ai që nuk e ka kaluar kurrë pragun e saj, e di që shpirti është strehë.

Dhe pa shpirt, jeta bëhet vetëm një listë gjërash për t’u kryer.

E ndoshta, vetëm atëherë, mund të themi se mesha e parë në Shkodër nuk përfundoi kurrë — ajo po vazhdon ende, çdo ditë, në heshtje, në çdo zemër që kërkon dritë./piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

Nga Xhuljan Ferzaj EDITORIAL 14 Nëntor10:37

Si e "vrasin" artin në Shqipëri

Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...

EDITORIAL 12 Nëntor16:12

Barokqeveri

Nga Adrian Thano Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet...

Luçiano Boçi EDITORIAL 12 Nëntor11:32

Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM

  Nga Luçiano Boçi Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk &e...

EDITORIAL 8 Nëntor14:06

Ra ky raport e u pamë!

Nga Ilir Kalemaj Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe th...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë