EDITORIAL

Zero standard/ Kundër Berishës, pro Ballukut, gjyqtarët kushtetues që ndryshuan votën sipas emrit mbi dosje

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 16:20
Zero standard/ Kundër Berishës, pro Ballukut, gjyqtarët

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetuese tregoi me rastin e “Belinda Ballukut” se nuk e ka aspak problem që ta bëjë “të zezën të bardhë” dhe “të bardhën të zezë”, në varësi të emrit që i vendoset në tavolinë.

Vendimi për kalimin në shqyrtim të ankimit të kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zëvendëses së tij nga Gjykata e Posaçme, e shoqëruar me verdiktin që Balluku të rikthehet në zyrë, vjen tërësisht në të kundërt të asaj që, e njëjta trupë gjyqësore, vendosi më herët për rastin “Sali Berisha”.

Në një votim të ndarë 5-3, Kushtetuesja votoi në favor të dyshes “Rama-Balluku” për heqjen e pezullimit nga detyra. Por, në një votim tjetër, 6-2, Gjykata vendosi kalimin në seancë plenare. Ndër gjashtë gjyqtarët që votuan për këtë variant, plot 5 prej tyre kanë ndryshuar tërësisht qëndrimin, krahasuar me çështjen e Berishës.

Pro rikthimit në detyrë të Ballukut dhe kalimit në seancë plenare votuan gjyqtarët: Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi, Sandër Beci dhe Ilir Toska.

Gjithashtu, edhe gjyqtari Ilir Toska rezulton se ka ndryshuar qëndrimin, krahasuar me rastin “Berisha”, duke votuar që çështja “Balluku” të kalojë në seancë gjyqësore. Ky qëndrim i Toskës kuptohet në mënyrë indirekte.

Gjykata Kushtetuese, për momentin, ka publikuar vetëm vendimin që heq pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, por jo vendimin për “kalimin në seancë gjyqësore”.

“Pezullimi i pezullimit” të Ballukut është ndarë 5-3. Tek opinioni i pakicës, në paragrafin e fundit, thuhet: “Përveç sa më sipër, ne, gjyqtarët Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi, çmojmë se vendimet gjyqësore nuk duhet të ishin pezulluar edhe për faktin se jemi kundër kalimit të çështjes për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotësohen kriteret paraprake të pranueshmërisë”.

Nga ky shpjegim i detajuar, kuptohet qartësisht që vetëm Xhafarllari dhe Vokshi kanë qenë kundër kalimit në seancë gjyqësore të çështjes “Balluku”, ndërkohë që gjyqtari Ilir Toska ka votuar pro-kalimit në seancë gjyqësore, një qëndrim tërësisht i kundër nga ana e tij, me atë të kërkesës së 1/5 së deputetëve për ankimin ndaj vendimit të Berishës.

Nga kjo gjashtëshe gjyqtarësh, vetëm Sonila Bejtja rezulton që ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rastin “Berisha”, duke mbështetur qëndrimin se të dy rastet duhet të shqyrtoheshin në themel. Ndërsa katër të tjerët kanë votuar kundër “Berishës” në dhjetor të vitit 2023 dhe pro “Ballukut” në dhjetor 2025, përballë një situate që ishte tërësisht e njëjta.

Paralelet mes rasteve “Berisha” e “Balluku”

Ndërmjet rastit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe zv.kryeministres e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shumë vija paralele.

Të dy kanë mandatin e deputetit. Të dy, në kohë të ndryshme, janë përballur me vendimet e Gjykatës së Posaçme për “pezullim nga detyra” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Kundër masës ndaj të dyve, si Berishës, ashtu edhe Ballukut, është dorëzuar ankim në Gjykatën Kushtetuese nga subjekte që janë të legjitimuar të vënë në lëvizje atë gjykatë.

Për Berishën, u investua një e pesta e deputetëve, ndërsa për Ballukun, kryeministri.

Në Tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi masat e sigurimit për deputetin Sali Berisha.

Një e pesta e deputetëve e ankimoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e saj, pasi nuk ishte marrë më parë autorizimi nga Parlamenti.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin 273, dt. 20.12.2023, vendosi “moskalimin e çështjes në seancë plenare”, pas një votim 8-1. Ky vendim u miratua me votat e gjyqtarëve Holta Zaçaj (kryetare), Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe Fiona Papajorgji.

Ata vendosën që një e pesta e deputetëve, megjithëse është përcaktuar si subjekt kushtetues, nuk legjitimohej të vinte në lëvizje Gjykatën Kushtetueses.


Në grupin e shumicës është edhe gjyqtarja Sonila Bejtja. Kjo e fundit i ka qëndruar të njëjtit standard që ka mbajtur edhe në çështjen e kryedemokratit, Sali Berisha. Në vlerësimin e saj, të dyja dosjet do të duhej që të merreshin në shqyrtim në themel. Katër gjyqtarët e tjerë, të cilët më herët, në dhjetor të vitit 2023, kanë votuar për moskalimin e çështjes “Berisha” në themel, tashmë kanë ndryshuar tërësisht qëndrimin e tyre, duke vendosur që ankimi i Edi Ramës për zëvendësen e tij, të kaloj në shqyrtim.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese u përball me një situatë tërësisht të ngjashme. Kryeministri Rama ka bazuar ankimin e tij për Ballukun, duke u mbështetur në të njëjtin parashikim kushtetues që përdori një e pesta e deputetëve për t’u ankuar për Berishën.

Logjikisht, Gjykata Kushtetuese duhet të mbante të njëjtin qëndrim, pasi roli, pozita dhe funksionaliteti i saj është pikërisht vendosj dhe mbrojtja me rigorozitet maksimal të standardeve të saj dhe të themeleve të Shtetit.

“Çështja Balluku” u shqyrtua thuajse nga të njëjtët gjyqtarë që trajtuan edhe kërkesën e një të pestës së deputetëve për “rastin Berisha”.

Por, përballë emrit të zv.kryeministres dhe “investimit” tërësisht personal të kryeministrit, trupa gjykuese kushtetuese mori një kthesë thuajse 180 gradë. Shumica prej tyre i pozicionuan velat nga frynte era e Edi Ramës, duke ndryshuar tërësisht qasje, në mungesë totale të skrupujve.

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 28 Nëntor21:03

Shqiptarët dhe Pavarësia

DOJNA: ​Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...

EDITORIAL 21 Nëntor22:28

Vdekja e njerëzillëkut!

Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite r...

EDITORIAL 21 Nëntor21:09

Përbindëshi në dollap!

Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë