Parashikimi i motit për sot, 21 korrik 2026
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
DashiJe në një pozicion tani që po të bën nervoz. Je si një zhytës në një platformë të lartë q&eum...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...

Nëse do të përpiqej dikush të përkufizonte 24 orët e fundit në Shqipëri, fjala “absurde” do të tingëllonte tepër e butë. Brenda një dite, vendi përjetoi katër krime që nuk janë thjesht lajme të kronikës së zezë, janë pasqyra të një shoqërie që po shpërbëhet në detaje të vogla, të përgjakshme.
Në Tiranë, një kuzhinier vrau kolegun e tij për një tas proshutë. Po, saktësisht aq banale sa tingëllon. Një debat për një pjatë ushqimi në një lokal në “Komunën e Parisit” mbylli jetën e një 34-vjeçari. Thika e kuzhinës nuk ishte më mjet pune, por kufiri i fundit i durimit, krenarisë, dhe ndoshta edhe tërësisë mendore.

Në Berat, një tjetër ngjarje groteske: një 42-vjeçar u vra sepse nuk pagoi për një foto me kalin. Një debat i shfrenuar për disa qindarka lekë, për një kujtim me fëmijët, përfundoi në tragjedi. Një kalë, disa foto, një thikë, të gjitha të bashkuara në një tablo që do t’i bënte surrealistët të ndiheshin modestë.

Në Durrës, dhuna nuk kishte nevojë për kalë apo proshutë, aty mjaftoi një familje. Një djalë vrau babanë e tij me thikë, edhe pse familja duhej të ishte strehë, është bërë vend ekzekutimi.

Dhe për ta mbyllur rrethin e ferrit, në Shkodër një punonjës tatimor shpëtoi për mrekulli pas atentatit me tritol në makinën e tij. Askush nuk e di kush ia vuri, por mesazhi është i qartë, kush i prek interesat e dikujt, digjet. Nuk ka rëndësi nëse është në zyrë apo në rrugë.

Katër ngjarje, katër qytete, katër mënyra për të thënë të njëjtën gjë: nuk kemi më frikë nga krimi, jemi bërë pjesë e tij. Ai nuk na habit më, nuk na revolton. Në vend të shtetit, kemi njoftime policie. Në vend të institucioneve, kemi shpresë që “të paktën këtë herë ta kapin”.
Në vend të reagimit shoqëror, kemi indiferencë të sterilizuar. Dhe në vend të jetës, kemi përditshmëri që matet me sa tritol shpërthen dhe sa thika dalin nga kuzhina.
Nuk është më rastësi, është simptomë. Një vend që vret për një tas proshutë nuk është i varfër, është i sëmurë. Dhe sëmundja nuk është uria, por mungesa e kufirit mes asaj që është njeri dhe asaj që është bishë.
Në fund të ditës, ndoshta problemi nuk është tek proshuta, kali, apo thika por tek ne, që e kemi kthyer jetën në një kronikë të përditshme të absurdëve. Dhe kur absurdi bëhet normalitet, tragjedia nuk është më lajm, është sistem./piranjat.al
Aksidentet fatale së fundmi nga të dhënat e INSTAT raportohen 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejt...
Nga Flavio Qarri Mirëmbrëma! E dini çfarë më ndodh çdo mëngjes? E njëjta gjë që ndodh edhe juve.Hap tel...
“Dhe, duke parë se si po shkojnë gjërat në Mbretërinë e Bashkuar, jam shumë i lumtur që jam kryeministri i Shqip...
Nga Kreshnik Spahiu Profesor Müller, një penalist i njohur, në ligjëratën e tij mbi dinamikën dhe karakteristikat e krimit...
Nga Dojna Mema Në këtë qytet, e në këtë jetën tonë të vogël, ka shumë gjëra që i marrim p&eu...
Nga Besmir Bitraku Kur lexoni në lajme që jemi një nga vendet më të korruptuara në Europë e në botë… &Cc...
Kërkesa e Presidentit kundrejt Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjet e Zeqinesë kundrejt Kreut të SPAKUT, (ku edhe një shimpanze, nës...
Nga Koloreto Cukali Kam pasur dy aksidente me skuter. Në asnjërin nuk kam pasur faj. As unë, as ndonjë tjetër. në të ...
Nga Elona Caslli Kufizimi i mandateve i shërben demokracisë më shumë se çdo element tjetër, përndryshe arrin në ska...
Nga Ervin Bejleri Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes. Në k...