7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Nga Leonard Bombaj
Kur po zbrisnim “Qafë Thanën” u shfaq një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite.
Një metaforë nga natyra që shpjegonte jetët tona: kështu jemi, ishuj drite të ndarë në liqenin e jetës.
Por... në këtë liqen ka edhe erëra që të shtyjnë e të përplasin, madje zëra që të thonë:
“Nuk do t’ia dalësh!”
“Mos u mundo kot!”
“Ul kokën, harroje!
Dhe krijohet një pështjellim si botën e Odisesë, ku qielli bëhet balta dhe balta, re, ti asfiksohesh.
Kjo është energjia frenuese që na rrethon çdo ditë nga goja e njerëzisë. Madje kur guxon ndonjë ide
në sytë e tyre lexon të njëjtin mendim:
“Çun i mirë ky… por gjynah!”
Sikur ëndrra jote të kishte ndonjë “pullë çmendurie” nga tatimet. Por secili prej nesh ka diçka që i duhet tjetrit.
Madje pa u takuar, ne mund t’i gjendemi tjetrit.
Secili ka një gjë që ështē më i miri në botë,
puna është zbuloje dhe ndaje me botën.
E dini?
Ashtu si çdo kryeministër ka kabinetin e vet,
edhe ne jemi kryeministra të jetëve tona.
Dhe kemi kabinetin tonë, me njerëz që janë apo jo pranë nesh. Mua më ka ndodhur, sa herë frika më sulmonte fantazinë,ishin disa emra, që vetëm pse ekzistonin, më jepnin fuqi. Ky është kabineti im.
Ministra që më frymëzojnë, më qortojnë, më kapin për leckash në buzë të greminës dhe më shtyjnë përtej, kur ngurroj.
Janë personalitete… ose shokë lagjeje, pleq …ose fëmijë…
të gjallë …ose të vdekur. Por janë ata.
Kabineti im.
Një herë, kur m’u fiksua ideja për një Rekord Guinness në Tiranë,me 2000 njerëz në shesh, pothuajse çdo biznesmen që i tregoja idenë më shihte me atë shikimin klasik:
“Çun i mirë ky, por gjynah!”
Por në darkë kabineti im më tha: “Ec përpara!” Ti ja del. “Kur je gati për sukses, siguria vishet në paraqitjen tënde.”
E pra, ky kabinet ma stiloi këtë siguri në fytyrë. Pa ta, s’do e kisha bërë dot. Falë tyre rekordi boteror nuk u bë me 2000 veta por plus 6000 të tjerë. Gallata është se kur ti triumfon, befas kabineti mbushet me më shumë ministra. Ata ishin aty pa i njohur, në pritje për fitoren tënde.
Ja si e formoj unë kabinetin tim:
Një është shkrimtar — unë e kam Ministër të Optimizmit.
Një tjetër është milioner — unë e kam Mentor të Suksesit.
Një tjetër ka ngjitur Himalajën — për mua është Ministër Krenarie.
Secili prej nesh ka një Leonard që do të ëndërrojë dhe një skeptik që do ta ndalojë. Por të gjithë kemi një kabinet që është apo nuk është aty, mjafton që ekziston, ai po pret. Kabineti ynë është ai zëri që na thotë: “Mos u dorëzo.”
Kabineti është ajo energjia mes nesh, njerēz që ngjajmë, jemi miq por s’i kemi takuar kurrë. Ja! Një artist që ka mbajtur monologje në këtë skenë para meje, Florjan Binaj, as një lagje, por unë e kam në kabinetin tim.
Pse, se Flori është një optimist i pandreqshëm. Flet si ne, qesh si ne, bibël ka zemrën e pastër. Aq shumë e do jetën, sa bëri 1 fëmijë, 2 fëmijë, 3…dhe le ta ndalim te i 4-i… që të merret me familjen e madhe, Tiranën!
E dini pas buzëqeshjes së tij, vetëm pse vrapon ne festa e protesta, kalkuloj sakrificat e tij, pagjumësitë familjare, dhe nuk dua t’i di, ajo që unë di eshtë ajo energjia nē mes,që ai na mbjell buzëqeshje. Dhe megjithatë do i them Flor!
Me ty nuk ke leverdi as të bësh foto se nesër kur të fitosh, gjysma e Shqipërisë do postojë foto me ty këto 20 vjet, falë energjise dhe optimizmit tënd.
Të gjithë jemi kryeministra, të gjithe kemi kabinet. Falë tyre ne mund të ngremë brenda shtëpive tona 7 mrekullitë e botës:
Niagara e Tolerancës,
Korabi i Mirënjohjes,
Muri Kinez i Dhembsurisë,
deri tek Fari i Aleksandrisë së Shpresës.
Sepse në fund…ne nuk jemi thjesht ishuj drite të ndarë. Jemi një arkipelag shpirtërash. Që dritën e njërit ia dhurojmë tjetrit,
derisa liqeni i jetës, kthehet në një qiell me yje mbi tokë. Ne fund dikush do thotë: “ Kush je ti që flet kështu?” -Jam një kuazimodo që në gungën time transportoj, mirësi-energji-art nga një ishull në tjetrin./piranjat.al
Nëse do të përpiqej dikush të përkufizonte 24 orët e fundit në Shqipëri, fjala “absurde” do të ting&e...
Aksidentet fatale së fundmi nga të dhënat e INSTAT raportohen 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejt...
Nga Flavio Qarri Mirëmbrëma! E dini çfarë më ndodh çdo mëngjes? E njëjta gjë që ndodh edhe juve.Hap tel...
“Dhe, duke parë se si po shkojnë gjërat në Mbretërinë e Bashkuar, jam shumë i lumtur që jam kryeministri i Shqip...
Nga Kreshnik Spahiu Profesor Müller, një penalist i njohur, në ligjëratën e tij mbi dinamikën dhe karakteristikat e krimit...
Nga Dojna Mema Në këtë qytet, e në këtë jetën tonë të vogël, ka shumë gjëra që i marrim p&eu...
Nga Besmir Bitraku Kur lexoni në lajme që jemi një nga vendet më të korruptuara në Europë e në botë… &Cc...
Kërkesa e Presidentit kundrejt Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjet e Zeqinesë kundrejt Kreut të SPAKUT, (ku edhe një shimpanze, nës...
Nga Koloreto Cukali Kam pasur dy aksidente me skuter. Në asnjërin nuk kam pasur faj. As unë, as ndonjë tjetër. në të ...
Nga Elona Caslli Kufizimi i mandateve i shërben demokracisë më shumë se çdo element tjetër, përndryshe arrin në ska...