Aksidenti tragjik në Zvërnec/ Pamje nga vendngjarja ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Po mbahet sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, që është shoqëruar me momente pakënaqë...
Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky është realiteti që përballen &...
50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin...
Sa herë që Shqipëria përballet me një krizë apo katastrofë ka gjithmonë dy fajtorë. Këta janë shiu dhe Saliu. Të paktën kjo është historia, që qeveria u tregon papushim shqiptarëve prej më shumë se 13 vitesh.
Përmbytet Shkodra? Fajin e ka shiu.
Shpopullohet Shqipëria? Fajtori është Saliu.
Nuk punon hidrovori në Durrës? Fajin e ka prapë shiu
Çahet tubi në Vlorë? Eh. Saliu, Saliu
Madje ka dhe raste kur këta dy keqbërës të mëdhenj punojnë bashkë si një grup i strukturuar kriminal kundër interesave jetike të shqiptarëve, në radhë të parë, dhe qeverisë në radhë të dytë. Për shembull, shikoni shembjen e rrugëve të vendit në seri. Këtu fajtor është herë shiu dhe herë Saliu. Ose të dy bashkë njëkohësisht.
Në Maliq fajtor është shiu që ra.
Në Qafë-Plloc, fajin e ka Saliu që e projektoi.
Në Librazhd, shiu që ra dhe Saliu që e ndërtoi.
Qeveria nuk lodhet asnjëherë së na kujtuari se Shqipëria do të ishte një vend shumë më i mirë, nëse shiu do të binte me karar dhe Saliu të bëhej firar.
Dhe kjo mund të jetë e vërtetë për shumëkënd. Fundja, njerëzit por edhe popujt, përgjithësisht besojnë atë që u pëlqen. Dikujt mund t'i pëlqejë më të vërtetë të besojë se rrugët po bien nga shiu dhe urat po shemben nga Saliu. Problemi është se të dy këta janë faktorë të jashtëm. Shiu është punë e Zotit, kurse Saliu është në punën e vet.
Dhe njerëzit racionalë përpiqen të korrigjojnë ata faktorë që kanë në dorë. Në këtë rast, qytetarët shqiptarë kanë në dorë të kërkojnë ose jo llogari nga një qeveri, e cila u thotë atyre se një rrugë e ndërtuar para dy javësh me 300 milionë euro, u shemb nga shiu. A thua se ligjet e fizikës u rishkruan dhe shekujt u bënë sekonda.
Në të vërtetë kjo është një çështje, që shkon përtej shiut, Saliut e madje edhe korrupsionit. Kjo është zhbërje e mekanizmit që mbron interesin publik. Mjafton të shohësh copëzat e përgjimeve që transkriptohen nëpër dosjet e SPAK.
Në to ka raste plot se si ndërtuesit janë dhe projektues edhe supervizorë, e madje edhe certifikues të veprave, që ndërtojnë vet. Me pak fjalë, këta projektojnë vet ose përmes kompanive të tyre satelite, ndërtojnë, mbikqyrin me supervizorë që i caktojnë vet dhe në fund çertifikojnë veprat e tyre me rryshfetet në institucione. Pas dy javësh rrugët e inauguruara me dajre, shemben si kështjella rëre.
Kjo është papërgjegjshmëri ekstreme, e cila në vitet e fundit është bërë normë.
Shqiptarët paguajnë mesatarisht 300 milionë euro në vit për ndërtim rrugësh. Por praktikisht e gjithë politika e infrastrukturës sot po bëhet nga kompanitë private. Ky është mirëfilltazi komodifikim i sigurisë publike. Por siguria publike është e patregtueshme. Fitimi është i privatit. Siguria është gjithmonë e shtetit.
Kjo është e vërteta e rrugëve që shemben nga shiu. Interesi publik ka mbetur jetim. Pra, nuk janë rrugët ato që janë shembur, por shteti.
Por fatkeqësisht përralla do të vijojë. Derisa shiu dhe Saliu t'i kenë rrëzuar të gjitha rrugët dhe t'i kenë përzenë të gjithë shqiptarët në kurbet./ Klodian Tomorri
Në diskursin publik të KM ka një fjali që është përsëritur ndër vite si postulat: “drejtësia ka punë...
Nga Irena Beqiraj Atelies së maxhorancës ku qepen ligje me porosi i është shtuar Zamira, e cila pa u menduar dy herë propozon që...
Projektligji parashikon që masa e sigurimit “pezullim nga detyra” të mos aplikohet jo vetëm ndaj të zgjedhurve (deputetë,...
E patë materialin? Edhe një tjetër kryetar bashkie që shkon në burg. Edison Memolla. Emër që shumë prej jush ndoshta n...
Nga Irena Beqiraj Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një forc...
Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria k...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e dinë saktë se liria pa drejtësi është vetëm n...
Nga Irena Beqiraj Imagjinoni për një moment një vend ku gjithçka që ndodh shkruhet në dy regjistra. Njëri është ...
Nga Piranjat News Vendimi i ndarë i Gjykatës Kushtetuese në çështjen që lidhet me ministren Belinda Balluku nuk ësht&eum...
Nga Piranjat News Është shtyrë edhe një herë gjyqi për Belinda Ballukun në Gjykatën Kushtetuese. Por në kë...