Gjenden 5 celularë në paraburgimin e Durrësit, ishin në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...
Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon t&...
Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Mirditë. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen r...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit janë hedhur sasi të vogla lënde plasëse në dy vende ...

Nga Ermal Mulosmani
Kutia e Pandorës është hapur. Tashmë nuk ka kthim mbrapa. Thënia e dikurshme e Ramës drejtuar pushtetit të Berishës: "Vidhni vota për të vjedhur Shqipërinë, pastaj vidhni Shqipërinë për të vjedhur vota"- është vënë në zbatim në mënyrë kapilare dhe perfekte nën dirigjimin e drejtpërdrejtë të tij. Veçse tani kohët kanë ndryshuar dhe nëse atëherë korrupsioni ishte flagrant por pa prova flagrante (përjashto videon e Metës) tani çdo shqiptar e ka parë se çfarë është bërë.
Nuk ka mbetur asnjë segment i pakorruptuar, secili sipas mundësive. Kur një sekser mes pushtetit dhe krimit arrin të dyfishojë fondin limit të tenderit të Agjensisë më sekrete shtetërore nga 2 në 4 milion euro, do të thotë që paratë publike janë në duar të hajdutëve më të pangopur që ka parë ndonjëherë shteti. Nuk kanë kurrfarë skrupujsh. Ata vjedhin dhe tallen me publikun.
Vetëm konsumi mujor i verërave të Kryeministrit kap shifrën e 700 mijë eurove, atë shumë për të cilën ndodhi gjëma e 21 Janarit 2011.
Sipërmarrja e nivelit më të lartë është korruptuar për t'iu përshtatur shtetit korruptues; media ka përfituar thërrimet e veta. Krimi është bërë një me shtetin duke shuar çdo kufi të mendueshëm si vijë të kuqe. Mafia komandon. Ajo me bekimin e shtetit merr peng, kërcënon, shantazhon dhe terrorizon ata që guxojnë të mendojnë të dalin nga skema. Është një medet-shtet. Në fakt është një shtet fasadë brenda të cilit janë strehuar politikanë- banditë të paskrupuj e kriminelë të rrezikshëm ordinerë.
Gjithçka i dedikohet shtetit personal të një individi. Nuk është Belinda, as Veliaj, as Tahiri, as Beqja, as Karçanaj as Agasi, as Poja as Suel Çela apo ndonjë Suel tjetër.
Është Kapo i të gjithëve, dora vetë Kryeministri. Ai është Kapobanda.
Nuk do doja kurrë që shteti im të diskretitohej deri në këtë farë feje. Çfarë turpi! Një shtet mafioz në çdo kapilar të tij.
Dënimi i të gjithë të inkriminuarve do të jetë shumë i vështirë. Sepse janë shumë, qindra e ndoshta mijëra.
Kur sistemi ka në bazë krimin, punonjësit afërmendsh shndërrohen në kriminelë, për pasojë. Duhen arrestuar nëpunës, drejtorë, ministra, kryetarë bashkish, eksponentë politikë të pozitës dhe opozitës. A ka fuqi drejtësia jonë për një kasaphanë të tillë?!
Në këto kushte rezistenca do të jetë e fortë. Frika për rritje tensionesh, atentate, veprime haptas autoritariste, mospërfillëse është e madhe.
Punë e madhe që mund të mos futemi në Evropë. Në këto kushte Evropa është si dasma e planifikuar kur ka ndodhur morti në shtëpi.
Nuk do doja kurrë të isha dëshmitar i një degradimi të tillë shtetëror. Edhe pse e kam ëndërruar rënien e këtij pushteti, nuk e doja me këtë dëm dërrmues për imazhin e një vendi që dukej në prag të Evropës.
Nga Florian Binaj Është fundi i vitit 2025 dhe askund nuk shoh atmosferë festash. Gjysma e Shqipërisë merr ushqimet me listë, g...
DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet me emigrantë. Me anije, avionë apo makina të mbushura plot me dhurata, ata rikthehen...
Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...
Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njerëz që vrapo...
Nga Andi Bushati Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të...
Nga Hysni Gurra - Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij. 1- Kur ka thënë se s’keni parë...
Në kërkesën për dhënien e lejes për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe En...
Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese tregoi me rastin e “Belinda Ballukut” se nuk e ka aspak problem që ta bëjë “të z...
Nga Klodian Tomorri Virusi i Rilindjes Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavijonit të onkologjikut në QS...
I sigurtë se pushteti i tij ishte i pacënueshëm përballë një opozite impotente, por edhe i inkurajuar ndoshta nga ndryshimet e m...