Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Nga Klodian Tomorri
Kryeministri Edi Rama riktheu sërish projektin e futjes së shtetit në tregun e karburanteve si mekanizëm për të ulur çmimin e naftës. Rama tha se do të krijohet një kompani publike, e cila do të importojë dhe tregtojë drejtëpërdrejtë karburante në tregun me pakice.
"Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror që do të lehtësojë barrën për qytetarët. Ne do ta krijojmë faktorin publik në tregun e naftës," tha Rama.
Por a mundet një kompani shtetërore të ulë çmimet për qytetarët dhe nëse po në çfarë mase?
Çmimi i naftës në tregun me pakicë përcaktohet nga një sërë faktorësh. Ato janë çmimi i blerjes në bursë, kostot e transportit dhe sigurimit, taksat si dhe marzhi i fitimit. Çmimi në bursë, kostot e transportit, sigurimi dhe taksat janë njëlloj si për privatin ashtu dhe për kompaninë shtetërore. I vetmi faktor, ku kompania shtetërore mund të ndikojë në çmim është marzhi i fitimit. Fjala vjen nëse privatët fitojnë 6-8 lekë për litër aktualisht, qeveria mund t'i caktojë kompanisë shtetërore një marzh 3-4 lekë për litër. Pra ndikimi maksimal i kompanisë shtetërore në uljen e çmimit të naftës, për sa kohë taksat mbeten të pandryshuara do të jetë 3-4 lekë për litër dhe shqiptarët nuk do ta blejnë naftën 195 lekë për litër sa është sot, por do ta blejnë 191 lekë.
Por edhe kjo ulje është shumë e vështirë. Kompania shtetërore që do të krijohet rishtaz do të ketë kosto për depot, transportin, pikat e shitjes. Si do të financohen këto? Do të blihen apo do të merren me qira?
Në çdo rast, këto janë kosto të tjera shtesë, të cilat ose do ta bëjnë të pamundur për kompaninë shtetërore që të ulë çmimin, qoftë edhe me 3 lekë për litër, ose do të financohen nga dera e pasme, por gjithmonë me para publike. Fjala vjen kompania mund të mbahet me humbje duke shitur lirë, por sërish humbjet e saj do të paguhen nga qytetarëtQeveria ka vetëm një instrument për të ulur çmimin e naftës. Ajo është barra e taksave, e cila është edhe arsyeja kryesore se pse qytetarët shqiptarë e paguajnë naftën shumë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon, por edhe në botë madje. Taksat që qeveria shqiptare ngarkon mbi naftën janë ndër më të lartat në botë. Dhe pretendimi i kryeministrit se Shqipëria e ka taksën e qarkullimit tek nafta dhe jo tek automjetet siç e kanë shumica e vendeve është një gjysmë e vërtetë. Sepse Shqipëria e ka taksën edhe tek automjetet. Eshtë ajo që quhet taksa e regjistrimit të përvitshëm të makinës, e cila vilet tek kolaudimi.
Nëse qeveria do që të ulë çmimin e naftës, mjafton që të ulë taksat. Çdo premtim tjetër joshës me kompani shtetërore është një mashtrim i bukur dhe madje potencialisht me dëm të madh, pasi kompanitë publike në Shqipëri vidhen, siç vidhen tenderat e rrugëve, ato të energjisë, ato të AKSHI-t dhe çdo gjë tjetër publike.
Ndaj i vetmi efekt i një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve do të jetë futja e qindra në mos mijëra patronazhistëve në borderotë e shtetit për të ngrënë paratë e taksave të qytetarëve. Ndërsa qytetarët kanë për të bërë atë që bëjnë gjithmonë. Të financojnë vjedhjen e qeveritarëve dhe menderet e patronazhistëve, që vegjetojnë nëpër shtet./
Nga Dojna Mema Këtë javë një vajzë 25-vjeçare nga Lezha i dha fund jetës së saj. Përpara se të largohej, la...
Nga Ilir Meta Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t'ju përgjigjem...
Kur u prezantua si “operacioni kirurgjikal” që do të pastronte sistemin nga korrupsioni, Reforma në Drejtësi premtoi standarde t...
Sa herë që Shqipëria përballet me një krizë apo katastrofë ka gjithmonë dy fajtorë. Këta janë shiu dhe Sa...
Në diskursin publik të KM ka një fjali që është përsëritur ndër vite si postulat: “drejtësia ka punë...
Nga Irena Beqiraj Atelies së maxhorancës ku qepen ligje me porosi i është shtuar Zamira, e cila pa u menduar dy herë propozon që...
Projektligji parashikon që masa e sigurimit “pezullim nga detyra” të mos aplikohet jo vetëm ndaj të zgjedhurve (deputetë,...
E patë materialin? Edhe një tjetër kryetar bashkie që shkon në burg. Edison Memolla. Emër që shumë prej jush ndoshta n...
Nga Irena Beqiraj Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një forc...
Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria k...